Connect with Us

Kreshnik Çollaku sërish kundër ndryshimit të sistemit/ Ja çfarë rrezikojnë listat e hapura

Politikë

Kreshnik Çollaku sërish kundër ndryshimit të sistemit/ Ja çfarë rrezikojnë listat e hapura

Publikuar

-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka folë sërish sot për të dytën herë, kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor.

E ndërsa disa ditë më parë, doli kundër propozimit të ish-deputetes Grida Duma për lista të hapura, sot Çollaku ka reaguar sërish, duke dalë për një sistem të pastër mazhoritar.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se me lista të hapura, kandidatët fitues nuk i përcakojnë votuesit e qytetarët.

Sipas Çollakut, me lista të hapura nuk ka pse individet të kërkojnë vota nga Veriu në Jug.

“Me lista te hapura fushata do te behet nga studiot televizive. Dhe fituesit do te jene ata qe pronaret e mediave do tu shesin apo lejojne kohen televizive.”-shkruan ndër të tjera Kreshnik Çollaku.

Postimi i plotë:

Me lista te hapura u sherbehet Oligarkeve dhe Pronareve te Mediave.

Per #Maxhoritar te paster 100%.
—————-
Edhe nje here per sistemin e zgjedhjeve.

Cdo zgjedhje eshte gare. Problemi me i madh sot ne Shqiperi eshte ekzistenca apo jo e gares. Gare nuk ka kur nje pale ble apo vjedh vota. Problemi i madh sot eshte asgjesimi i pengesave qe nuk lejojne garat e ndershme.

Me pas duke folur per sistemet zgjedhore.
Sistemi me i paster,me afer votuesit zgjedhesit,qe lidh kandidatin me voten direkte te njerezve dhe detyrimet qe ajo sjell me pas, llogaridhenien eshte #maxhoritari i paster.
Perballja nominale ne cdo zone,100% pa garanci vendi e liste te sigurte.
Kjo eshte gara e vertete.

LEXO EDHE:  Dalin shifrat/Ja sa propozime kandidatësh për deputetë në PD ka Tirana

Proporcionali i cdo lloji, garen e kalon nga individet te subjektet politike. Individet sherbejne per ti ngritur apo ulur kuotat politike subjektit, partise. Per te qene perfaqesues, proporcionali detyron nje forme perzgjedhje demokratike brenda subjekteve, ne respekt te cilesise, kontributeve, karrierave.

Sistemi me hibrid eshte perzierja e te dyjave, listat e hapura. Ky sistem hibrid nuk eshte as maxhoritar as proporcional. Teorite populiste se nje sistem i tille pastron parlamentin, largon te paaftet, injorantet nga listat e perfaqeson qytetaret e votuesit eshte ose naivitet ose nje hile populiste.

Me lista te hapura, kandidatet fitues nuk i percakojne votuesit e qytetaret. Me lista te hapura nuk ka pse individet te kerkojne vota nga Veri ne Jug. Me lista te hapura fushata do te behet nga studiot televizive. Dhe fituesit do te jene ata qe pronaret e mediave do tu shesin apo lejojne kohen televizive.
Me pas deputeti fitues nuk do te kete asnje pergjegjesi ndaj votuesit te nje zone. Me pas fituesit,detyrimin do ta kene ose ndaj Klan ose Top,ose ndaj ndonje Oligarku qe do tua siguroje keto hapsira ne varesi te sherbimit te marre apo te dhene.

Nese doni gare,ajo e verteta ndodh me #Maxhoritar te paster 100%,me maxhoritar u sherbehet votuesve.
Me proporcional u sherbehet partive.
Me lista te hapura u sherbehet Oligarkeve dhe Pronareve te Mediave./ CNA.al

Kreshnik Çollaku kundër Grida Dumës/ “Jo” listave të hapura, zgjidhja reformimi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  Ja 20 fakte mbi sindromën Down

LEXO EDHE:  Ja 20 fakte mbi sindromën Down

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar”/ Ngjela tregon se çfarë po e tmerron Presidentin

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika shqiptare. Të tremburit nga goditja antikorrupsion kanë rrënë në absurd politik, dhe po na shfaqin një tragjikomedi.
Meta sot foli për një lëvizje të gjerë popullore, që do ta drejtojë ai për të shpëtuar shtetin.
Është president i republikës, por nuk ka asnjë përfillje ndërkombëtare. Është një njeri i përbuzur ndërkombëtarisht nga politika perëndimore. Dhe, tani po kërkon ndihmë nga shqiptarët, të cilët i ka zhvatur në njëzet vjet rresht. Ka në rrezik edhe veten, edhe pronat e tij, të fituara me korrupsion, por neve na thotë se shteti është në rrezik. Dhe do revolucion. Po, me kë mendon ta bëjë këtë. Në fakt, ne na bën për të qeshur, por ai vetë është në vaj. Në të vërtetë, kështu shfaqen të gjitha tragjikomeditë.

l.
Presidenti Meta po e quan grusht shteti shkarkimin e tij. Dhe do t’i drejtohet popullit shqiptar, i cili, në fakt, nuk e sheh dot me sy Presidentin e tij Meta. Por, si ka mundësi që këtë “grusht shteti” në Shqipëri nuk po e sheh as Brukseli dhe as Uashingtoni?!
Megjithatë, Meta thirri sot vetë Bashën për ndihmë.

Ndërsa, Berisha dhe Basha e dinë që Meta është një i humbur që kërkon të ngrerë popullin në revolucion, por ata e dinë gjithashtu se ai ndërkohë nuk po di ku të fusë kokën, dhe prandaj kërkon ndihmën e tyre.

ll.
Çifti Meta thotë se paska blerë pallate dhe prona pa fund me “ndihmën” financiare të vjehërrit të Metës, një punonjës ambulant ky, që banonte në një gatibodrum te Shallvaret në Tiranë. Kjo është komedi.
Dhe, tani, të dy janë bërë si të tërbuar se do t’ua marrin ato prona me një proces diskreditimi. Por, edhe Meta do të shkarkohet, se tani nuk e bllokon dot më Gjykatën Kushtetuese. Këtu qëndron e vërteta e frikës Meta.

LEXO EDHE:  “Kanë harruar luftën”/ Përmeti zbulon marrëveshjen e fshehtë mes Ramës, Metës dhe Bashës

LEXO EDHE:  Heshtja e qeverisë për Bularatin/ Çollaku: Po cënohet sovraniteti shtetëror

Sot, Meta na tha se e ka popullin me vete, ndërsa na tregoi gjithashtu se shpresën e ka te Basha dhe Berisha, që këta t’i drejtohen Partisë Demokratike për të mbrojtur Metën. Po, a nuk e di Meta që Basha ka një çështje të hapur në Uashington dhe Meta është krejt i padëshirueshëm për Uashingtonin?

Të gjithë këta, në fakt, janë të trembur nga reforma që po imponojnë amerikanët si politikë kundrejt një Shqipërie të korruptuar, me tendencën për të vendosur këtu drejtësinë dhe antikorrupsionin, kurse çështja Meta po kuptohet që do të jetë e para.

lll .
Ndërkaq, përkrahësit e tyre politikë, të korruptuar edhe ata, janë të trembur dhe po rrinë gjithë sy e veshë, duke pyetur: çfarë po ndodh?
Asgjë e veçantë. Po mbyllet laku juridik për shkarkimin e Metës. Ndërsa Meta kuptohet se është i likuiduar. Jermi i tij i sotëm, që tha se do t’i drejtohej popullit, erdhi si pasojë e frikës nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që ka nisur. Dhe prandaj e thirri Bashën, që bashkë të drejtonin revolucionin popullor për mbrojtjen e korrupsionit.
Kurse Basha, pasi doli nga Meta na foli nepër dhëmbë për një rrotacion abstrakt, se e di që Meta ka hyrë në luftë me Amerikën, por, ama, me një fishek.

Basha e provoi vjet me molotovët, që i shpërndau vetë te hordhitë e tija, dhe pastaj, pasi u kërcënua, shkoi me një frymë dhe i mblodhi po vetë. Po Meta, e di këtë?

E pra, ky në fakt është një aspekt i tragjikomedisë që vjen nga frika e ndëshkimit që po pritet të ketë korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri. Dhe, siç duket, tani jemi në fillimin e fundit të tij.

LEXO TE PLOTE