LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gafat e deputetes së opozitës në Kuvend/ Basha shmang përgjegjësitë: “Ka ardhur nga fundi i listave”

24 Tetor 2019, 15:24, Politikë CNA
Gafat e deputetes së opozitës në Kuvend/ Basha shmang

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për ?News 24? është pyetur lidhur me gafat në Kuvend të deputetës së opozitës Majlinda Halilaj.

Megjithëse e firmosur nga vetë ai për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet, Basha e ka shmangur përgjegjësinë nga vetja duke theksuar se është ?sëmundje e sistemit? dhe se këta persona kanë ardhur nga fundi i listave ku vëmendja e propozuesve ka qenë e reduktuar.

?E para e punës, është një sëmundje e sistemit. Këta persona kanë ardhur nga fundi i listave, kuvëmendja e propozuesve të emrave ka qenë më e reduktuar. Një pjesë e mirë kanë ardhur nga listat e partive të vogla aleate, nuk kanë ardhur si propozim i PD, por të aleatëve shumë të vegjël. E gjitha kjo ka ndodhur në një proces për më pak se pesë ditësh. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk është justifikim. Është një shans për reflektim dhe për ndryshim që kjo të mos përsëritet më kurrë? është shprehur Basha./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga