Politikë
Habit Rama/ “Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është sukses”

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion” për të folur rreth mos çeljes së negociatave me BE-në e ka shitur si sukses të Vettingut mospasjen e Gjykatës Kushtetuese.
Pyetjes se nëse kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar Shqipërisë Gjykatën Kushtetuese i është përgjigjur: “Mospasja e Gjykatës Kushtetuse është një sukses i Vettingut i cili ka pastruar llumin. Në disa mbledhje ka pasur zëra që kanë thënë si mund ti hapim negociatat me një vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, por kancelarja Merkel është shprehur se Shqipërisë i është kërkuar Vettingu dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë jo Gjykata Kushtetuese, pra mospasja e Gjykatës Kushtetuese është nje sukses i Vettingut”,- u shpreh Rama./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...