Connect with Us

Sulmi terrorist në Shqipëri/ Zbulohen emrat dhe fotot e terroristëve iranianë

Kronika

Sulmi terrorist në Shqipëri/ Zbulohen emrat dhe fotot e terroristëve iranianë

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e terroristëve iranianë, që kishin si synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK).

Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë, e cila është përgjegjëse për aktin terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit.

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore
Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake

Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh MALEK ZADEH, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale.
Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS.

LEXO EDHE:  Foto- “Rama Ik…”/ Mesazhi i Erion Veliajt për kryeministrin

Autoritetet shqiptare i kanë identifikuar këta individë dhe informacioni i siguruar nga informatorë nga brenda organizatave kriminale i ka lejuar autoriteteve shqiptare që të parandalojnë planin e marsit 2018 dhe planifikimet eventuale për sulme nga figurat e krimit të organizuar që kishin si objektiv MEK-un për llogari të regjimit Iranian
Institucionet shqiptare të sigurisë po punojnë vazhdimisht për të ndalur këto tentativa për sulm
Gjeneralitete:
1. PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2. Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3. Erëin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4. Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau pronarin ku punonte/ Ekstradohet drejt Britanisë së Madhe 24 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Ekstradohet drejt Britanisë së Madhe 24-vjeçari shqiptar, i kërkuar nga drejtësia për vrasje.

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën, autoritetet britanike dhe Ambasadën Britanike në Tiranë, si dhe mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit, marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën e mësipërme, hyrë në fuqi në datë 19.07.2018 , për herë të parë është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Anglisë i një shtetasi shqiptar, i kërkuar për vrasje.

Ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar shtetasi E. S., 24 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi E. S., më datë 17.04.2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, shtetasin J. Ë., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pas kryerjes së vrasjes, E. S. është larguar nga territori i MB-së dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

LEXO EDHE:  “Nuk bëjnë për pasarelat tona”,një tjetër transgjinore i bën “diss” Victoria’s Secret

LEXO EDHE:  Planifikuan sulm në festën e Novruzit/ Shpallen në kërkim ndërkombëtar anëtarët e celulës terroriste

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Ëestminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.

Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestimet masive pas dëmeve nga tërmeti/ Klodiana Lala ‘zbërthen’ dosjen

Publikuar

-

Nga

Një ditë pasi prokuroria e Tiranës lëshoi 40 urdhër-arreste, nga të cilat janë arrestuar 31 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, gazetarja Klodiana Lala tregon të tjera detaje nga megaoperacioni i djeshëm. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lala tha se gjatë hetimit të saj prokuroria ka konstatuar një sërë problematikash. Në foks të hetimit sipas saj kanë qenë jo vetëm godinat e reja, por dhe ato të ndërtuara para viteve 90 si dhe godinat shtetërore. Mes të tjerash gazetarja Lala tha se pjesë e hetimit në fjalë do të bëhen edhe ekspertë të huaj, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Mbetet për t’u parë sa larg do shkojë prokuroria në grumbullimin e provave për t’i mbajtur ata pas hekurave. Pritet të vijnë ekspertë të huaj, mendohet nga Italia, për të asistuar në këtë hetim, pasi asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një lloj të tillë hetimi.”, tha Lala.

Ç’mund të na thoni në lidhje me aksionin e policisë së Tiranës për arrestimet masive?

Janë dërguar pas hekurave zyrtarë e ish-zyrtarë, por edhe arkitektë e ndërtues. Ky hetim pritej të kishte rezultate, për sa kohë kishte dëmtime nga tërmeti. Ky hetim që është finalizuar me këto arrestime ka të bëjë me ato objekte që janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe janë konsideruar të pabanueshme. Duhet të theksojmë se Prokuroria e Tiranës nisi një hetim, i kërkoi informacion bashkisë për të gjitha lejet e ndërtimit. Konstatoi se problematikat janë të shumta. Ish-kryetari i Komunës së Farkës, akuzohen për shpërdorim detyre. Lejet e dhëna prej tyre nuk janë zbatuar si duhet, cilësia e ndërtimeve ka qenë shumë e dobët. Ka pasur ndërhyrje në strukturë. Objekt hetimi nuk kanë qenë vetëm objektet e ndërtuara së fundi, por edhe të para viteve 90’, siç ishin ato të Kombinatit, ku humbi jetën e reja që i ra një tullë në kokë. Në këtë objekt kishte ndërhyrje në strukturë, i ishin hequr të gjitha kolonat dhe ishte bërë biznes. Kjo ka ndodhur edhe në godina të tjera, që janë objekt hetimi. Në fokusin e grupit hetimor kanë qenë edhe godinat shtetërore, si shkolla e godina të tjera, ku janë gjetur përgjegjësi direkte të personave të arrestuar. Edhe ndërtuesit nuk kanë zbatuar kriteret e lejes së ndërtimit. Është një punë voluminoze, që kërkon hetim.

Hetimi është shtrirë edhe në Fresk, Selitë, ku ka dëmtime, dhe është duke u parë për përgjegjësit e zyrtarëve, por edhe qytetarëve.

LEXO EDHE:  “E pazëvendsueshme bisha ime”/Marina Vjollca i vë “flakën” Instagramit me veshjen seksi

LEXO EDHE:  “Mrekullia në Tokë”/ Pamje të mahnitshme nga hoteli në pikën më të lartë të Norvegjisë

Si është zhvilluar ky operacion?

Ishte i pritshëm arrestimi i personave, nuk diheshin emrat, por dihej që do përfundonin në pranga zyrtarë e ish-zyrtarë. Mbetet për t’u parë sa larg do shkojë prokuroria në grumbullimin e provave për t’i mbajtur ata pas hekurave. Pritet të vijnë ekspertë të huaj, mendohet nga Italia, për të asistuar në këtë hetim, pasi asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një lloj të tillë hetimi. Ishte një operacion që nisi në orët e para të ditës së djeshme dhe përfundoi vonë mbrëmë. Policia ka qenë e angazhuar t’i dërgonte pas hekurave menjëherë. Mbrëmë kishte mjaft familjarë e avokatë pas hekurave. Është hetim i një natyre të veçantë, do dojë shumë kohë. Numri i ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti është shumë i madh, ka një shtrirje të madhe hetimi, që po zhvillohet njëherazi nga disa prokurori.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municion luftarak/ Në pranga 40-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Memaliaj, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, drogë e municion luftarak.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak.

LEXO EDHE:  “Nuk bëjnë për pasarelat tona”,një tjetër transgjinore i bën “diss” Victoria’s Secret

LEXO EDHE:  Çifti Kallaku publikon fotot e para/ Fillon zyrtarisht dasma e tyre

Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

LEXO TE PLOTE