Connect with Us

Skandali/ Ja si Veliaj grabit qytetarët me gjoba

Denoncim

Skandali/ Ja si Veliaj grabit qytetarët me gjoba

Publikuar

-

Bashkia e Tiranës prej disa kohësh ka aplikuar tarifa për parkingjet publike, që me gjithë çmimet janë ndër më të lartat në Europë, pasi çmimi është gati një euro ora, por ndërkohë edhe pse ti paguan, policia bashkiake vijon të vendosë gjoba.

Dhe kjo shumë parash, sikurse thuhet në vetë mesazhin e institucionit, pra Bashkia e Tiranës, shkon për gjelbërimin e kryeqytetit.

             Mesazhi i parë

Në një qytet patjetër, të gjithë ata që e përdorin për parkingje apo lëvizje me makina duhet të paguajnë një taksë të caktuar. Por, në rastin e mëposhtëm del qartë se Bashkia e Tiranës vjedh dhe grabit qytetarët me gjoba.

Pra, nuk ka një tarifë e cila vendoset për parkimin dhe që më pas kjo shumë përdoret për gjelbërimin, por ka gjoba për të bërë ose planin e dhënë nga Bashkia për të mbushur thesin e Veliajt ose gjoba abusive të cilat tregojnë si sillet ky institucion dhe nga ana tjetër kush nga qytetarët që nuk e kupton e paguan, ndërsa kush e kupton që i kanë shkelur të drejtat ankohet. Mund të fitojë, por i duhet të sorollatet nëpër zyra.

Ky është një nga rastet më flagrante që po sjell CNA.al. Rasti në fjalë ka ndodhur dje, në zonën e Pazarit të ri.

Drejtuesi i mjetit ka parkuar rreth orës 18:30 dhe sipas mesazhit që shikoni në foton e mëposhtme ka çuar sms-në përkatëse duke bërë dhe pagesën online, në lidhje me parkingun që do të shfrytëzonte. Më pas ka bërë edhe një pagesë të dytë, nga ora 19:31 dhe është bërë shtyrja e orës së parkimit, deri në 20:30.

                           Mesazhi i dytë

Por, çfarë ka ndodhur?

Qytetari sërish është gjobitur. Polici me emrin Mario Hasa, emri i të cilit me vështirësi lexohet në fletën e gjobës, pasi edhe e shkruara është si analfabet, i ka vendosur një gjobë mjetit në orën 19:16.

Po të shikosh me pak kujdes në anën e gjobës, duket qartë se ora e vendosjes së gjobës nga polici është 19:16 minuta.

                    Gjoba nga Policia Bashkiake

Pra, mjeti është gjobitur gjatë kohës që ka pasur pagesën e parkingut nga mesazhi i parë.

Qytetari vazhdon pagesën e tij, çon edhe mesazhin e dytë dhe kur kthehet në mjet gjen gjobën.

Ky është një nga ato rastet me flagrante të abuzimit dhe vjedhjes që u bëhet qytetarëve. Pra, ka nisur dy herë mesazhe, prej orës 18:30 deri në orën 20:30, ka paguar edhe 200 lekët për parkimin, por ndërkohë në mjet gjen 1 mijë lek të reja gjobë për parkim. Ndërkohë që parkimi ishte bërë në vend të rregullt dhe ishte bërë edhe pagesa me SMS sipas tarifës së vendosur nga Bashkia.

Kjo që bën Bashkia dhe punonjësit e saj është një vjedhje e hapur, për qëllime të cilat ky institucion duhet t’i sqarojë. Janë gjoba për të mbushur arkën që ndoshta Lali Eri e ka zbrazuar, apo futja t’ia fusim qytetarëve, se ata mbajnë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi në”Stop”/ AKU i mbyll bzinesin italianit me sëmundje lëkure, Xhoakino Raia e hap serish!

Publikuar

-

Nga

Prej 7 vjetësh në zonën e njohur si Kodra e Diellit, shtetasi italian Xhoakino Raia prodhonte kroasantë në një garazh të marrë me qira. Ai e shpërndate këtë produkt në shumë pika biznesi në Tiranë.Për shkak të një denoncimi të banorëve, AKU inspektoi këtë biznes dhe vendosi ta mbyllë për disa shkelje.Vec të tjerave Raia rezulton, se vuan nga një sëmundje lëkure, (ekzemë e avancuar), sëmundje që e privon të punojë në kuzhinë apo prodhim produktesh ushqimore. Aktiviteti u mbyll nga AKU në gusht 2019.Në këtë pikë, shtetasi italian vendosi ta shesë biznesin për 50 mijë euro te dy punonjësit e vet, Hekuran Shkëmbi dhe Bujar Nezaj.Dy pronarët e rinj e zhvendosën aktivitetin në Kombinat, ku dhe investuan edhe rreth 20 mijë euro. Por Hekuran Shkëmbi denoncon në “Stop” mashtrimin nga italiani në bashkëpunim me ortakun tjetër Bujarin Nezaj. Shkëmbi i tha italianit një apartament në Durrës në vlerën e 25 mijë eurove dhe 15 mijë euro kesh. Por italiani Xhoakino Raia, edhe pas shitjes së biznesit, shfaqet duke punuar i përveshur në Kombinat, duke nxjerrë jashtë aksionerin e ri, Hekuran Shkëmbi.Më poshtë videoja.

LEXO EDHE:  Veliaj udhëtime rreth botës me paratë e shqiptarëve/ 90 mln lekë për bileta avioni, zbardhen tenderat

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Tryeza e diskutimit për arsimin kthehet në propagandë”/ Denoncon studenti: 10-15 persona më dhunuan pas takimit

Publikuar

-

Nga

Një denonim për një rast të paprecedentë, ka mbërritur në redaksinë e CNA.al.

Përmes një letre denoncuesi, i cili në këtë rast është një student, shprehet se është dhunuar nga një grup prej 10-15 personash.

Shkak për dhunën e ushtruar ndaj tij, shprehet studenti janë replikat e bërë nga ana e tij gjatë pjesëmarrjes në një tryezë diskutimi në Fakultetin Ekonomik, për arsimin  dhe të drejtat e studentëve.

Ndërsa, rrëfen se mbledhja për të diskutuar mbi arsimin është kthyer e gjitha në një propagandë, studenti denoncon se personat kanë zgjedhur t’iu përgjigjen replikave të tij me dhunë pas takimit, në afërsi të Vilës Gjuta.

Studenti u ka bërë “thirrje Kryetarëve të Këshillit të Studentëve t’i ndalojnë këto monstra”, sikurse iu referohet ai, të hyrjnë në Universitete.”

Letra e Plotë:

Pershendetje!

Sot nje grup aktivistesh te Levizjes per Universitetin kishin organizuar nje tryeze diskutimi ne Ekonomik. Arsyeja teorike per thirrjen e tryezes ishte te diskutohej per problematika te studenteve por ne fakt diskutimi u sos duke bere propagande.

Fakt i pakundershtueshem eshte qe ne salle jame futur pa leje formale nga fakulteti.

Gjate diskutimit pati replika nga ana ime per menyren sesi po shtrohej problemi i studenteve dhe vetem per replikat qe i bera pa ofenduar askend por thjesht duke shprehur mendimin tim, vandalet e Levizjes me kapen ne befasi kur une po largohesha dhe me goditen diku afer viles Gjuta. Ishin rreth 10-15 veta nga ata kunder 1 individi. Nuk po shkruaj per tu viktimizuar sepse se kam ne natyre, kjo eshte natyra e tyre (tek faqja e tyre thone qe i rrafem ne), por per tju treguar se kush jane ne te vertete ata qe “u cane” duke folur per arsimin.

LEXO EDHE:  Palmer mesazh të fortë politikës/ Uluni në dialog

Personat qe me goditen sigurisht i kam evidentuar dhe shume shpejt do mbajne pergjegjesite e duhura. Nese mendojne se me kane trembur i genjen mendja.

Pas ngjarjes se sotme Levizja mund te futet ne Ekonomik vetem nese une do jem i vdekur. Kjo nuk eshte nje deklarate personale emocionale, por nje deklarate qe une e bej ne mbrojtje te integritetit te fakultetit ku une studioj.

E di qe kam ne profil disa pjesetare te Levizjes, dhe padismutim nuk jane gjithe fajtore per ate qe me ndodhi sepse secili ka pergjegjesi personale. Ama duke qene se goditja me eshte bere nga ju si organizate me synimin qe te me trembni dhe mos jem me kunder ideve tuaja vandaliste, ju them vetem dicka: jo vetem qe sme keni trembur, por me keni motivuar me shume. Nese doni te mos ju demaskoj me duhet te me vrisni, se me nje grusht nuk arrini gje.

Te fortet perdorin argumenta, te dobetit dhunen.

Faleminderit!

Shkruar nga Andi Varrosi  ,Komunistet e OP Arlind Qorit  (Erion Veliajt) dhunojne Studentet .I bej Thirrje Kryetareve te Keshillit te Studenteve ti ndalojne keto monstra hyrjen ne Universitete./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop”/ Zbulohen biznese të tjera të italianit që mashtronte shqiptarët për punë

Publikuar

-

Nga

Një javë më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast mashtrimi për punësimin e shqiptarëve jashtë vendit. Bëhet fjalë për Giuseppe Zito, një shtetas italian me disa aktivitete tregtare në Shqipëri.

U zbulua se Zito është administrator i një kompanisë së punësimit “Akademia europiane shpk” me seli në Tiranë. Supozohet se kjo kompani u siguronte kontrata pune në Itali qytetarëve shqiptarë. Këta të fundit, pasi paguanin tarifën e kërkuar, duhet të niseshin në Itali për trajnim dhe aty lidhnin më pas kontratën e punës që garantohej nga kjo kompani me bazë në Tiranë.

E gjithë kjo procedurë zgjaste 2 muaj e gjysmë. Në rastin e javës së kaluar që emisioni “Stop” denoncoi përmes kamerës së fshehtë, një qytetar pagoi 140 Euro për formularin e aplikimit dhe palët ranë dakord që ai të nisej për punë në Itali brenda 16 Tetorit. Por ai nuk u nis kurrë dhe nuk i mori paratë mbrapsht.

Pas denoncimit nga emisioni “Stop”, kjo kompani ka mbyllur zyrat që i kishte tek kullat binjake në mes të kryeqytetit. Jo vetëm kaq, por nuk ka paguar qiranë as për dy muajt e fundit dhe është zhdukur.

Gazetari: Si jeni? Një informacion duam për këtë italianin, Xhuzepe Xito…, për qiranë! E ka paguar?

Agjencia imobiliare: S’pagoi gjë dy muaj …

Gazetari: Dy muaj…?!

Agjencia imobiliare: Por jo për atë ambientin atje, për këtë këtu.

Gazetari: Mirë! Faleminderit! Punë të mbarë!

Emisioni “Stop” ka siguruar të dhëna të tjera për italianin Giuseppe Zito. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton që në emrin e tij janë të regjistruara edhe 13 biznese private, disa prej të cilave fiktive. Në zonën e ish-bllokut ka një restorant, si dhe në “Don Bosko” një piceri.

Gazetarja: Flet italisht?

Punonjësi i lokalit: Po, sigurisht!

Gazetarja: Kërkoj Xhuzepen! E kam parë aty te stenda.

Punonjësi i lokalit: Kë Xhuzepe?

Gazetarja: Xhuzepe Xito!

Punonjësi i lokalit: Aaa.., Xhuzepe Xito!

Gazetarja: E njeh? Te pizzeria Don Bosko! Unë banoj këtu dhe…

Punonjësi i lokalit: Nuk është këtu!

Gazetarja: Nuk ka ardhur?

Punonjësi i lokalit: Ncuq!

Gazetarja: Po a vjen? Më tha: hajde më tako, se kam një lokal!

Punonjësi i lokalit: Sinqerisht, nuk e di! Di, që janë ortakë diku.

LEXO EDHE:  Veliaj udhëtime rreth botës me paratë e shqiptarëve/ 90 mln lekë për bileta avioni, zbardhen tenderat

Gazetarja: Aaa, ok! Janë ortakë këtu, po thua?

Punonjësi i lokalit: Këtu nuk e di unë, se unë kam një tip menaxheri të parë, që flas vetëm me të. Pastaj gjërat e brendshme të tyre, nuk i di..

Gazetarja: Janë ortakë mes tyre?

Punonjësi i lokalit: Po! Ortakë mes tyre. Kanë edhe “Pasta mia” në qendër.

Gazetarja: Aaa… edhe në lokalin “Pasta mia” janë bashkë?

Punonjësi i lokalit: Po! Por këtu vjen, por jo çdo ditë. Dje ishte për shembull, sot nuk është.

Përpos këtyre bizneseve, në emër të italianit Giuseppe Zito figuron edhe një OJF, që ai pretendon se është nën ombrellën e Dhomës Tregtare Italo-Shqiptare. Por nga verifikimet rezulton se ky organizëm nuk njihet nga shteti italian dhe as nga ambasada italiane.

Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri është shoqata zyrtare, e cila thotë se nuk ka asnjë lidhje me Giuseppe Ziton, madje shton se ky i fundit i përdor edhe emrin.

Gazetari: Si je? Genci Angjellari, Tv Klan, Emisioni Stop! Ne thjesht duam të verifikojmë…Këtu është dhoma tregtare italo-shqiptare, zyrtarja?

Dhoma Tregtare Italo-Shqiptare: Kjo është dhoma tregtisë italiane në Shqipëri.

Gazetari: Zyrtarja?

Dhoma Tregtare Italo-Shqiptare: Zyrtare! Kjo është e njohur nga Ministria Zhvillimit Ekonomik në Itali dhe Ambasada Italiane.

Gazetari: Sepse ne kemi një të dhënë.., një shtetas italian, Xhuzepe Xito…

Dhoma Tregtare Italo-Shqiptare: Është një kopje e shëmtuar e jona…

Gazetari: E keni dhe ju këtë informacion?

Dhoma Tregtare Italo-Shqiptare: E kemi këtë informacion. E kemi kontestuar, por qëëëë..,ata thjesht perdorin një emër, qëëëë… dhe teorikisht ajo nuk duhet të ekzistojë, sepse ne jemi OJF dhe operojmë nëpërmjet regjistrit tëëë…Thjesht janë biznes, kanë përdorur një emër. QKB-ja jonë nuk i jep rëndësi fare kontekstit të emrit. Ne e kemi të regjistruar si markë, por ne e kemi Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri. Ata e kanë Italo-Shqiptare dhe ne s’mund të bëjmë asnjë gjë.

Gazetari: E kuptoj! Verifikim! Gjithë të mirat!

Edhe pse ka kaluar një javë nga denoncimi i parë i emisionit “Stop” për kompaninë mashtruese të punësimit, autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për qytetarët të cilët janë mashtruar dhe nuk u janë kthyer paratë. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE