Connect with Us

Shqipëria po boshatiset/ OKB nxjerr shifrat shokuese: 38 persona në ditë emigruan

Sociale

Shqipëria po boshatiset/ OKB nxjerr shifrat shokuese: 38 persona në ditë emigruan

Publikuar

-

Në një ditë nga vendi largohen 38 emigrantë më shumë se ato që kthehen, sipas të dhënave të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mesatarish emigracioni neto në një muaj është 1140 persona që largohen, sipas këtyre të dhënave

Që nga 1 janari deri me 4 tetor 2019 popullsia e vendit tonë është pakësuar me 2500 persona sipas projeksioneve të zyrës së Kombeve të Bashkuara “World Population Review”.

Pakësimi i popullsisë po vjen kryesisht për shkak të emigracionit të lartë, teksa vendi edhe gjatë kësaj periudhe mësohet të ketë pasur shtesë natyrore pozitive këtë vit.

Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2019 në Shqipëri kanë lindur 92 foshnja në ditë, teksa kanë vdekur 63 persona në ditë.

Numri i vdekjeve dhe emigracionit neto kalon numrin e lindjeve, duke bërë që popullsia e vendit të ketë një rënie në terma të përgjithshëm. Sipas të dhënave të Kombeve të bashkuara Shqipëria u pakësua më 9 persona në ditë gjatë vitit 2019. (lindje-vdekje-emigracion neto)

Popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet për dy arsye kryesore emigracioni neto ende në nivele të larta dhe numri i ulët e lindjeve. Gratë në Shqipëri lindin më pak se mesatarja 1.7 fëmijë për grua, teksa pritet shumë shpejt që numri i vdekjeve të kapërceje numrin e lindjeve duke e çuar vendin në një shtesë natyrore negative.

Shkalla e lindjeve ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit, teksa qeveria shqiptare, duke filluar nga viti 2020 qeveria do të fillojë të ofrojë stimuj financiar për prindërit në mënyrë që të rritte numri i foshnjave të lindura, thuhet në analizën e OKB-së.

LEXO EDHE:  A është Bosnja një “minë me sahat”?

Ritmi i rritjes së rritjes natyrore së popullsisë në Shqipëri pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Sipas OKB-së norma do të bëhet negative rreth vitit 2027.

Ora e popullsisë së Shqipërisë  tregon se për çdo 16 minuta lind një fëmije, në çdo 23 minuta vdes një person dhe vendi pakësohet me një person në çdo 38 minuta për shkak të emigracionit. Ndërsa në total popullsia e vendit pakësohet me një person në çdo 160 minuta.

Në të tjera të dhëna, OKB ka bërë parashikime të frikshme, sipas të cilave në skenarin pesimist, brenda 100 viteve Shqipëria do të ketë më pak sesa 1 milionë banorë.

Varianti pesimist parashikon që vitin në 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë  banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht./ Monitor

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopi Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka reaguar lidhur me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë).

Sipas tij, kjo bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin…

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin...

11 korriku sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2.6 njerëz, çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me afro 225 000 njerëz në ditë ose afro 83 milionë në vit.

Sipas algoritimit të “Worldometer”, sot numri i popullsisë është 7.97 miliardë banorë , ndërsa deri më 2050 popullsia pritet të shkojë në 9 miliardë.

Por krahas këtyre parashikimeve askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë pasoja do të ketë rritja e popullsisë së botës në mënyrën tonë të jetesës, por një gjë është e qartë: Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, atëherë presioni ndaj burimeve të planetit tonë të kaltër do të rritej pa masë.

LEXO EDHE:  Komisioneri Varhelyi jep lajmin/ “Bisedimet për negociatat me Shqipërinë do jenë në qershor”

LEXO EDHE:  Kërcënimet nga Irani/ Shqipëria tjetër ndëshkim pas dëbimit të dy diplomatëve

Do të nevojitej edhe të paktën një tokë tjetër për të furnizuar njerëzit. OKB-ja vendosi 11 korrikun si ditën e popullsisë së botës për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm, por ekziston vetëm një tokë për të gjithë. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Publikuar

-

Nga

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku ka aqaruar situatën se çfarë pritet të ndodhë në vijim pas aludimeve për pezullim të aktivitet sërish.

Ai pohoi se transporti urban po ndesh vështirësi ekonomike dhe s’mund të vazhdojnë më tej aktivitetin.

“Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim.

LEXO EDHE:  Moti i keq/Bllokohet aksi Gjirokastër Kakavijë. Rrezik edhe në Mirditë

LEXO EDHE:  Deputeti i Merkel për negociatat me Shqipërinë/ Nuk është as ‘po’ as ‘jo’

Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike….”, shprehet Rixhin Qosja.

Shoqata e Transportit thekson se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, që presin të realizohen nga qeveria.

“Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit”, tha Qosja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE