LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mitro Çela/ Më gjuajnë për gay(?!)

23 Tetor 2019, 14:27, Satire Politike CNA
Nga Mitro Çela/ Më gjuajnë për gay(?!)

Në orën 20:00 nisa krosin. Në Parkun e Liqenit Artificial është hapur një rrugë – shteg për biçikleta. Në hyrje të rrugës takova Nard Ndokën me zonjën. – Ku e ke Ezmerkën? Vetëm në gjysmerrësirë? Mos ke dalë për të gjuajtur? – I re pikës. Më zbulove, sepse gjuan edhe vetë? Nardi qeshi. Zonja nuk e kapërdiu humorin? m?u duk. U ndamë.

Nisa një vrap të lehtë. Më prenë rrugën dy djem. Më i madhi më tha: – Xhaxhi! Di ku gjuhet seks me pare? – Ecni pëpara. Kthehuni djathtas. Dilni në breg të liqenit. Aty është ?Gjiri i kurvave.? E ka zbuluar Edi Rama, kur ishte ministër i Kulturës. – Zotni! Do të bësh një gojore? – më propozoi djali që ishte edhe më i vogli, edhe më i bukuri. – Nuk jam gay. Më pëlqejnë çupat? U largova me vrap. Djali më ndiqte duke thënë: ?Zotni!

Shkëmbejmë dy fjalë?!? Shpejtova hapin. Nuk di pse ndjeva si frikë. Si sëkëlldi!… Bëra nja 200 metra dhe u ktheva. Djemtë ishin ulur buzë rrugës. – Erdhi ky tipi. Ia paska qejfi një gojore, – tha njëri nga djemtë. – Për mua u ktheve? U bëre pishman? – Jo. Nuk jam gay. – Pse bën llafe! Një gojore të bën mirë! – Sa e ke pazarin? – Tani fole bukur. Varet!

Nuk qenke keq me bythë. Pensionistët e nisin me gojore dhe përfundojnë nga prapa. Pesë mijë lekë. Çmim i ulët. Sot e kemi sefte, de. Si fytyrë e parë. Ku punon? – Jam deputet! – Ke rrogë të lartë zotni? 10 mijë lekë pazari. Kaq u marr deputetëve? – Ke bërë gojore me deputetë? – Sigurisht. Kam klientë dy socialistë dhe një demokrat.

– Po ndonjë demokristian të ka rënë mes shalëve? – Nuk mbaj mend! Do të futemi në pyll, të shohësh Stambollin me sy hapur? – Me shumë gaz, por nuk jam gay. U ndamë. Pa bërë 50 metra më doli para çifti Ndoka. – Nard! Të doli fjala! Më gjuajtën dy djem. Më morën për gay? – dhe u tregova bëmën. – Kështu të gjen kur del mes pyllit vetëm, pa Ezmerkën, – tha zonja Ndoka. Dhe ha, ha, ha e ku, ku, ku….

Lajmet e fundit nga