LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Helmimi i nxënësve në shkollë/ Reagon ISHSH: Klasa është mbyllur

24 Tetor 2019, 14:43, Politikë CNA
Helmimi i nxënësve në shkollë/ Reagon ISHSH: Klasa

Pas helmimit të 9 nxënësve në e Mesme ??Rifat Manjani?? në fshatin Shupenzë të Bulqizës, inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë masat duke bllokuar klasën.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, ISHSH-ja raporton se drejt Tiranës është dërguar një vajzë, e cila ka shfaqur shenja komplikimi të shëndetit, kurse 2 nxënëse janë shtruar në Spitalin e Dibrës dhe 6 të tjerë në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

Në klasën ku ndodhi intoksimi, kanë mbërritur inspektorë të ISHSH-së, të cilët po vëzhgojnë situatën për të konfirmuar se çfarë e shkaktoi helmimin në grup të 9 nxënësve.

Reagimi i ISHSH-së për helmimin e 9 nxënësve në fshatin Shupenzë të Bulqizës:
Një prej vajzave të prekura nga intoksikacionet në shkollën e Shupenzës është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkohë dy nxënëse janë trajtuar në spitalin e Dibrës dhe 6 të tjerë në spitalin e Bulqiës, ku aktualisht paraqiten në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Më herët, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për intoksikimin e nxënësve në shkollën e mesme ?Rifat Manjani? Shupenzë ka nisur inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve tek nxënësit.
Inspektorët kryen kontrollet përkatëse nga ku rezulton se disa nxënës kanë hedhur një lloj parfumi te rende me qëllim pamundësimin e zhvillimit të mësimit duke sjellë dhe vështirësi në frymëmarrje tek nxënësit, të vjella dhe marrje mendsh.

Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lëndës kimike në ambientet e klasës nga ana e Insitutit Shëndetit Publik.

Mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë janë në gadishmëri për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

Lajmet e fundit nga