LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përshtatën lokalin për përdorim droge/ Arrestohet pronari dhe bashkëjetuesja e tij

24 Tetor 2019, 13:43, Kronika CNA
Përshtatën lokalin për përdorim droge/ Arrestohet pronari

 Policia e Vlorës ka arrestuar pronarin e një lokali dhe bashkëjetuesen e tij pasi përshtasin lokalin e marrë me qira për përdorim droge.

Në pranga është vënë shtetasi A. Sh., 47 vjeç dhe E. T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë.

 Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 14 gr., e dyshuar kokainë.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”./CNA.al

Lajmet e fundit nga