LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Mblidhet nesër opozita e bashkuar

23 Tetor 2019, 14:42, Politikë CNA
Reforma Zgjedhore/ Mblidhet nesër opozita e bashkuar

Opozita e bashkuar pritet të mblidhet nesër në orën 09:30 për të diskutuar për Reformën zgjedhore.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i është përgjigjur mazhorancës, duke thënë se ata duan të japin kontributin e tyre.

?Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tone për Reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore?, thotë Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga