Connect with Us

Mustafa Nano sulmon imamin e njohur/ Edhe Ronaldo është më mysliman se Elvis Naçi

Lajme

Mustafa Nano sulmon imamin e njohur/ Edhe Ronaldo është më mysliman se Elvis Naçi

Publikuar

-

Së fundmi, gazetari Mustafa Nano ka mbajtur një monolog lidhur me figurën e imamit Elvis Naçi.

Nano i ka quajtur daljet publike të imamit si teatër dhe shtirje pasi Elvis Naçi pasi përfundon ligjërimet e tij nis të qajë.

Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit. Ia kris të qarit literalisht. Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani”, shprehet Nano.

Sipas tij, në sytë e besimtarëve myslimanëve, Naçi shfaqet si imami modern, pasi është patriot dhe perëndimor.
Mes të tjerash, Nano shprehet se në veshje edhe Ronaldo është më mysliman se Elvis Naçi.

Monologu i plotë:
Do shihni në ekran kur shfaqet një person shumë i njohur. Është një personazh shumë i famshëm. Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit.
Ia kris të qarit literalisht. Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani.
Kjo është një video që në Youtube ka 1 milionë shikime. Për mua ky numër shikimesh është shqetësues. Shumica e njerëzve, e besimtarëve myslimanë mendojnë se Elvis Naçi është një imam modern. Është një imam që përfaqëson në të njëjtën kohë dhe imamin e moderuar shqiptar që do të thotë, ai është patriot dhe perëndimor.
Kjo gjë duket dhe nga veshja. Edhe Ronaldo në veshje, në dukje, ngjan më mysliman se Elvis Naçi. Thonë që ai nuk është ekstremist dhe bazuar tek ato që ai thotë, dhe tek ato që ai thotë në këtë video ai nuk është ekstremist. I vetmi moment ekstremist ka të bëjë me momentin e fundit, kur ai qan. Qan me lot.
Unë nuk njoh ndonjë besimtar tjetër ekstremist që të qajë me lot duke u përpjekur të komunikojë me Zotin. Elvis Naçi është i pari njeri në këtë botë që unë njoh, por jam i sigurt që as profetët vetë nuk kanë qarë në momentet e tyre kur janë përpjekur të komunikojnë me Zotin.
Asnjë nga profetët nuk e ka bërë këtë. Edhe Muhamedi ka qarë në disa momente, por ka qarë kur ka qenë te varri i nënës. Ndërsa Elvis Naçi është profet mbi profetët, ai qan menjëherë pas një tentative për të komunikuar me Zotin.
Çfarë teatri, çfarë estrade për mua! Tani nuk e di nëse e vutë re dhe ligjërimin e përdorur nga imami Elvis Naçi. Ishte një gjuhë e thjeshtë, një gjuhë bazike, elementare ishte si hartimet e klasës së pestë, veçse ai i kishte mësuar përmendësh dhe për mua, më mirë të jesh vuvë se sa të flasësh si Elvis Naçi. Unë po e lë këtu sepse ka rrezik që t’ia kris të qarit. Madje më duket se më erdhi!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Dhunimi i transgjinores Anxhela/ Reagon Meta: Sulm burracak

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj transgjinores të njohur si Anxhela.

Meta ka dënuar dhunën ndaj saj duke u kërkuar autoriteteve që të marrin masat dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët e sulmit.

“E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve.”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Kastriot Myftaraj përplaset me Mustafa Nanon në Zuzuland/ Debati për Sorosin dhe Islamin

LEXO EDHE:  Kastriot Myftaraj përplaset me Mustafa Nanon në Zuzuland/ Debati për Sorosin dhe Islamin

Lajmi për dhunimin e Anxhelës u bë publik nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, i cili dënoi sulmin ndërsa i bëri thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Grupi i A2 hyn në kampin Al Hawl në Siri/ Humbin kontaktet

Publikuar

-

Nga

Grupi i xhirimit të A2 arriti të hyjë në kampin Al Hawl në Siri.

Gazetari Julian Kasapi së bashku më operatorin Endrit Myftari arritën të futen në kampin famëkeq, pasi u kryen të gjitha kontrollet e sigurisë, por, që prej atij momenti nuk kemi më asnjë kontakt me ta.

Në këtë kamp gjenden mbi 75 mijë persona, familjarë të luftëtarëve të ISIS dhe konsiderohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë si një inkubator për brezin e ardhshëm të ekstremistëve. Mes tyre janë edhe rreth 80 shqiptarë, bashkë me fëmijët e tyre, që ashtu si 11-vjeçari Alvin Berisha, presin për t’u shpëtuar./A2

LEXO TE PLOTE

Lajme

12 të lënduar nga përplasja tek Astiri/ Berisha: Ndal dhunës kafshërore

Publikuar

-

Nga

Edhe ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj përplasjes së banorëve të Astirit me efektivët e policisë.

Berisha ka publikuar pamje nga spitali i Traumës, ku janë dërguar deri tani 12 të lënduar, mes tyre 5 policë.

“Ndal dhunës kafshërore të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj zonjës Protoduari dhe heronjve të tjerë të Astirit”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Sokol Balla: Rama harron të bëjë gjërat për të cilat është votuar

LEXO EDHE:  Kastriot Myftaraj përplaset me Mustafa Nanon në Zuzuland/ Debati për Sorosin dhe Islamin

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka pasur tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë pasi IKMT ka nisur aksionin për shembjen e 33 shtëpive tek Unaza e re./CNA.al

LEXO TE PLOTE