LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkelje gjatë drejtimit të mjetit/ Policia “me dorë të hekurt” ndaj shoferëve

23 Tetor 2019, 08:00, Kronika CNA
Shkelje gjatë drejtimit të mjetit/ Policia “me dorë të

Policia e Beratit ka arrestuar një 63 vjeçar pasi duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin P. Q., pa probleme për jetën.

Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim S. K., 47 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim nr. 43, datë 06.02.2019 e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po gjatë kontrolleve intensive të ushtruara nga Policia Rrugore janë evidentuar disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.
Janë vendosur gjithsej 34 masa administrative, gjatë 24 orëve të fundit, nga këto:
5 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
2 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
5 për parakalime të gabuara;
12 për ndalim, qëndrim i gabuar i mjeteve;
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore Berat apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë./CNA.al

Lajmet e fundit nga