LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më imiton mua ti që shkon me poture në Bruksel?"/ Rama sherr me Nanon

24 Tetor 2019, 21:06, Politikë CNA
"Më imiton mua ti që shkon me poture në Bruksel?"/ Rama

?Edhe nëse ne do të kishim marrë ?Po?-në e BE-së Shqipëria do të mbetej kjo që është. Thënë më thjesht, do të mbetej vendi më i mjerë i Europës?, ka qenë pikërisht kjo frazë e analistit Mustafa Nano që to të niste debatin e ashpër me kryeministrin Edi Rama në studion e ?Opinion?.
Teksa Rama i ka kërkuar arsyen e kësaj ideje, biseda në studio ka ecur degë më degë derisa ka përfunduar tëk veshja e kryeministrit në Bruksel.
?Ti po imiton këmbë mbi këmbë që rri unë? po ky njeri që shkon me poturre në Bruksel??, është shprehur Nano.

Pjesë nga debati:
?Rama: Procesi ka ardhur gjithmonë dhe duke u vështirësuar. Ne do të vijojmë të bëjmë çfarë po bëjmë për të ecur para me këtë proces, jo se na i kërkojnë ata, por sepse të gjitha gjërat që lidhen me këtë proces janë për të bërë një Shqipëri më Europiane.
Nano: Edhe nëse ne do të kishim marrë ?Po?-në e BE-së Shqipëria do të mbetej kjo që është. Thënë më thjesht, do të mbetej vendi më i mjerë i Europës, gjë e cila u pa fare qartë edhe nga mbledhja e fundit ku Maqedonia e veriut u veçua nga ne.
Rama: Maqedonia ka 14 vjetë pas procesit të integrimit. Ore zotëri e di sa vjet ka Maqedonia që bredh prapa dyerve të Europës? 14 vjetë.
Është viti i 15 për Maqedoninë që rri tek dera, ndërsa ne e kemi vitin e dytë. Si mendon ti? Dhe Maqedonia ndërroi emër, ndërroi identitet. E kupton? Është njëlloj si ne ta kishim bërë Shqipërinë, Albania. Ndërroi identitet. Ose më keq, tia kishim bërë emrin North? Si mendon ti?
Nano: Do të më lësh të shprehem apo jo?
Rama: Po s?mund të thuash ti që është vendi më i mjerë, aty këmba mbi këmbë? E kupton?
Nano: Çështë kjo arrogancë.. Edhe në vendin më të qelbur të Europës, edhe për faji të kryeministrit, edhe ti na kanosesh ne.. Po çështë kjo?
Rama: Joo jo.. Arrogancë është kjo?
Nano: Nëse ju më lini unë jua shpjegojë? Shqipëria është tradicionalisht vendi më i mjerë nuk lidhet vetëm me ju personalisht.
Rama: Për çfarë arsye është vendi më i mjerë? Nuk është e vërtet..
Nano: Këto 6 vjetë është bërë edhe më i mjerë nga s aka qenë?
Rama: Edhe më i mjerë? Pse? Për ç?arsye? më jep një fakt që e bën të mjerë.
Nano: Një fakt ta jap unë? Nuk ka azilantë malazezë. Ka azilant Malazez? Nuk ka azilantë maqedonas, ka vetëm azilantë shqiptar?
Rama: Je komplet gabim? je totalisht gabim sepse po harron strukturën sociale të këtyre vendeve dhe harron që ato vende? Shko në Mal të Zi, shko në Maqedoni dhe dëgjo se çfarë thonë ato për punë. Nuk kanë. Ato vende kanë një strukturë sociale tjetër. nuk janë Shqipëria që doli nga bunkeri i komunizmit.
Nano: Po të shpjegoj atë që the ti se jemi vendi më i mirë?Zoti kryeministër më lini të flas sepse nuk i kam qejf të shoh nga shtëpia gazetar që i turren kryeministrit. Dua ta trajtojnë kryeministrin me më tepër respekt.
Rama: Po ça është kjo vendi më i keq?
Nano: Ti po imiton këmbë mbi këmbë që rri unë? po ky njeri që shkon me poturre në Bruksel? Çfarë i thua kësaj?Çuditesh nga këmba mbi këmbë? Çfarë i thua kësaj?
Rama: Po edhe ti më shikon nga pantallonat që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë? Edhe ti shikon nga pantallonat? I lash unë ngjyrat dhe i more ti?Unë stë thëm që pse i more ngjyrat, por pse flet kështu. Si mund të thuash ti këtë?
Nano: Sepse vetëm ti e ke bërë këtë gjë?
Rama: Unë? Po ata të tjerët kanë shkuar atje me rroba ushtarake.. Dhe ti merrresh me këto mo? Ça je bërë si ata pensionistët e kohës Enverit që thonë shikoni pantallonat?
Nano: Veshja që vishni ju sot zoti kryeministër, ajo që kam veshur edhe unë është një veshje e stërtestuar nga koha?E vetmja gjë ose një nga të paktat gjëra që nuk ka ndryshuar është veshja e politikanëve. Duhet ta ketë një arsye kjo. Dhe arsyeja është që njeriu, politikani, përmes lukut, veshjes, duke qenë se ka të bëjë me njerëz duhet t?iu kursejë atyre njerëzve seriozitet.
Rama: Mua më merr të keqen ti për kompleks infrioriteti.. Shiko mos ke ti këtë kompleks sepse unë kur ulem atje i shoh ata njerëz para të cilëve ti ndihesh inferior si të barabartë asnjë metër më poshtë. Dhe të jesh i sigurt se asnjë prej kolegëve jashtë nuk merren me veshjen. Çtë duhet ty si vishem unë. Muçi me kalimin e kohës moda do të ndryshoj??/CNA.al

Lajmet e fundit nga