Connect with Us

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Një tjetër ditë me diell parashikohet edhe për ditën e sotme. Sipas SHMU, mjegulla e dendur do të vijojë të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë luginave.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË)  me shpejtësi  10m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4  lartësi  vale 1,0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:

LEXO EDHE:  Keni planifikuar pushime/Mësoni këtë lajm të mirë, si do të jetë moti

Në zonat malore 6ºC deri në 23ºC
Në zonat e ulëta 8ºC deri në 30ºC
Në zonat bregdetare 12ºC deri në 27ºC/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Historia e vogëlushit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit

Publikuar

-

Nga

Televizioni A2, ka sjellë përmes një video të shkurtër, historinë e një tjetër vogëlushi shqiptar që ndodhet në kampin famëkeq Al Hawl në Siri.

Është vetëm 10 vjeç, por nuk e din kur ka mbërritur në Siri, megjithatë shqipen nuk e ka harruar.

“Jam 10 vjeç dhe kam ardhur në kapin Al Hawl para 7 muajsh tregon vogëlushi për gazetarët.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit, 13 janar 2019

Kur gazetari e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”, por sot nuk e din se ku ndodhet.

Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stuhia rrëzon pemët/ OSHEE: Librazhdi dhe Elbasani pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Moti i keq në 24 orët e fundit, i shoqëruar me me stuhi dhe erëra të forta ka shkaktuar dëme në linjën elektrike të tensionit të mesëm në Librazhd.

Mësohet se, një numër i konsiderueshëm shtyllash elektrike dhe disa km përcjellës të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike janë shkatërruar, duke krijuar probleme në furnizimin me energji për bashkitë Librazhd dhe Përrenjas.

Po ashtu, bëhet me dije se si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike, një numër i konsiderueshëm pemësh janë thyernë Përrenjas Fshat, duke dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të fiderave 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjese të qytetit të Përrenjasit dhe zonën e Njësisë Administrative Stravaj.

OSHEE, Agjencia Librazhd njofton se po punohet për riparimin e defekteve dhe linjave elektrike të dëmtuara, me qëllimin rikthimin në kohën më të shpejtë të mundur të energjisë.

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Fushë-Kruja me orë të  tëra pa energji elektrike

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Fushë-Kruja me orë të  tëra pa energji elektrike

Ndërkohë që, raportohet se gjatë ditës së sotme të tilla defekte ka pasur edhe në zona të ndryshme të bashkisë Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare nga Emergjencat Civile, defekt pati fidri në fshatin Godolesh, që la pa energji Qerretin dhe disa fshatra të tjerë. Në Gramsh po gjatë të martës mbetën pa energji, për shkak të motit të keq, fshatrat Kokel, Bratile, Grabove, Bicaj. Në bashkinë e Librazhdit ndërprerje energjie pati në fshatrat Funarës, Tregan, Bujaras, Kacivel dhe zona e Lixhave të Treganit në Njësinë Administrative Tregan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përplasjet në Astir/ Spartak Ngjela: “Shteti i paaftë, të zgjidhet përmes rrugëve ligjore”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e lajmeve të TV “Fax News”, teksa ka komentuar përplasjen në Astir mëngjesin e sotëm, u shpreh se shteti ligjor nuk i mbron ata pasi janë në proces legalizimi dhe, në bazë të ligjit, nuk kanë asnjë të drejtë.

Sipas Ngjelës e gjitha kjo situatë është krijuar si pasojë e paaftësisë së shtetit, nga njëra anë, dhe korrupsionit nga ana tjetër, teksa theksoi se fundi i kësaj çështjeje vendoset vetëm përmes organeve të drejtësisë dhe rrugëve ligjore.

“Shteti ligjor nuk i mbron ata, mbetet ti mbrojë shteti social, ata janë në proces legalizimi, dhe në bazë të ligjit nuk kanë asnjë të drejtë. Një qeveri që jep para jashtë ligjit është krim. Pse i lanë kaq gjatë? Pse e bëri tani? Si zgjidhet kjo çështje? Zgjidhet vetëm në gjykatë. Unë nuk kam lidhje me këtë qeveri, dhe po të jem unë nuk jap asnjë para për këtë rrugë, do të ndiqja procesin ligjor. Këtë gjendje e ka krijuar korrupsioni, le ta zgjidhin, por jo me protesta, kjo zgjidhet me Gjykatë.

LEXO EDHE:  Suprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Kjo është një përplasje sociale që e la Rama të vijë deri këtu. Ju nuk dini të ndërtoni, janë ndërtuar në formë korruptive. Kanë ardhur ekspert që kanë thënë se duhen deri në 500 milionë euro për të rikthyer normalitetin në qytet. Gjithë kjo që ka ndodhur është paaftësi e shtetit nga njëra anë dhe korrupsionit nga ana tjetër. Pse e lejon të ndërtojë pa leje kur ti e din se pa leje nuk duhet të ndërtohet? Gjithë këta të legalizuarit, nuk i kanë të sigurta pronat nëse vendoset ligji. Po flas me terma normal, pronë me ligj nuk jepet, prona ose blihet me kontratë ose është e trashëgueshme. Para disa vitesh u tha që të bliheshin truallet, dhe nuk u lejua, u hodh në atë kohë Saliu. E gjithë kjo që po ndodh sot është produkt i pronësisë së truallit”, tha Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE