LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Negociatat/ Basha citon McAllister: Zgjidhja më e mirë janë 9 kushtet e Bundestagut

23 Tetor 2019, 14:37, Politikë CNA
Negociatat/ Basha citon McAllister: Zgjidhja më e mirë janë 9

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se hapja e e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi.

Sipas tij, rruga e vetme është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman.

Basha ka publikuar deklaratën e kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister.

?Zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman, dritë jeshile për maqedoninë e Veriut dhe dritë jeshile e Kushtëzuar për Shqipërinë?, ka thënë McAllister.

Postimi i plotë i Bashës:
Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë.
Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.
Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Lajmet e fundit nga