Connect with Us

Sulmi terrorist i celulës iraniane/ Artan Hoxha zbulon kush ishte objektivi

Kronika

Sulmi terrorist i celulës iraniane/ Artan Hoxha zbulon kush ishte objektivi

Publikuar

-

 Objektivat që do të godiste celula terroriste iraniane në Shqipëri, ishin kampi i strehimit të opoztës iraniane, MEK, drejtues të lartë të MEK, por objekte e personalitete të rëndësishme, vrasja e të cilëve mund të krijonte.

Në heshtjen e plotë të instancave të specializuara të antiterrorit, këtë e ka publikuar pak më parë gazetari investigatin i kronikës së zezë, Artan Hoxha, i qenë pjesë e emisionit “Opinion”.

“Para se të ndodhte ngjarja e 22 marsit, në janar 2018 sigurohet një informacion sipas të cilit një target objektiv për tu sulmuar ishte, kreu i kryegjyshatës Baba Mondi. Në janar Baba Mondit i është dhënë eskortë, mjet i blinduar dhe ka qenë në ruajtje nga Policia e Shtetit, pikërisht prej këtij informacioni. Struktura të shërbimeve sekrete të Iranit kishin si një nga objektivat kreun e Kryegjyshatës botëror baba Mondin. Sesi do të shisnin ata, a sikur e vrau MEKU, a bëri bota e krimit të organizuar kjo është tjetër gjë, por ky ka qenë informacioni dhe prandaj policia e shtetit mori në mbrojtje Baba Mondin. Më pas më 22 mars të 2018 ditën e Sulltan Novruzit ata që u paraqitën si gazetarë në fakt ishin dy operativë të shërbimeve sekrete iraniane. Ata kërkuan përmes lidhjeve të tyre në Shqipëri, lidhjeve legale të siguronin leje për të hyrë tek kryegjyshata. Nga Irani për të hyrë në Shqipëri duhet vizë, ka zbuluar Artan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL kalon në “sitë” dy të dënuar jashtë shtetit/ Agjentja bjonde me syze thirrje publike

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot dy personave të tjerë kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur agjentja bjonde me kapele dhe syze të errëta e OFL, gjatë një deklarate për shtyp.

Ajo deklaroi se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka dorëzuar formularin për plotësim shtetasve me iniciale A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të hynte me forcë në selinë e PS me armë në dorë/ Detaje nga shoqërimi i Gjutës

Publikuar

-

Nga

Dalin detajet e para nga shoqërimi i Vladimir Gjutës në selinë e  PS-së.

Mësohet se Gjuta kishte tentuar të hynte me forcë brenda selisë në momentin që kryeministri Edi Rama po mbante një mbledhje me kryesinë e PS-së.

Ai ishte i pajisur me një armë tip pistoletë, të cilën e kishte të mbushur dhe gati për të qëlluar.

Fatmirësisht garda ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme dhe më pas e kanë dorëzuar Gjutën te blutë, sapo këta të fundit kanë mbërritur në seli.

Ngjarja ende nuk është konfirmuar nga policia, ndërsa pritet një njoftim zyrtar.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është një emër i njohur për policinë, duke qenë se vetëm 5 ditë më parë u lirua nga burgu, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, të cilit i kishte thyer dhëmbët dhe i kishte dëmtuar njërin sy. Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është arrestuar edhe me herët si autor i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me pistoletë gati për të qëlluar/ Ndalohet pranë selisë së PS Vladimir Gjuta

Publikuar

-

Nga

Vladimir Gjuta i cili u lirua nga burgu pesë ditë më parë, është shoqëruar sërish në polici.

Mësohet se shoqërimi i Gjutës është bërë pranë selisë së PS në Tiranë, pasi është kostatuar se ai mbante me vete një armë të tipit pistoletë, gati për të qëlluar.

Fatmirësisht kanë ndërhyrë në kohë trupat e gardës së selisë, të cilët më pas ia kanë dorëzuar policisë.

Ngjarja ka ndodhur pak pasi përfundoi mbledhja e grupit të PS-së, e cila kishte filluar që prej mëngjesit të sotëm, ku u diskutua edhe ristrukturimi i strukturave të kësaj partie.

Ndërkohë Gjuta ka vetëm 5 ditë që la qelinë, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy. Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është arrestuar edhe me herët si autor i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE