Connect with Us

Kërkohej nga Britania/ Arrestohet në Tiranë 22 vjeçari

Kronika

Kërkohej nga Britania/ Arrestohet në Tiranë 22 vjeçari

Publikuar

-

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale të Kërkimit dhe me Interpol Tirana, arrestoi, me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: E. T, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Britanike, pasi Gjykata e Magjistratëve, në Ëestminster, në dhjetor të vitit 2018, ka lëshuar urdhër-arresti, për veprën penale “Komplot për shitjen e narkotikëve” parashikuar nga Legjislacioni Penal Britanik.

LEXO EDHE:  Vodhi 38 mijë euro dhe vrau dy shokët/ Vrasësi me një këmbë kthehet në Shqipëri

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përfshihet nga flakët një banesë në Tepelenë/ Zjarrfikësit në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Beçisht të Tepelenës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banesa ndodhet në pronësi të shtetasit K.Hoxha, ndërsa zjarri ka rënë për shkaqe ende të panjohura.

Mësohet se forcat zjaffrikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Aksident i shumëfishtë pranë Sukthit, bllokohet autostrada

Publikuar

-

Nga

Një aksident i shumëfishtë ku janë përfshirë disa automjete është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.

Ende nuk ka informacione për të lënduar ndërsa dëmet materiale duken të konsiderueshme.

Aksidenti ka shkaktuar rradhë të gjatë automjetesh në njëri kah të aksit rrugor.

vijon…

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën/ Në gjendje të rëndë 71-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Grabjan-Divjakë.

Mësohet se në aksident janë përfshinë një automjet tip “Peugeot” dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës 71-vjeçari Rauf Coku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë disa manovra të gabuara në rrugë nga ana e motorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE