Connect with Us

Kush fshihet pas Xhemail Pasmaçiut? Cili është biznesmeni që mbështeti turkun terrorist?

Denoncim

Kush fshihet pas Xhemail Pasmaçiut? Cili është biznesmeni që mbështeti turkun terrorist?

Publikuar

-

Sot, Policia e Shtetit në një dalje publike për mediat raportoi se kishte parandaluar një akt terrorist dhe kishte arrestuar një person, e për më tej kishte zbardhur edhe strukturën e plotë të grupit kriminal terrorist.

Pas këtij lajmi, ka qenë gazetarja Klodiana Lala e cila në një koment të saj ka thënë se turku Abduselam Turgut është një person i cili ka patur probleme me drejtësinë shqiptare dhe në një ngjarje të viteve më parë ai është liruar nga Gjykata e Apelit megjithse nuk kishte një adresë të saktë shtëpie. Një ngjarje skandaloze kjo, për të cilën është folur disa herë.

Se kush është turku dhe cilat janë lidhjet e tij në Shqipëri, këtë e ka zbardhur gazetari Artan Hoxha në emisionin e tij ‘Xhungël’ të cilin e keni në linkun e mëposhtëm. Hoxha e thotë qartë se Abdylselam Turgut ka qenë një person i arrestuar në Turqi, sipas lajmit të dhënë nga medja e madhe e famshme turke Hurriyet në linkun e mëposhtëm, i cili flet për ngjarjen e vitit 1998 ku është arrestuar personi në fjalë. Më pas ka disa akuza të shkruara në media në lidhje me dy personat e tjerë që ka bashkëpunuar pikërisht Abdyleman Turgut edhe në Shqipëri.

http://www.hurriyet.com.tr/gundem/eski-futbolcuya-30-yil-39050797

 

Në atë kohë të arrestuar me Turgut kanë qenë disa persona Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha dhe shtetasi Xhemail Pasmaçiu.

Ajo që bie në sy është fakti se sot në Report TV, Artan Hoxha analizojë mjaft qartë dy personat e parë, por nuk tha asgjë për shtetasin Xhemail Pasmaçiu dhe të ardhmen e tij, pasi që pas vitit 1998, ai analizoi vetëm Fatmir Sofinë dhe Hekuran Hoxhën, për problemet me drejtësinë, trafiqet e drogës dhe shumë problematika të tjera. Por, në asnjë rast nuk sqaroi më tej se kush është shtetasi Xhemail Pasmaçiu.

Kush është ky ish-i arrestuar me turkun e akuzuar sot për terrorizëm dhe cili është aktiviteti i tij në Shqipëri?

Gazeta  Hurriyet shkruan se shtetasi Xhemail Pasmaçiu është një person i arrestuar së bashku me turkun e terrorizmit dhe një grup tjetër personash. Shkrimi në Hurriyet ekziston, por po ashtu ekziston edhe një dosje në Interpol.

Gati dy vite e gjysmë më parë, CNA.al i drejtoi një shkresë zyrtare në atë kohë Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ku i kërkoi të dhëna se kush ishte Xhemail Pasmaçiu. Kush ishte ky shtetas që ishte akuzuar për drogë në Turqi dhe a ekzistonte ky person me këtë emër?

Nga burimet zyrtare morëm një përgjigje se të dhënat e shtetasit Xhemail Pasmaçiu ishin të gjitha konfidenciale dhe private, si dhe nuk mund të bëhej asnjë publikim i tyre pa marrë leje më parë tek ai. Por, CNA.al mundi që nëpërmjet burimeve të saj të siguroj informacion të plotë në lidhje me shtetasin Xhemail Pasmaçiu.

Sipas të dhënave të marra nga regjistri kombëtar i gjendjes civile, kohët e fundit rezulton se shtetasi Xhemail Pasmaçiu ka ndryshuar mbiemrin e tij në 30 prill të vitit 1993. Emri nga Xhemail është ndryshuar në 1997. Ky ëhstë një fakt që vërtetohet nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

Flitet shpesh për shtetasin Xhemail Pasmaçiu, por të gjithë heshtin. Askush nuk jep detaje. As Policia e Shtetit nuk flet, as Interpoli, as Prokuroria nuk hap hetimet se kush është ky person kaq i rëndësishëm, të cilit paskan frikë t’ia përmendin emrin mediat, i cili në fakt është njeriu që ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin.

A është i njëjti Xhemail Pasmaçiu i arrestuar në Turqi, me Abduselam Turgutin, Fatmir Hoxhën dhe Fatmir Sofinë, me një pronar televizioni, apo është një personazh tjetër?

Xhemaili eshte ne Tirane me eskorte, me shoqerues, me makina te blinduara. Ndërkohë që Klodiana Lala ka bërë akuzën e saj, duke kërkuar që biznesmeni të hetohet, pa ia thënë emrin.

Emrin e Xhemail Pasmaçiut e përmend edhe gazetari investigative Artan Hoxha, por pa bërë lidhjen nëse është apo shtetasi shqiptar, apo biznesmeni shqiptar që dje ka patur emrin Xhemail Pasmaçiu dhe në pasaportën e tij të vjetër është arrestuar për drogë në Turqi. Më poshtë keni linkun e gazetës Hurriyet arrestimi i tij, si dhe disa materiale të tjera të publikuara nga CNA.al në lidhje me këtë ngjarje./ CNA.al

Sulmi i celulës terroriste iraniane/ Artan Hoxha zbulon biznesmenët shqiptar (Emrat)

Deklarata “bombë” e Klodiana Lalës/ Kush është biznesmeni shqiptar që mbron bosin e mafies turke

Foto-Sulme terroriste gjatë festës fetare në Tiranë/ Zbulohen detajet

 

1 Koment

1 Koment

  1. Ismail Cira

    23 Tetor, 2019 at 10:56 pm

    Ylli Ndroqi 😂😂😂😂

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncon “Stop”/ Kurum, kompania që vjel pasuritë e Shqipërisë përmes gjyqësorit!

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” sjell detaje mbi aktivitetin e kompanisë “Kurum”, nga viti 1998 e deri më sot dhe rezulton, se në më shumë se 20 vjet, kjo kompani ka vjelë resurset tona kombëtare përmes një mijë e një manovrave.Në vitin ’98 iu dha me koncension Ndërmarja e prodhimit të hekurit, Elbasan, të cilën e privatizoi në vitin 2008.Në vitin 2010 iu tha me koncesion Miniera e Kalimashit dhe Rafineria e Naftës në Cërrik.Në 2013-ën, Kurumi mori me koncension 4 hece, në Mat dhe Sarandë.Nga viti 2016 deri në 2018-ën, Kurumi nisi procedurat e falimentit dhe në këtë kohë aktivizoi sërish shoqërinë përmes gjykatës.Në të gjitha sipërmarrjet e veta, Kurumi dështoi. Në Rafinerinë e Cërrikut u premtuan 48 milionë euro investime, por në fund u shit për skrap.Terminali i Kontenierëve në Durrës nuk përmbushi investimet dhe kushtet e kontratës. Koncensioni u hoq nga Gjykata e Apelit Administrativ, por ky vendim nuk është ekzekutuar deri më sot. Në Minierëm e Kalimashit, ndër më të mëdhatë në vend, Kurum sërish nuk zbatoi kontratën.Gazetarët e “Stop” sjellin edhe skandalin e relatorit të Apelit Administrativ, Arjan Qafa, i cili nuk shfuqizon kontratën koncesionare, krejtësisht në shkelje.Një analizë e shkurtër e gjyqtarit, tregon, se pasuria e tij është absolutisht e pajustikueshme.Rezulton, se gruaja e tij, me punën si mësuese dhe shitëse, ka kursyer 710 mijë euro për 5 vjet?! Arjan Qafa zotëron edhe 6000 m2 tokë bujqësore në Gjurm-Kurbin dhe 1000 m2 tokë pyll në Shëngjin.

LEXO EDHE:  A janë drejtorët e arrestuar peshq të mëdhenj?/ Flet Artan Hoxha

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Sjellje banditeske ndaj punonjësve nga Drejtori i Ujësjellësit!

Publikuar

-

Nga

Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellësit ushtron terror ndaj punonjësve në mënyrë që ti detyrojë të largohen nga puna për ti hapur rrugë punësimit të kontigjenteve militante të “rilindjes”. Për këtë sipërmarrje Drejtori është urdhëruar nga deputeti i zonës, Eduart Shalsi…Denoncimi vjen nga ish kryeministri Sali berisha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale.

“Sjellje banditeske ndaj punonjesve nga drejtori i ujesjellesit!” e nis postimin Berisha, duke vijuar:

“Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!
Drejtori i emeruar nga Eduart Shalsi ne Ujesjellesin e Pogradecit, Johan quhet, ju ben terror punonjesve profesioniste prej vitesh per largim nga puna, madje me nje metode terroriste duke ju hequr ditet e punes, dite ne te cilet keta punonjes kane fakte qe kane qene ne pune dhe madje duke lene gjurme ne ato dite.
Nje urdher te tille e ka marre nga deputet i Shalsi pasi kerkon te punesoje njerzit e PS!

Ju lutem anonim sepse keta legena ndjekin gjithe fisin si ne kohen e komunizmit!

LEXO EDHE:  A janë drejtorët e arrestuar peshq të mëdhenj?/ Flet Artan Hoxha

Respekte doktor!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Top Channel i quajti banorët “shpellarë”/ Eni Vasili sherr live me Klevis Balliun

Publikuar

-

Nga

Ish deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ndezur sherrin me moderatoren e “Open”, Eni Vasili, gjatë emisionit të mbrëmjes së sotme ku po diskutohet rreth prishjeve që po ndodhin në zonën e Astirit.

Konvertimi i debatit në sherr ka ndodhur kur diskutimi u kanalizua në dhunën që banorët protestues ushtruan ndaj gazetarit të TV “Top Channel”, Andi Bora. Klevis Balliu vlerësoi se nuk u dhunua gazetari por emri i telvizionit, ndërkohë që moderatorja Vasili korrigjoi duke përkufizuar: “Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”.

“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë”, ka këmbëngulur Balliu.

“Jo, jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë?” iu kundërpërgjigj Eni Vasili, e cila u kërkoi banorëve të kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora. Banorët e Unazës së Re kërkuan falje, ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu nuk pranoi ta bënte një gjë të tillë.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon se për çfarë bën fjalë videoja për të cilën paralajmëroi Ramën

“Klevis mos ndërhyj, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë!”- i tha Eni Vasili, Klevis Balliut, pasi në krah të moderatores Vasili i doli dhe analisti Andi Bushati.

“Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë e pastër ndaj gazetarit. Kjo nuk duhet të ndodhë”, vlerësoi Andi Bushati, gjë që e detyroi çunin e Fahri Balliut të pranonte se nuk ka patur një deklaratë nga TV “Top Channel”, që ti ketë etiketuar banorët “shpellarë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE