Connect with Us

“Lonely Planet”/ Qytetet më atraktive për t’u vizituar më 2020

Blog

“Lonely Planet”/ Qytetet më atraktive për t’u vizituar më 2020

Publikuar

-

Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturore jubilare. Salcburgu kryeson listën e tashmë edhe një qytet gjerman disi i harruar zë vendin e pestë: Ish-kryeqyteti, Bon.

Çdo vit shtëpia botuese australiane “Lonely Planet” klasifikon vendet më të rëndësishme për t’i vizituar duke u bazuar në listën redaksionale të saj. Sivjet me Salcburgun në vend të parë dhe Bonin në vend të pestë klasifikohen në listën top ten dy qytete nga hapësira gjermanofone!

“Lonely Planet” përmend si arsye jubileun e Festivalit të Salcburgut vitin e ardhshëm. Ky festival me rëndësi ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe artit skenik feston 100 vjetorin e sirrjedhojë kremtimet do tëjenë pompoze. Po ashtu qxyteti alpin u ofron vizitorëve një trashëgimi kulturore nga lista e UNESCO-s me qendrën historike barok, një kështjellë në kodër me panoramë të mrekullueshme dhe shtëpinë e lindjes së Wolfgang Amadeus Mozartit.

Pas Salcburgut renditet Uashington D.C. e papritur edhe Kairo në vendin e tretë të klasifikimit nga “Lonely Planet”. Aktualisht gjendja në Egjipt nuk është e stabilizuar. vetëm para pak ditësh një zëdhënës i parlamentit paralajmëroi qeverinë për rrezikun nga luftëtarët e huaj dhe terrori. Megjithatë kryeqyteti Kairo josh turistët me hapjen e Muzeut të ri të madh të Egjiptit vitin e ardhshëm. Në godinën pranë piramidave të Gizeh do të ekspozohen sendet nga varri i faraonit e ndoshta edhe mumja e Tutachamun-it, që ndërkohë ndodhet në Luksor.

Ägypten Pyramiden Cairo Gize (Getty Images/K. Desouki)

Edhe Boni josh vitin e ardhshëm me një ofertë të jashtëzakonshme kulturore dhe për këtë arsye renditet pas Galway në brigjet perëndimore të Irlandës në vendin e pestë. “Ish-kryeqyteti i BRGJ-së u shkëput prej radarit që pas zhvendosjes së kryeqytetit të Gjermansië së bashkuar në Berlin në vitin 1999. Por më 2020, në jubileun e 250 vjeotrit të lindjes së Beethoven-it, Boni kthehet në fokus, thuhet në rekomandimin e “Lonely Planet”. Me pa të drejtë Boni ka vuajtur nën hijen e qyteteve më tërheqëse. Por pikërisht në jubileun e madh qyteti buzë Rinit, që rjedh Bonn Deutschland Tourismus (Getty Images/I. Fassbender)“ëmbël ashtu si edhe simfonia e nëntë e Beethovenit”, definitivisht ia vlen të vizitohet.

“Kush shëtit në qendrën historike mesjetare me bazilikën Münster me dy kulla dhe në parkun pricëror, krijon një ide të përafërt për atmosferën romantike që ka frymëzuar dikur Beethovenin”, shkruajnë autorët e listës klasifikuese. Krahas shtëpisë së Beethovenit rekomandohet një vizitë në Shtëpinë e Historisë “Haus der Geschichte” dhe një shëtitje përmes ish-lagjes së punëtorëve në veri të qytetit. Këtu mund ta zbulosh Bonin në anën alternavië të tij.

Vendet nga pesë deri në dhjetë janë të shpërndara në tre kontinente: Krahas udhëtimit për në La Paz (Bolivi) dhe Kochi (Indi) rekomandohen edhe vizitat në qytetet Vancouver (Kanada), Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Denver (SHBA)./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Klaus Von Stauffenberg, Koloneli gjerman që tentoi të vriste Hitlerin për të shmangur shkatërrimin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

I lindur në një familje aristokrate, konti Klaus von Shtaufenberg, e ndjente se ishte detyra e tij të shërbente me nder, dhe mbronte kombin e tij gjerman. Ai besoi në fillim, se Adolf Hitleri mund të ishte njeriu për ringritjen e Gjermanisë. Por më vonë u zhgënjye prej tij, dhe iu bashkua një komploti kundër regjimit nazist, që në fund i mori jetën.
Lindi më 15 nëntor 1907 në kështjellën Jetingen të familjes së tij, që ishte prej 6 shekujsh një
nga familjet më me ndikim në jugun katolik të vendit. Si çdo gjerman tjetër i brezit të tij, fëmijëria e Shtaufenberg u ndikua shumë nga Lufta e Parë Botërore.

Ai vendosi të ndihmonte me çdo mjet Gjermaninë, që po i nënshtrohej kushteve të rënda të paqes nga Traktati i Versajës. Edhe kur fisnikëria u detyrua me kushtetutë të hiqte dorë nga privilegjet e saj, Shtaufenberg mbeti i përkushtuar ndaj vendit të tij. Në vitin 1926, ai u regjistrua në ushtrinë gjermane, në regjimentin e kalorësisë. Në pak vite, arriti të marrë gradën e togerit.
Hitleri u emërua kancelar i Gjermanisë po atë vit që Klaus u martua me gruan e tij, Ninën. Shtaufenberg e mirëpriti në fillim ngjitjen e Hitlerit në pushtet. Ai mendonte se Fyhreri do
të ndihmonte në rivendosjen e krenarisë dhe prestigjit të nëpërkëmbur të Gjermanisë.
Por nisi të ketë shumë shpejt dyshimet e para, pas së ashtuquajturës Nata e Thikave të Gjata në qershorin e vitit 1934. Për të forcuar pozitat e tij, Hitleri tradhtoi dhe eleminoi shumë njerëzit që e ndihmuan të ngjitej në pushtet.

Ngjarja e dytë që e shqetësoi aakoma më shumë Shtaufenbergun, ndodhi në nëntorin e vitit 1938. Gjatë 2 ditëve, trupat parmilitare naziste vranë dhjetëra hebrenj, dhe shkatërruan bizneset e tyre, në atë që mbeti në histori si ‘Kristallnacht’ (Nata e Xhamave të Thyer). Për Shtaufenberg, ‘Kristallnacht’, ishte një njollë mbi nderin e Gjermanisë.
Në atë kohë, ai u njoh me Hening von Treshkov, një oficer në komandën e lartë të ushtrisë gjermane, që e përdori pozitën e tij për të organizuar një grusht shteti. Që të dy ushtarakët, kishin shumë pikëpamje të njëjta. Më vonë, Shtaufenberg u promovua në gradën e kolonelit, dhe u dërgua të luftojë në Afrikë, me Divizionin e 10-të të Panzerave.
Ai e kuptoi gradualisht, se Gjermania nuk kishte asnjë shans për të fituar luftën. Ai u zhgënjye edhe më shumë me oficerët e niveleve të larta, që nuk pranonin t’i tregonin Hitlerit të vërtetën e situatës në terren. Një sulm i aleatëve në vitin 1943, e la të plagosur rëndë. Ai humbi syrin e majtë, dorën e djathtë, si dhe gishtin e vogël dhe atë unazës në dorën e majtë.

Mjekët menduan në fillim, se ai nuk kishte gjasa të mbijetonte. Edhe nëse ndodhte kjo, ai me siguri që do të mbetej përjetë invalid. Por Shtaufenberg pati një rikuperim të jashtëzakonshëm në më pak se 3 muaj. Për guximin e treguar në luftë, u nderua me medaljen e Kryqit të Artë.
Plagosja e rëndë, e bindi akomë më shumë Shtaufenbergun, se Hitleri duhet të rrëzohej nga pushteti. Pasi rifilloi punë në Zyrën e Përgjithshme të Ushtrisë në Berlin, ai komplotoi me oficerë si gjenerali Friedrih Olbriht, Shef i Zyrës së Përgjithshme të Ushtrisë në Komandën e Lartë.
Në fakt, Staufenberg nuk ishte i vetmi që e kundërshtonte në fshehtësi Hitlerin. Von Treshkov kishte kryer një atentat kundër Hitlerit në marsin e 1943-it. Ai vendosi një bombë në avionin e Fyhrerit. Por fatkeqësisht Hitleri zbarkoi në Berlin shëndoshë e mirë. Bomba nuk shpërtheu, për shkak të një defekti në siguresë.

LEXO EDHE:  Festivali i Beethovenit 2019 në Bon/ 1800 artistë nga e gjithë bota

Një javë më vonë, oficeri Rudolf von Gertsdorf, vendosi një bombë në trup, duke synuar
të vetëhidhej në erë, kur aty pranë të kalonte Hitleri. Edhe ajo përpjekje dëshoi. Pas zbarkimit tëAleatëve në Normandi në 6 qershor 1944, oficerët gjermanë të rezistencës u dëshpëruan.
Disa menduan ta shtynin planin, kur Aleatët të përparonin drejt Berlinit. Por Shtaufenberg nuk pranoi të tërhiqej.
Komploti i 20 korrikut, do të ndodhte ditën kur Shtaufenberg mori pjesë në mbledhjen e lartë të disa ushtarakëve në shtabin e Hitlerit në Prusinë Lindore, i njohur si “Strofulla e Ujkut”. Pasi kurdisi orën e bombës, koloneli hyri brenda në sallë, dhe vendosi me qetësi çantën e tij nën tryezën e madhe.
Hitleri dhe oficerët e tjerë ndodheshin rreth e rrotull. Pas disa minutash, Shtaufenberg përdori një pretekst për të dalë nga salla. Kur po afrohej tek makina e tij, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Gjatë kaosit që pasoi, koloneli arriti të kalonte të gjitha pikat e kontrollit, dhe t’i hipte një avioni që e çoi në Berlin, i bindur se askush nuk do t’i kishte mbijetuar shpërthimit.

Për fatin e keq të Shtaufenbergut dhe komplotistëve të tjerë, Hitleri i kishte shpëtuar sërish vdekjes. Shtaufenberg dhe 3 udhëheqësit e tjerë të komplotit, u kapën në zyrat e komandës, dhe u akuzuan për një grusht shteti. Më 21 korrik 1944, Klaus u pushkatua në oborrin e godinës bashkë me Olbriht. “Rroftë Gjermania e lirë”- ishin fjalët e tij të fundit.
Në ditët që pasuan, u vranë qindra komplotistë të tjerë. Vëllai i Shtaufenberg, Berthold, që ishte gjithashtu pjesëmarrës në komplot, u var në litar. Gruaja shtatzënë e kolonelit, Nina, u arrestua nga Gestapo, dhe u dërgua në kampin e përqendrimit në Ravensbryk.
Fëmijët e tij u dërguan jetimore. Familja u ribashkua më vonë, dhe gruaja e Klausit nuk u martua kurrë. Djali i Klaus, Bertield, kujton se kur mësoi se kush ishte babai i tij e pyeti të ëmën:”Si mundi ta bënte këtë?”. Dhe ajo i tha:”Ai besonte se duhej ta bënte për Gjermaninë”. Bertield shtoi:”Për mua, nuk ka dyshim se ai komplot, shpëtoi pak nga nderi i humbur i Gjermanisë”/Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si ndikon urbanizimi në valën e sotme globale të protestave

Publikuar

-

Nga

Protesta të shumta antiqeveritare, kanë paralizuar prej muajsh qytetet në mbarë globin, nga La Pazi në Bolivi, në Santiago në Kili, nga Monrovia në Liberia, deri në Bejrut të Libanit. Çdo protestë në këtë valë trazirash, ka dinamikën dhe kauzën e vet lokale. Por ato kanë ndërkohë edhe tipare të caktuara
Pasi u është sosur durimi me pabarazinë në rritje, korrupsionin dhe rritjen e ngadaltë ekonomike, qytetarët e zemëruar po kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit të shfrenuar, dhe rivendosjen e një sundimi demokratik të shtetit ligjor.

Nuk është rastësi, që Amerika Latine, ku ndodhet shumica e vendeve ku kanë shpërthyer protestat e dhunshme, dhe që janë më të zgjaturat, ka rritjen më të ngadaltë rajonale në botë,
me vetëm 0.2 për qind për këtë vit. Amerika Latine, është gjithashtu rajoni i botës me pabarazinë më të madhe.
Ish-presidenti i plotfuqishëm i Bolivisë, Evo Morales, mbështetja për të cilin ishte më e fortë në zonat rurale, u detyrua të dorëhiqej më 11 nëntor, pas dhunës që ushtria përdori për të shtypur trazirat e mëdha urbane, të cilat shpërthyen pas dyshimeve për manipulimin e zgjedhjeve të fundit.

Muajin e kaluar, edhe kryeministri i Libanit dha gjithashtu dorëheqjen pas protestave të mëdha popullore. Një faktor i pa analizuar në këto protesta, është emigrimi vendas nga zonat rurale ne ato urbane. Të gjitha kryeqytetet e pushtuara nga protestat, kanë një popullatë të madhe njerëzish të varfër që dikur jetonin ne fshat, dhe që u zhvendosën në qytet si pasojë e ndryshimeve klimatike, politikave kombëtare që dëmtuan fermerët e vegjël, apo si pasojë e një sistemi të tregtisë globale, që po varfëron bujqësinë lokale.
Qytetet në mbarë botën, janë rritur me një ritëm të paqëndrueshëm gjatë 7 dekadave të fundit. Në vitin 1950, zonat metropolitan të Nju Jorkut dhe Tokios, ishin mega-qytetet e vetme në botë, me më shumë se 10 milionë njerëz. Deri në vitin 1995, kishin lindur 14 mega-qytete. Sot, ka 25 të tillë.
Nga 7.6 miliardë njerëz që ka sot bota, 4.2 miliardë ose 55 për qind e tyre, jetojnë në qytete dhe vendbanime të tjera urbane. Sipas Kombeve të Bashkuara 2.5 miliardë të tjerë, do të transferohen deri në vitin 2050 në qytete nga zonat e varfëra rurale. Shumica e mega-qyteteve moderne, ndodhen në rajonet në zhvillim të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine.

Në këto rajone, rritja natyrale e popullsisë në qytete është shtuar nga emigrantët ruralë, që janë në kërkim të një jete më të mirë. Por në vend të jetës më të mirë, ato jatojnë në disa shtëpi dhe lagje informale, që quhen zakonisht me përçmim geto, ose “favela” në Brazil, “bidonvilles” në Haiti, dhe “vila miserias” në Argjentinë.
Çuditërisht, ato duken shumë të ngjashme në të gjithë globin. Të harruar nga qeveria lokale, këto zona nuk kanë zakonisht as kanalizime, as ujë të pijshëm të pastër, as energji elektrike, as qendra shëndetësore dhe as shkolla. Aty gjallojnë grupet kriminale, që merren me trafikun e paligjshëm të drogave, njerëzve dhe armëve.
Këto banda, janë shpesh të lidhura me partitë politike, duke shërbyer shpesh si forca e tyre e armatosur në këto zona. Shumë emigrantë rurale, që u mungojnë dokumentat e identitetit, të drejtat sociale, strehimi dhe shërbimet financiare, janë të detyruar të angazhohen në trafiqet e paligjshme.

LEXO EDHE:  Festivali i Beethovenit 2019 në Bon/ 1800 artistë nga e gjithë bota

Në këto lloj ekononomish kriminale, mbrojtësi i jetës janë bandat e armatosura.
Padrejtësitë e shumta të kësaj jete të përditshme, janë shkaktarët e zemërimit të shumë prej protestuesve të sotëm. Nga Kuito i Ekuadorit, deri në Bejrut të Libanit, margjinalizimi ekstrem
i kaq shumë njerëzve që jetojnë në geto të mëdha, ka sjellë tashmë trazira që janë shpesh vdekjeprurëse.
Për shembull, në Haiti, shumica e protestuesve që kanë protestuar për 9 javë kundër korrupsionit të dokumentuar të zyrtarëve, apo mungesës së karburantit dhe ushqimit janë, vijnë nga lagjet më të vafra të kryeqytetit Port-O-Prins. Ata janë shumë të motivuar të vazhdojnë të protestojnë, pasi përballen çdo ditë me urinë.

Edhe Kili, që është zyrtarisht vendi më i pasur i Amerikës Latine, ka shumë njerëz të varfër
që mezi e përballojnë jetesën. Protestat aty, që filluan në mes të tetorit pas rritjes së çmimit të biletës në metronë e Santiagos, përbëhen në mënyrë disproporcionale nga të rinjtë dhe emigrantët ruralë nga rrethinat e varfëra të kryeqytetit.
Ndër vendet e Amerikës Latine, Kili ka shkallën e dytë më të lartë të emigracionit të brendshëm në të gjithë Amerikën Latine, vetëm pas Panamasë. Bolivia renditet e pesta në rajon. Sipas një analize të vitit vitin 2015, që shqyrtoi të dhënat e 20 viteve mbi emigrimin e brendshëm, varfërinë dhe pabarazinë në 34 qytete në Afrikë dhe Azi, nuk është lëvizja aktuale e njerëzve nga zonat rurale në qytete, ajo që shkakton trazirat sociale.
Përkundrazi, janë mundësitë e pabrabarta në arsim dhe strehim, me të cilat përballen emigrantët nga zonat rurale që jetojnë në qytete, e shoqëruar kjo me margjinalizimin e tyre socio-ekonomik, ajo që nxit pakënaqësinë e banorëve në zonat urbane.
Njerëzit që kanë ikur nga fshatrat e varfër, vetëm për të gjetur një tjetër mjerim në qytete, kërkojnë më shumë. Dy shekuj pas rebelimeve fshatare, që rrëzuan monarkitë në mbarë Evropën, qytetet janë shndërruar në skena ku po shfaqet një pakënaqësi dhe zhgënjim, që mund të destabilizojë kombe të tëra./Pështatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

U frymëzua nga romani i Zhyl Vern, kush ishte gazetarja që udhëtoi anembanë botës për 72 ditë

Publikuar

-

Nga

Në vitin 1873, shkrimtari francez Zhyl Vern botoi librin “Rreth botës në 80 ditë”, rrëfimin imagjinar të një njeriu të quajtur Fileas Fog, që shfrytëzoi teknologjitë e reja të shekullit
XIX për të udhëtuar rreth e qark botës.
Nuk ishte një fantashkencë, pasi ato kohë njerëzit udhëtonin me anije me avull, ndërsa ishin ndërtuar linja ta gjata hekurudhore. Por u desh një grua e guximshme, që ta bënte të vërtetë
atë udhëtim. Elizabet Kohrein, me pseudonimin e saj si gazetare Neli Blaj, kishte fituar famë
si gazetarja e parë invetigative në botë, dhe si një njeri shumë kurajoz.

Investigimet e saj të bujshme, si zbulimi i kushteve të rënda të punëtoreve femra në fabrika, dhe hyrja e maskuar si paciente për 10 ditë në një spital psikiatrik, për të përshkruar trajtimin e të sëmurëve, kishin qenë aventura të jashtëzakonshme për kohën.
Ndërkohë, pasi lexoi romanin e Vern, Blaj i propozoi botuesit të gazetës ku punonte “New
York World” një sfidë të re:me lejen e tij, do të udhëtonte në mbarë botën, dhe do të dokumentonte përvojën e saj për gazetën. Xhon Kokril, u intrigua nga kjo ide. Por shefi i financave nuk u bind aq lehtë.
Ai nuk ishte i bindur mbi aftësinë e gruas për të pasur sukses, teksa preferonte të dërgonte në vend të saj një burrë. Por Blaj e kishte gati përgjigjen:”Shumë mirë. Fillojeni me një burrë,
dhe unë do të nis udhëtimin në të njëjtën ditë me të, do të raportoj për një gazetë tjetër, dhe
ta mund!”.

Botuesit në fund pranuan. Gazetarja mori me vete vetëm një valixhe të vogël me rroba, pa gjëra personale, dhe mjetet e shkrimit. Ajo nuk pranoi të pajisej me një pistoletë, për ndonjë rast rreziku. Ajo e nisi udhëtimin e saj nga Victoria Augusta në orën 09:40 të mëngjesit të 14 nëntorit 1889. Blaj synonte të kryente udhëtimin e saj rreth e rrotull botës në një kohë më të shpejtë se personazhi i librit të Vern, Fileas Fog, jo më shumë se 75 ditë e 4 orë.
Udhëtimi i gzetares nisi më vështirësi. Ajo udhëtonte në det për herë të parë. Volli shumë herë në anije, dhe pasagjerët që e shihnin ishin mosbesues nëse kjo grua kureshtare, mund të arrinte ta kryente misionin që kishte marrë përsipër. Në përpjekje për të ndalur të vjellat, Blaj u mbyll në kabinën e saj, dhe u përpoq të flinte sa më shumë.

Ajo u zgjua 22 orë më vonë nga një trokitje në derë. Kapiteni i anijes, kishte frikë se mos ajo kishte vdekur. Gjumi i gjatë i bëri mire, dhe Blaj e kaloi mirë pjesën tjetër të udhëtimit me shëndet të mirë. Sapo mbërriti në portin anglez të Sauthemptonit, gazetarja u kontaktua nga shkrimtari francez Zhyl Vern
Ai kishte dëgjuar për udhëtimin e saj, dhe e kishte ftuar për një vizitë në shtëpinë e tij në Amiens. Ajo e pranoi me kënaqësi ftesën, dhe udhëtoi 2 ditë rresht për të shkuar atje. Edhe pse
u ndërmjetësuan nga një përkthyes, të dy shkrimtarët patën një takim të këndshëm, gjatë së cilit Blaj mësoi se historia e Vern, ishte frymëzuar pikërisht nga leximi i një artikulli në gazetë.
Duke shpresuar të përfitonte nga popullariteti që kishte patur sfia e Blaj, revista amerikane “Cosmopolitan” dërgoi në të njëjtin uddhëtim një gazetare rivale, por që u nis në drejtimin e kundërt.
Elizabet Bizlend, u largua nga Nju Jorku në të njëjtën ditë me Blaj, duke pasur vetëm 6 orë kohë për t’u përgatitur. Ndërsa publikut iu shtua interesi për këtë sfidë të dytë, vetë Blaj nuk ishte në dijeni të rivales deri në mbërritjen e saj në Hong Kong ditën e Krishtëlindjeve.

LEXO EDHE:  Festivali i Beethovenit 2019 në Bon/ 1800 artistë nga e gjithë bota

Kur u pyet nëse ishte Neli Blaj, gazetarja që ishte “në garë për të udhëtuar rreth e rrotull botën”, u përgjigj naivisht se po. Bizlend kishte mbërritur në Hong Kong 3 ditë më parë, teksa botuesit e “Cosmopolitan”, kishin paguar ryshfete anijeve që të përshpejtonin oraret e udhëtimit.
Ndërkohë Blaj reagoi shumë shpejt:Unë nuk jam në garë me askënd. Nëse dikush tjetër dëshiron ta relizojë këtë udhëtim në një kohë më të shpejtë, ky është problemi i tij. Unë premtova të kryej këtë udhëtim brenda 75 ditësh, dhe do ta bëj këtë!”. Si një grua e vetme që udhëtonte vetëm, Blaj tërhoqi vëmendjen e shumë burrave. Në udhëtimin me anije nga Italia në Egjipt, u përhapën zëra se ajo ishte “një trashëgimtare e pasur amerikane, që udhëtonte rreth botës me paruke në vend të flokëve, dhe me një bllok të madh çeqesh bankare”.

Udhëtimi i saj u shoqërua me një sërë personazhesh, të cilat ajo i përshkroi në detaje në raportimet e saj. Edhe pse disa nga vëzhgimet e saj mbi racat dhe etnitë e tjera, do të konsideroheshin sot si fyese, ajo u përpoq të respektonte kulturat me të cilat u përball.
Ajo gaboi disa herë gjatë atij udhëtimi, si për shembull kur ofendoi padashje italianët, kur i
dha një monedhë një fëmije që lypte në rrugë. Ndërkohë e kaloi pjesën më të madhe të kohës, duke folur mbi stilin japonez të të veshurit, kuzhinën italiane, dhe gjuetinë e krododilëve në Egjipt.
Botuesit e saj, të detyruar të tregonin histori për të ruajtur interesin e publikut, nisën të botonin pjesë nga gazetat e huaja mbi udhëtimin e gazetares së tyre, dhe leksone gjeografie nga të gjitha vendet që vizitoi Blaj. Pas një udhëtimi prej afro 11 mijë km në Paqësor, dhe 2 javë heshtje, të gjithë u lehtësuan kur Blaj arriti shëndoshë e mirë në San Francisko.
Ajo u përshëndet në rrugë si një heroinë. Mbërriti në Nju Xhersi në orën 3:51 të pasdites të 25 janarit 1890, 72 ditë, 6 orë, 11 minuta dhe 14 sekonda, pasi ishte nisur prej aty. Ajo e theu me 3 ditë objektivin që i kishte vënë vetes, dhe me 8 ditë atë të personazhit imagjinar të Vern. Rivalja e saj, Elizabet Bizlend mbërriti 4 ditë e gjysmë më pas./Përshtatur  nga CNA.al

LEXO TE PLOTE