Connect with Us

Parlamenti britanik rrёzon planin e Johnson pёr Brexit

Bota

Parlamenti britanik rrёzon planin e Johnson pёr Brexit

Publikuar

-

Parlamenti britanik votoi kundёr planit kohor tё kryeministrit Boris Johnson pёr Brexitin. Vendimi konsideorhet si goditje e rёndё pёr qёllimin e Johnsonit pёr daljen nga BE-ja mё 31 tetor.

Pas njё dёshtimi tё rёndё nё votimin e parlmentit britanik kryeministri Boris Johnson e pezulloi legjislacionin e tij pёr marrёveshjen e Brexit-it. Ai do tё negociojё me BE-nё pёr njё shtyrje tjetёr tё afatit. Por njёkohёsisht ai duhet tё avancojё edhe pёrpgatitjet pёr njё dalje pa marrёveshje nga BE-ja, tha Johnson tё martёn (22.10) nё mbrёmje nё parlament.

“Pasiguri edhe mё e madhe”

Kryeministri njёkohёsisht u shpreh i zhgёnjyer, qё dhoma e ulёt e parlamentit sёrish kёrkoi shtyrjen. „Ne po pёrballemi me pasiguri edhe mё tё mёdha tani”, tha Johnson. “BE duhet tё vendosё tani, se si do tё reagojё ndaj kёrkesёs sё parlamentit pёr njё shtyrje tё re. Qeveria duhet tё ndjekё drejtimin mё tё pёrgjegjshёm dhe tё pёrshpejtojё pёrgattjet pёr njё rezultat No-Deal.” Deputetёt mё parё nё votim e rrёzuan planin e ngjeshur kohor tё Johnson-it pёr Brexit-in. Gjithsej ishin 322 deputetё kundёr Johnsonit, dhe 308 pro planit tё tij.

Johnson pati kёrcёnuar, se shtegu pёr njё Brexit No-Deal hapet, nёse plani i tij dёshton dhe dalja mё 31 tetor ёshtё e pamundur. Pushteti pёr ecurinё e mёtejshme duhet tё jetё nё Britaninё e Madhe dhe jo nё Bruksel.

LEXO EDHE:  Berisha tregon dhuratën e Ramës për BE-në

Pёrmbajtja e marrёveshjes me BE-nё prej 110 faqesh pёr Brexit-in iu bё e ditur deputetёve tё hёnёn (21.10) nё mbrёmje. Shumё parlamentarё kёrkuan mё shumё kohё pёr t’u njohur me dokumentin. Ka nevojё pёr diskutime lidhur me qendrimin mbi tё drejtat e punёmarrёsve, normave pёr mjedisin dhe nё radhё tё parё mbi ҁёshtjen e unionit doganor qё lidhet me problemin e Irlandёs sё Veriut.

Dokumenti i Johnson-it parashikon, qё Britania e Madhe tё dalё nё fakt si e tёrё nga unioni doganor me BE-nё. Por de facto Irlanda e Veriut nё njё pjesё tё madhe do tё mbetet e lidhur me rregullat e tregtisё tё BE-sё. Nё parim marrёveshja e zhvendos kufirin nё jug tё ishullit irlandez. Kjo has nё rezistencёn e partisё protestante irlandezo-veriore, DUP./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për pezullimin e saj nga puna.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

LEXO EDHE:  BE rrit presionet ndaj Shqipërisë/ Kërkon SPAK dhe BKH

LEXO EDHE:  “Nuk na e ka fajin Europa”/ Vasili rendit faktet

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Rikthehen tërmetet në Turqi/ Lëkundje të forta shkundin vendin

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.0 të shkallës rihter është regjistruar vetëm pak minuta më parë në Turqi.

Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Evropiane e Tërmeteve, ndërsa deri më tani nuk ka njoftim për të lënduar apo nëse ka pasur dëme materiale.

Turqia u trondit para pak javësh nga një tërmet 6.8 i shkallës rihter dhe ka pasur paralajmërime nga qeveria që mund të preket nga një tërmet akoma më i fortë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Policja vrau katër familjarët dhe veten/ Kryetari i Gjilanit nuk përmban lotët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk ka përmbajtur dot lotët teksa do të jepte një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e 5- fishtë brenda familjes Bllaca.

Haziri thotë se familja Bllaca ishte një familje e respektuar dhe është tronditur nga lajmi tragjik.

“Është tronditës lajmi që sot ka ndodhur në Gjilan. Tragjedia që po kalojmë duhet të zbardhet. Shuarja e një familjeje është tragjedia më e madhe që mund të ndodhë. Ka qenë një familje e respektueshme, por deri këtu erdhi për shkak të problemit”, ka thënë Haziri me lot në sy./CNA.al

LEXO TE PLOTE