LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Numri i azilkërkuesve në rritje"/ Rama e pranon, fajëson ekonominë

24 Tetor 2019, 19:40, Politikë CNA
"Numri i azilkërkuesve në rritje"/ Rama e pranon,

?Po është rritur numri i azilkërkuesve. Këta nuk janë politik, por janë qytetarë të Europës që lëvizin për punë, por duke qenë se kanë të drejta ndryshe nga qytetarët e Europës, nuk mund të kërkojnë punë dhe për të fituar kohë rregjistrohen si azilkërkues politik. Problemi me Francën filloj që pasi Gjermania dhe Shqipëria krijoi një lidhje për të bërë të mundur që vendi ynë të marri statusin e vendit të sigurt.

Ne duhet të kuptojmë që tendenca në hartën e Europës është lëvizja e vendeve të Jugut dhe të ish-Lindjes drejt vendeve të zhvilluara të Perëndimit për shkaqe ekonomike. Këta persona për të fituar kohë e regjistrojnë veten e tyre si azilantë politik?, është shprehur kryeministri Rama në studion e ?Opinion?, teksa flitej në numrin në rritje të azilkërkuesve politik në vendet e BE-së dhe sa pengesë mund të na këtë sjell kjo situatë në çeljen e negociatave.

I pyetur nëse numri në rritje i azilkërkuesve është përgjegjësi e tij, kreu i qeverisë  me ironi shprehet se mungon një ‘shkop magjik’ për të vënë balancën në hendekun Lindje-Perëndim të krijuar prej vitesh.

?Nëse do të ishte kaq e thjeshtë përgjigja, atëhërë i bie që në të gjitha vendet e Jugut të Europës dhe të Lindjes ku vazhdon procesi i lëvizjes së madhe mungon një ?shkop magjik? për të vënë në kushte të barabarta jo vetëm Shqipërinë, por edhe gjithë këto vende të tjera në raport me Gjermaninë, me Suedinë etj. Pra të akuzohen të gjitha qeveritë e këtyre vendeve për faktin se hendeku i akumuluar me vite të tëra mes vendeve të pasura të Perëndimit me këto vende nuk qenka kapërcyer në një kohë kaq të shkurtër? Kjo nuk është normale.?, ka përfunduar Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga