LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Barbeque & Politics"/ Alternativa mbledh 360 të rinj në Dajt

24 Tetor 2019, 15:12, Politikë CNA
"Barbeque & Politics"/ Alternativa mbledh 360 të rinj në

?Alternativa? një lëvizje e mendësisë ndryshe, e mbështetur nga profesionistë të gjeneratës së re, ka mbledhur rreth 360 të rinj në Dajt.

Në këtë aktivitet, “Barbeque & Politics” të rinjt u prezantuan me “Alternativën” dhe aktivistët e saj, si edhe patën mundësinë për të diskutuar për ccështje aktuale politike me pedagogë, sipërmarrës e profesionistë të fushave të ndryshme.

?Alternativa? është frymëzimi, është historia mbresëlënëse e shumë të rinjve shqiptarë, profesionistë dhe qytetarë të denjë të cilët në kushtet e lirisë, meritokracisë dhe përgjegjshmërisë së vlerave, ja kanë dalë të bëjnë ndryshimin profesional dhe dallimin etik në fushat përkatëse.

?Alternativa? është bashkimi dhe sinergjia e gjithë këtyre përvojave dhe vlerave për Shqipërinë e gjeneratës së re me mendësi ndryshe. ?Alternativa? rreket që mbi eksperiencën dhe vlerat e këtyre të rinjve të suksesshëm të ndërtojë një shoqëri më të mirë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga