Connect with Us

Sulmi terrorist në Shqipëri/ Artan Hoxha tregon detaje: Në festën e Novruzit do vinte dhe Meta, u ndaluan 2 persona

Kronika

Sulmi terrorist në Shqipëri/ Artan Hoxha tregon detaje: Në festën e Novruzit do vinte dhe Meta, u ndaluan 2 persona

Publikuar

-

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me celulën terroriste iraniane që u zbulua nga autoritetet shqiptare dhe të huaja, dhe që do të kryenin sulme në vendin tonë.
Hoxha tregon se në datën 22 mars 2018 kur ka qenë i pranishëm në festën e Novruzit, ka parë dy kameramanë të çuditëshem dhe i ka rënë në sy prania e agjentëve të antiterrorit.

“Më 22 mar në 2018 më ka rënë në sy që kishte agjentë antiterror, gjë që nuk ishte normale. Para se të vinte presidenti Ilir Meta njoftohemi që disa civilë, kishin qenë skuadra e antiterrorit dhe kishin ndaluar dy persona.
Midis dhjetëra kameramanëve, këto dy persona binin në sy se ishin më të moshuar nga të gjithë. Ata ishin në lëvizje jo me kamera te fiksuara, i morën disa civilë dhe i larguan që aty. Këta dy persona ishin futur si gazetarë, kishin shfrytëzuar këtë festë dhe pikërisht aty janë ndaluar dhe të nesërmen nuk u dhanë shumë detaje por u tha se ata po hetoheshin”, shprehet Hoxha në studion e Report Tv.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të dënuar për vrasje/ Ekstradohen dy shqiptarë

Publikuar

-

Ekstradohen dy shqiptare per vrasje

Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka ekstraduar këtë të premte dy persona të shpallur në kërkim për vrasje.

Sipas njoftimit të policisë, të ekstraduarit janë shtetasit Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç si dhe Sherif Gjini.

“Vijon bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Homologëve.

Ekstradohen drejt vendit tonë dy shtetas të dënuar për vrasje.

Interpol Tirana ekstradon nga Italia drejt vendit tonë, një 40-vjeçar shqiptar, i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ekstradohet dhe nga Greqia një 58-vjeçar shqiptar, i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis Interpol Tirana dhe Interpol Roma, u bë arrestimi në Romë dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXO EDHE:  “Anëtar në bandën rivale të Bajrave”/ Aleati i PD-së i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Artan Hoxhës

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2001, shtetasi Festim Rusi alias Besim Rusi, në fshatin Metalliki në Greqi, pas një debati për motive të dobëta ka vrarë me armë të ftohtë thikë, shtetasin A. R.

——————————–

Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi i shtetasit shqiptar Sherif Gjini 58 vjeç, lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2005, në fshatin Linas të Komunës Mollas në Elbasan, shtetasi Sherif Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin A. A.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Athinën, u bë i mundur arrestimi i tyre në Itali dhe Athinë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Të dy shtetasit e ekstraduar ju dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në mkoftimin e plotë të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U tejkaluan afatet e paraburgimit/ Shuhen masat për 4 anëtarët e grupit “Bajri”

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkallës së Parë Krime të Rënda Tiranë, ka pranuar sot kërkesën e avokatit mbrojtës të katër anëatrëve të grupit “Bajri”, Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi duke shuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, sipas BW, nesër pritet të zhvillohet seanca për verifikimin e kushteve të sigurisë për masën e sigurisë “arrest me burg”, te vendosur me datën 20 nëntor.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha nuk i ndahet kryeministrit/ Pse nuk e thërret Prokuroria?!

Aktualisht 4 anëtarët e grupit ‘Bajri’ qëndrojnë në paraburgim. Kujtojmë se ata u arrestuan në vitin 2018 në sajë të operacionit të koduar ‘Oazi’.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Audi” del nga rruga e përplaset me mbikalimin/ Brenda makinës një grua dhe një fëmijë

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur sot ne rrethrrotullimin e Çermes në Lushnjë.

Një automjet tip Audi A4 ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbikalimin metalik.
Mësohet se makina drejtohej nga një grua, e cila po udhëtonte në makinë bashkë me djalin e saj.

Fatmirësisht të dy personat nënë e bir nuk kanë pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  Vrasja në Mallakastër/ Policia: Tre të rinjtë do vidhnin hashash

Drejtuesja e automjetit ka deklaruar se mjetin e kishte marrë me qera dhe gjate ecjes makina kishte filluar të dridhej gjë që solli dhe humbjen e kontrollit./CNA.al

LEXO TE PLOTE