Connect with Us

Basha tallet me Ristanin/ E emëron dhe e shkarkon sërish

Politikë

Basha tallet me Ristanin/ E emëron dhe e shkarkon sërish

Publikuar

-

Një ditë më parë, Partia Demokratike bëri të ditur se së bashku me aleatët e saj, do të mbante sot paralelisht me mazhorancën dhe opozitën parlamentare, një tjetër tryeze me grupin e punës për reformën Zgjedhore.

Sikurse u bë i ditur një ditë më parë për mediat nga Partia Demokratike, anëtarë të grupit të punës do të ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Endri Hasa si dhe Arben Ristani. Ndërkohë, të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune, ku LSI ka caktuar 3 përfaqësues; PR dhe PDIU nga 2 perfaqësues dhe PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, takimi u mbajt ditën e sotme, por ajo që binte në sy ishte mungesa e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani.

Edhe pse një ditë më parë, Ristani shpallej nga PD se do të ishte pjesë e grupit të punës, në fakt ai nuk është njoftuar zyrtarisht në lidhje me tryezën dhe nuk ka qënë i pranishëm sot në këtë takim.

Ndërkohë sot në njoftimin e PD-së, thuhej se “Grupi i ndryshimeve ligjore: do të trajtojë rekomandimet e OSBE-së për miratimin e Reformës Zgjedhore si dhe financimin e partive. Drejtohet nga Ivi Kaso.

Grupi i oponencës: Ilirjan Muho, Çlirim Gjata dhe Enkelejd Alibeaj.

LEXO EDHE:  “Shkeli statusin e PD, solli pasoja të rënda”/ Arben Ristani mesazh të prerë Bashës  

Ndërsa grupi i vullnetit politik do të drejtohet nga Oerd Bylykbashi”.

Pra, në asnjë vend nuk përmendet emri i Arben Ristanit.

CNA.al mësoi nga burime zyrtare  se kjo ka qënë një lojë dhe një tallje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, për t’ju hedhur hi syve demokratëve dhe për të thënë se PD është e bashkuar dhe se gjoja të gjithë janë brenda saj.

Arben Ristani është ish kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por sot nuk është njoftuar zyrtarisht nga PD-ja për vendin dhe orën e takimit, që do të zhvillohej me të ashtuquajturit ekspertë për Reformën Zgjedhore.

Pra, pas shpalljes që bëri ditën e djeshme se Ristani do të ishte pjesë e grupeve të punës, në fakt nuk e kanë njoftuar për takimin, vendin orën, por e kanë përjashtuar. Gjë që duket të jetë një tallje dhe hipokrizi, nga ato që di të bëjë më mirë kreu i Republikës së re./ CNA.al

Reforma  Zgjedhore/ PD ngre grupin e punës, nesër i bën karshillëk Komisionit parlamentar

Opozita e bashkuar ngre grupet e punës për Reformën Zgjedhore/ Ndarja e çështjeve dhe anëtarët

“Bojkoti nuk është zgjidhje”/ Ristani kritika të forta Bashës

“Shkeli statusin e PD, solli pasoja të rënda”/ Arben Ristani mesazh të prerë Bashës  

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  “63 milionë euro mungojnë në arkën e shtetit”/ Basha publikon shifrat

LEXO EDHE:  Rama zyrtarizon aferën Skavica/ PD: Konçesioni korruptiv do të zhbëhet

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar”/ Ngjela tregon se çfarë po e tmerron Presidentin

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika shqiptare. Të tremburit nga goditja antikorrupsion kanë rrënë në absurd politik, dhe po na shfaqin një tragjikomedi.
Meta sot foli për një lëvizje të gjerë popullore, që do ta drejtojë ai për të shpëtuar shtetin.
Është president i republikës, por nuk ka asnjë përfillje ndërkombëtare. Është një njeri i përbuzur ndërkombëtarisht nga politika perëndimore. Dhe, tani po kërkon ndihmë nga shqiptarët, të cilët i ka zhvatur në njëzet vjet rresht. Ka në rrezik edhe veten, edhe pronat e tij, të fituara me korrupsion, por neve na thotë se shteti është në rrezik. Dhe do revolucion. Po, me kë mendon ta bëjë këtë. Në fakt, ne na bën për të qeshur, por ai vetë është në vaj. Në të vërtetë, kështu shfaqen të gjitha tragjikomeditë.

l.
Presidenti Meta po e quan grusht shteti shkarkimin e tij. Dhe do t’i drejtohet popullit shqiptar, i cili, në fakt, nuk e sheh dot me sy Presidentin e tij Meta. Por, si ka mundësi që këtë “grusht shteti” në Shqipëri nuk po e sheh as Brukseli dhe as Uashingtoni?!
Megjithatë, Meta thirri sot vetë Bashën për ndihmë.

Ndërsa, Berisha dhe Basha e dinë që Meta është një i humbur që kërkon të ngrerë popullin në revolucion, por ata e dinë gjithashtu se ai ndërkohë nuk po di ku të fusë kokën, dhe prandaj kërkon ndihmën e tyre.

ll.
Çifti Meta thotë se paska blerë pallate dhe prona pa fund me “ndihmën” financiare të vjehërrit të Metës, një punonjës ambulant ky, që banonte në një gatibodrum te Shallvaret në Tiranë. Kjo është komedi.
Dhe, tani, të dy janë bërë si të tërbuar se do t’ua marrin ato prona me një proces diskreditimi. Por, edhe Meta do të shkarkohet, se tani nuk e bllokon dot më Gjykatën Kushtetuese. Këtu qëndron e vërteta e frikës Meta.

LEXO EDHE:  Lideri perëndimor nuk ndan dot mendjen/ Basha, shtatë versione të ndryshme për kandidatët e PD-së

LEXO EDHE:  Skandali me lobimet/ Zbardhen të tjera detaje, ngushtohet “laku” për Lulzim Bashën

Sot, Meta na tha se e ka popullin me vete, ndërsa na tregoi gjithashtu se shpresën e ka te Basha dhe Berisha, që këta t’i drejtohen Partisë Demokratike për të mbrojtur Metën. Po, a nuk e di Meta që Basha ka një çështje të hapur në Uashington dhe Meta është krejt i padëshirueshëm për Uashingtonin?

Të gjithë këta, në fakt, janë të trembur nga reforma që po imponojnë amerikanët si politikë kundrejt një Shqipërie të korruptuar, me tendencën për të vendosur këtu drejtësinë dhe antikorrupsionin, kurse çështja Meta po kuptohet që do të jetë e para.

lll .
Ndërkaq, përkrahësit e tyre politikë, të korruptuar edhe ata, janë të trembur dhe po rrinë gjithë sy e veshë, duke pyetur: çfarë po ndodh?
Asgjë e veçantë. Po mbyllet laku juridik për shkarkimin e Metës. Ndërsa Meta kuptohet se është i likuiduar. Jermi i tij i sotëm, që tha se do t’i drejtohej popullit, erdhi si pasojë e frikës nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që ka nisur. Dhe prandaj e thirri Bashën, që bashkë të drejtonin revolucionin popullor për mbrojtjen e korrupsionit.
Kurse Basha, pasi doli nga Meta na foli nepër dhëmbë për një rrotacion abstrakt, se e di që Meta ka hyrë në luftë me Amerikën, por, ama, me një fishek.

Basha e provoi vjet me molotovët, që i shpërndau vetë te hordhitë e tija, dhe pastaj, pasi u kërcënua, shkoi me një frymë dhe i mblodhi po vetë. Po Meta, e di këtë?

E pra, ky në fakt është një aspekt i tragjikomedisë që vjen nga frika e ndëshkimit që po pritet të ketë korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri. Dhe, siç duket, tani jemi në fillimin e fundit të tij.

LEXO TE PLOTE