LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëzimi i shtyllave të tensionit të lartë në Korçë/ Arrestohet 24 vjeçari

23 Tetor 2019, 12:45, Kronika CNA
Rrëzimi i shtyllave të tensionit të lartë në

Policia e Korçës ka arrestuar një 24 vjeçar pasi , iu gjetën pjesë metalike që dyshohet se janë marrë nga dy shtyllat e tensionit të lartë në aksin rrugor Korçë-Voskopojë të cilat u rrëzuan si pasojë e erës së fortë.

Në pranga është vënë shtetasi A.Q, 24 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, ushtruan në një pikë grumbullimi në lagjen nr.8 Korçë, ku ky shtetas ishte i punësuar, iu gjetën pjesë metalike që dyshohet se janë marrë nga dy shtyllat e tensionit të lartë në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, të cilat në datën 19.09.2019, si pasojë edhe e erës së fortë u rrëzuan.

Gjithashtu iu gjetën edhe suvenire të ndryshme, orendi shtëpiake, të cilat dyshohet të jenë vjedhur në datën 18.10.2019, në banesën e shtetasit I.K, në lagjen nr.1 në Korçë.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan objektet e vjedhura, të cilat ky shtetas kishte synim për t’i shitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”./CNA.al

Lajmet e fundit nga