Connect with Us

Lulja e vyshkur e gjobave dhe abuzimeve

Politikë

Lulja e vyshkur e gjobave dhe abuzimeve

Publikuar

-

Është një lule shumë e preferuar në shtëpitë e shqiptarëve, lulja më e kultivuar në botë që në vitin 1970, çuditërisht emrin e saj e mban edhe dikush që me bëmat e gjëmat e saj, thjesht kur e lidh me fytyrën ku qëndron, harron lulen por të kujton vyshkjen.

Lulja, jeton deri në 10 muaj në kushtet e shtepisë, por kjo lulja tjetër që vaditet nga Beni që nuk eci kurrë dot vetë, është vyshkur keqazi shumë shpejt. S’ka vaditje apo doktor lulesh që i bën derman, edhe pse Beni që është linguist i kthyer në mjeshtër operacionesh, jo për të shëruar lulen, por për të vënë gjoba lart e poshtë në biznese, spo e shpëton dot.

Lulja nuk pagoi për disa vite qindra milionë lekë taksa në shtet pas kapi e përdori  në mënyrë të paligjshme jo pak por 5 frekuenca, disa nga të cilat i përdor edhe sot. Në fakt ligji i lejon një, por “lulja” ka disa copë.

E këto më pas i përdor për të vjedhur filma të cilat ua shet shqiptarëve si dhe kur të mundet.

LEXO EDHE:  Vendimi i koalicionit opozitar/ Blushi: Kërcënim për zgjedhjet tërheqja nga KQZ

Biznes i legalizuar dhe i mbështetur edhe nga qeveritë, se ndryshe quhet luftë kundër fjalës së lirë.

Të vendosësh gjoba ndaj bizneseve  ditë e natë, është punë e ndershme, të shantazhosh rivalët është punë e ndershme, të vjedhësh prodhimin e ta shesesh pa asnjë të drejtë është punë e ndershme. Kështu është vërtet, për lulen tonë që ka ngritur grup të gatshëm vetëm për aksionet e saj të ndershmërisë.

Ndodh në Shqipëri si askund tjetër, kur bën një emission për shantazh e më pas vendos gjobë qindra milionëshe, ai merr edhe çmim e vlerësohet.  Dhe sukseset vazhdojnë çdo javë, duke ngritur lart e më lart flamurin e gjobave dhe mbushur plot kasafortën.

Doktor Beni që drejton këto operacione speciale, sërish nuk po e kënaq sa duhet lulen e vyshkur që kasafortat e mbushura plot, nuk e lumturojnë dot më.

Ajo është djegur, sado ta vadisë Beni me milionat e gjobave, nuk e ndryshon dot, tani pasi e ka lodhur kaq shumë, ngelet vetëm ti thotë: U plake e dorë  nuk hoqe. CNA.al (vijon)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  Një vështrim mbi largimin e depresionit falë kësaj luleje

LEXO EDHE:  Jenifer Lawrence nuk di ctë bëjë

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar”/ Ngjela tregon se çfarë po e tmerron Presidentin

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika shqiptare. Të tremburit nga goditja antikorrupsion kanë rrënë në absurd politik, dhe po na shfaqin një tragjikomedi.
Meta sot foli për një lëvizje të gjerë popullore, që do ta drejtojë ai për të shpëtuar shtetin.
Është president i republikës, por nuk ka asnjë përfillje ndërkombëtare. Është një njeri i përbuzur ndërkombëtarisht nga politika perëndimore. Dhe, tani po kërkon ndihmë nga shqiptarët, të cilët i ka zhvatur në njëzet vjet rresht. Ka në rrezik edhe veten, edhe pronat e tij, të fituara me korrupsion, por neve na thotë se shteti është në rrezik. Dhe do revolucion. Po, me kë mendon ta bëjë këtë. Në fakt, ne na bën për të qeshur, por ai vetë është në vaj. Në të vërtetë, kështu shfaqen të gjitha tragjikomeditë.

l.
Presidenti Meta po e quan grusht shteti shkarkimin e tij. Dhe do t’i drejtohet popullit shqiptar, i cili, në fakt, nuk e sheh dot me sy Presidentin e tij Meta. Por, si ka mundësi që këtë “grusht shteti” në Shqipëri nuk po e sheh as Brukseli dhe as Uashingtoni?!
Megjithatë, Meta thirri sot vetë Bashën për ndihmë.

Ndërsa, Berisha dhe Basha e dinë që Meta është një i humbur që kërkon të ngrerë popullin në revolucion, por ata e dinë gjithashtu se ai ndërkohë nuk po di ku të fusë kokën, dhe prandaj kërkon ndihmën e tyre.

ll.
Çifti Meta thotë se paska blerë pallate dhe prona pa fund me “ndihmën” financiare të vjehërrit të Metës, një punonjës ambulant ky, që banonte në një gatibodrum te Shallvaret në Tiranë. Kjo është komedi.
Dhe, tani, të dy janë bërë si të tërbuar se do t’ua marrin ato prona me një proces diskreditimi. Por, edhe Meta do të shkarkohet, se tani nuk e bllokon dot më Gjykatën Kushtetuese. Këtu qëndron e vërteta e frikës Meta.

LEXO EDHE:  Komenton videon e Ramës/ Basha shpërndan lule në studion e Çanit

LEXO EDHE:  Ironia e gazetarit/ “Rama dhe Lali Eri edhe ferrin e kanë lule”

Sot, Meta na tha se e ka popullin me vete, ndërsa na tregoi gjithashtu se shpresën e ka te Basha dhe Berisha, që këta t’i drejtohen Partisë Demokratike për të mbrojtur Metën. Po, a nuk e di Meta që Basha ka një çështje të hapur në Uashington dhe Meta është krejt i padëshirueshëm për Uashingtonin?

Të gjithë këta, në fakt, janë të trembur nga reforma që po imponojnë amerikanët si politikë kundrejt një Shqipërie të korruptuar, me tendencën për të vendosur këtu drejtësinë dhe antikorrupsionin, kurse çështja Meta po kuptohet që do të jetë e para.

lll .
Ndërkaq, përkrahësit e tyre politikë, të korruptuar edhe ata, janë të trembur dhe po rrinë gjithë sy e veshë, duke pyetur: çfarë po ndodh?
Asgjë e veçantë. Po mbyllet laku juridik për shkarkimin e Metës. Ndërsa Meta kuptohet se është i likuiduar. Jermi i tij i sotëm, që tha se do t’i drejtohej popullit, erdhi si pasojë e frikës nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që ka nisur. Dhe prandaj e thirri Bashën, që bashkë të drejtonin revolucionin popullor për mbrojtjen e korrupsionit.
Kurse Basha, pasi doli nga Meta na foli nepër dhëmbë për një rrotacion abstrakt, se e di që Meta ka hyrë në luftë me Amerikën, por, ama, me një fishek.

Basha e provoi vjet me molotovët, që i shpërndau vetë te hordhitë e tija, dhe pastaj, pasi u kërcënua, shkoi me një frymë dhe i mblodhi po vetë. Po Meta, e di këtë?

E pra, ky në fakt është një aspekt i tragjikomedisë që vjen nga frika e ndëshkimit që po pritet të ketë korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri. Dhe, siç duket, tani jemi në fillimin e fundit të tij.

LEXO TE PLOTE