LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacion antidrogë në Sarandë/ Kapen dy persona me 26 kg kanabis në makinë

23 Tetor 2019, 11:55, Kronika CNA
Operacion antidrogë në Sarandë/ Kapen dy persona me 26 kg kanabis

Policia e Sarandës ka finalizuar antidrogë e koduar “Çuka”.
Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arreatuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga