Presidenti Ilir Meta ka reaguar për një poster të vendosur në Gjirokastër, ku shihen në foto ai, ish kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe dhe kreu i PD, Lulzim Basha me mbishkrimin, “Këta nuk kanë asnjë shans”.
Reagimi i Metës , i cili prej kohësh ka dalë nga shinat e nuk di çfarë thotë ka qenë qesharak.
“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj zoti “Rilindas”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.
Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman”, shkruan Meta.
Një ushtar si Meta, që njihet si zyrtar i zarfit dhe floririt, apo si zyrtar i korrupsionit, thotë se do të marrë për dore komandantin, që është Sali Berisha.
LEXO EDHE: Andi Përmeti i pari në listën e Bindjes në Korçë/ Tregon synimin e tij në zgjedhjet e 25 prillit
Komandanti nuk komandohet nga ushtarët dhe aq më tepër nga një si Ilir Meta, i cili ka hesape për të larë me drejtësinë dhe po bën të pamundurën për të krijuar kaos dhe konflikte vetëm e vetëm që të shpëtojë nga prangat.
Duke parë se partia e tij, SHPK, po shkonte drejt humbjes së bashku me koalicionin e udhëhequr nga Lulzim Basha, Meta po synon përgatitjen e terrenit që ti zërë vendin Bashës.
Ndërsa ky i fundit mbetet pa destinacion, nuk dihet ku do të përfundojë e ku do të shkojë, por ndërkohë, Ilir Meta i cili e ka nuhatur humbjen po kërkon drejtimin e Opozitës./CNA.al