Connect with Us

Bixhoz dhe drogë/ Arrestohet pronari i një lokali në Tiranë

Kronika

Bixhoz dhe drogë/ Arrestohet pronari i një lokali në Tiranë

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një lokali pasi ushtrohej ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit dhe i shpërndarjes e përdorimit të lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë shtetasi D. Sh. 27 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në ambientet e një lokali “Bar kafe”, në rrugën “Konferenca e Pezës” ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit dhe i shpërndarjes e përdorimit të lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në lokalin e shtetasit D. Sh.
Gjatë kontrollit, Policia gjeti nje sasi lënde, e dyshuar si cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh.

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ Seks dhe drogë tek ish godina e amortizuar e fabrikës së miellit në Korçë

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përfshihet nga flakët një banesë në Tepelenë/ Zjarrfikësit në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Beçisht të Tepelenës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banesa ndodhet në pronësi të shtetasit K.Hoxha, ndërsa zjarri ka rënë për shkaqe ende të panjohura.

Mësohet se forcat zjaffrikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Aksident i shumëfishtë pranë Sukthit, bllokohet autostrada

Publikuar

-

Nga

Një aksident i shumëfishtë ku janë përfshirë disa automjete është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.

Ende nuk ka informacione për të lënduar ndërsa dëmet materiale duken të konsiderueshme.

Aksidenti ka shkaktuar rradhë të gjatë automjetesh në njëri kah të aksit rrugor.

vijon…

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën/ Në gjendje të rëndë 71-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Grabjan-Divjakë.

Mësohet se në aksident janë përfshinë një automjet tip “Peugeot” dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës 71-vjeçari Rauf Coku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë disa manovra të gabuara në rrugë nga ana e motorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE