Politikë
Reforma Zgjedhore/ PD ngre grupin e punës, nesër i bën karshillëk Komisionit parlamentar

Ndërkohë që ditën e nesërme, në orën 09.30 minuta Partia Demokratike do të mbledhë grupin e punës për Reformën Zgjedhore po nesër maxhoranca dhe opozita parlamentare kanë vendosur të takohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës.
Burime nga selia e PD-së, i thanë CNA.al se sakaq janë caktuar dhe emrat e personave që do të jenë pjesë e grupit të punës për Reformën Zgjedhore, i cili do të drejtohet në nivel politik nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Por pjesë e tij do të jenë dhe Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani. Përfaqësues në të do të jenë dhe të gjitha partitë e koalicionit. Kështu LSI ka caktuar tre përfaqësues; PR dhe PDIU nga dy përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga një përfaqësues./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Katër faktet që tregojnë sondazhet
Dy javët e fundit, mediat janë mbushur me sondazhe të vazhdueshme nga kompani të cilat kanë bërë edhe më parë në Shqipëri të tilla përllogaritje...