Connect with Us

Ndryshime në Reformën Zgjedhore/ Zbardhet drafi i PS

Politikë

Ndryshime në Reformën Zgjedhore/ Zbardhet drafi i PS

Publikuar

-

Zbardhet drafti i PS për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.
Ndryshimet në këtë draft përfshijnë financimin e partive, barazinë gjinore dhe keqpërdorimin e administartës publike

Sipas draftit duhet të jenë të paktën 30% gra në Kuvend dhe 50% në qeverisjen vendore, por nuk përfshihet depolitizimi i administratës Zgjedhore.

Ndërkohë çështjet e Reformës Zgjedhore janë ndarë në tre grupe, atë të sistemit zgjedhor, emigrantëve dhe finacimit të partive.

Për çështjen e sistemit zgjedhor nga qeveria është caktuar Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino, ndërsa nga opozita parlamentare Myslim Murrizi dhe Nimet Musai.

LEXO EDHE:  PS-LSI tjetër koalicion?/Deputetja paralajmëron surpriza në shtator

Për çështjen e emigrantëve është caktuar nga qeveria Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, dhe nga opozita Korab Lita e Adriatik Alimadhi.

Për finacimin e partive politike është vendosur Blerina Gjylameti dhe Klotilda Ferhati nga qeveria, e nga opozita Arben Elezi dhe Ralf Gjoni.

Propozimet do të paraqiten në mbledhjen e nesërme të Komisionit.

Drafti i PS që pritet të miratohet në dhjetor nuk parashikon depolitizimin e administratës zgjedhore.

Kjo ka qenë një nga kërkesat kryesore të OSBE/ODIHR në rekomandimet e saj për reformën zgjedhore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Letra e biznesmenit për Ambasadën e SHBA/ Berisha: Veprime mafioze të Arbenit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit nga CNA.al të letrës së një biznesmeni drejtuar ambasadës së SHBA-ve e cila lidhet me pronat e Ben Blushit në emër të vjehrrit të tij.

Berisha i ka konsideruar akuza të rënda, ato që biznesmeni ka bërë në drejtim të Ben Blushit.

“Akuza të reja të renda me dokumenta kundër Arben Malavites! Biznesmeni denoncon Arben Malaviten, vjehrrin dhe bashkshortën e tij të implikuar në një aferë mafioze ndërtimi. Ai e denoncon veprimet mafioze të Arbenit, vjehrrit dhe bashkshortes së tij ndaj biznesit të tij në një letër drejtuar ambasadës së SHBA”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Mazhoranca në provë/ Ja ligjet ku përplasen PS-LSI

LEXO EDHE:  PS-LSI tjetër koalicion?/Deputetja paralajmëron surpriza në shtator

Biznesmeni Andon Dhima në letrën e çuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë shkruan akuza të forta që lidhen që nga kërkesa e Ben Blushit për të futur ortak vjehrrin, kalimin e pronësisë, gjyqet formale dhe deri tek përplasjet e sotme ku Ben Blushi me influencën e tij kërkon të rrëmbejë ç’të mundë./CNA.al



Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit me gjykatë pronat

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rinia shqiptare është më e papërfilluara”/ Zhupa: Qeveria e ka mbyllur ciklin e saj

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se rinia shqiptare është më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.

Sipas saj, sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, numërohen rreth 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria.



Më tej, Zhupa thekson se një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.

“Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.
RAMAVIRUSI ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare: ju shkatërroi arsimin me një reformë të dështuar ku nuk studiojnë dot pa qënë të pasur, ju shkatërroi punësimin me mungesën totale të incentivave për të rinjtë, me mungesën e investimeve të huaja, ju shkatërroi sigurinë me drogën dhe krimin që lulëzon, ju shkatërroi shëndetësinë me koncensione fantazma dhe asnjë shërbim për ta, ju shkatërroi qytetet duke i kthyer në vende që skanë aktivitete kulturore, rinore, por vetëm beton dhe beteja armësh.
Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, ne numërojmë rreth:
– 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilant ekonomik dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm. Pa llogaritur këtu ata që kanë ikur për studime, apo për punësim të ligjshëm.
Sipas raportit të fundit i CRCA dhe ANYN Shqipëri : Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të të rinjve:
– 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;
Pandemia e rëndoi më shumë gjendjen edhe problematikat e rinisë, po sipas raportit bazuar në anketa me të rinjtë:
– 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;
– 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;
– 88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;
– 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.
Një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.
Ditë të mira do vijnë me një plan të qartë të PD, me një program ku RINIA ka peshën e saj të padiskutueshme për ta ndërtuar të ardhmen europiane në SHQIPËRI”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beso i Taiwanit “dashurohet” me Veliajn pas largimit të Ndroqit

Publikuar

-

Nga

Beso i Taiwanit "dashurohet" me Veliajn pas largimit të Ndroqit

Beso i Taiwanit ka urdhëruar sot furça ndaj Lali Erit, nëpërmjet gazetës së tij të cilën e ka regjistruar në emër të një ish-tatimori.

E pretenduar si gazetë e përditshme pas këshillave të dhëna nga këshilltari multifunksional Baton Haxhiu, sot gazeta e Besnik Sulës njohur si Besoja i Taiwanit ka lëshuar një litar të gjatë, duke emëruar defakto Erion Veliajn në krye të PS.

Me skenarë që s’kanë asnjë zgjidhje tjetër Lali Eri merr PS, prandaj dhe sulmohet nga opozita, thotë Beso në shkrimin e porositur prej tij publikuar në gazetën Fjala. Çfarë halli ka Besnik Sula që fillon me furça me gazetën e tij, duke zgjedhur një strategji ndryshe nga kundërshtarët e Veliajt, nuk e bën me sulme por me përkëdhelje?! Në fakt kështu e kanë bërë të gjithë më parë edhe Ylli Ndroqi që sot shpallet si kundërshtari më i madh i Veliajt.



Është qesharake kur kujton faktin se Veliaj urdhëroi që Besos t’i merrej parkingu i Taiwanit për kënd lojrash për femijët dhe pati një përplasje të madhe ku u përdor edhe Ylli Ndroqi. Në atë rast shërbeu si aleat i Besos për të sulmuar Veliajn.

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimet/ Paralajmëron ndryshime në Qeveri?!

LEXO EDHE:  PD-LSI nuk shkojnë në komision/Nuk shkarkohet drejtoresha e AFM

Ylli, tani është vetëshpallur armik i Veliajt dhe kërkon të shpëtojë pasuritë duke e bërë çështje politike hetimin ndaj tij. Beso nga ana tjetër, dikur aleat i Yllit paska rilindur, duke e treguar publikisht “dashurinë” e tij për Veliajn. Bien e ngrihen një nga një, por tjetër Ylli e tjetër Beso. Pika e bashkimit mund të jetë Lali dhe interesat me bashkinë e Tiranës, por të paktën Beso nuk figuron as trafikant, as i arrestuar dhe as i hetuar për drogë.

Mëgjithse me këtë dashuri publike për Lali Erin duket shumë i “droguar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE