Connect with Us

Kapen me kanabis në çantë/ “Shqiponjat” arrestojnë dy të rinj

Kronika

Kapen me kanabis në çantë/ “Shqiponjat” arrestojnë dy të rinj

Publikuar

-

Në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas për shpërndarje dhe shitje të narkotikëve.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, kanë arrestuar shtetasit R. K. 27 vjeç dhe F. D. 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 2, Cërrik, Elbasan.

Arrestimi u bë pasi në vendin e quajtur “Rrotondoja e Bardhajve”, në dalje të qytetit të Shkodrës, këta shtetas janë ndaluar dhe gjatë kontrollit i është gjetur në çanta një sasi prej 37.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U shpallën “Non Grata” tre ditë më parë/ Diplomatët iranianë largohen nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Dëbohen nga Shqipëria dy diplomatët iranianë që u shpallën “Non Grata” 3 ditë më parë.

Diplomatët Mohamad Ali Arz Peimanemati dhe Sejed Ahmad Hoseini Alast janë larguar sot nga Shqipëria dhe janë dërguar drejt Iranit.

Ministria e Jashtme deklaroi se iranianët ka kanë zhvilluar në vendin tonë, veprimtari që nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik.

Ata dyshohet se kishin organizuar akte terroriste në Shqipëri, në bashkëpunim me gjeneralin e vrarë Kasem Sulejmanin.

LEXO EDHE:  Aureli plagos në Velipojë arrestohet për drogë në Itali

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 policët privatë në Fier/Vodhën naftën e Gazsjellësit TAP (Emrat)

Ndërkohë kujtojmë se ka shkuar në 4 numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga vendi jonë, pasi në vitin 2018 ambasadori Golamhosein Mohamadnia dhe përfaqësuesi i tij u shpallën “Non Grata” për të njëjtën arsye./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ka marrë 5 plumba”/ Mjekët flasin për të plagosurit në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Pas atentatit të mbrëmjes së sotme, mjekët kanë folur rreth dy të plagosurve Nikollaq dhe Roland Çepaj.

Mjekët kanë treguar për mediat se Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, ndërsa 36-vjeçari Nikollaq Çepaj ka marrë 5 plumba në kokë dhe në trup.

Ata thonë se 36-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë ndodhet në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Nikollaq Çepaj, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu, dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën Transballkanike.

LEXO EDHE:  Aureli plagos në Velipojë arrestohet për drogë në Itali

LEXO EDHE:  Aureli plagos në Velipojë arrestohet për drogë në Itali

Rreth dy orë pas të shtënave, në aksin Vlorë-Fier, në një rrugë dytësore, u gjet një makinë tip “Benz” e djegur dhe brenda saj një armë kallashnikov.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij atentati, me dy të plagosur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në kokë dhe trup/ Njëri prej të plagosurve në Vlorë, me urgjencë drejt Traumës

Publikuar

-

Nga

Nikollaq Çepaj, njëri prej të plagosurve në atentatin e mbrëmjes së sotme është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Tramës në Tiranë.

Mësohet se Çepaj është në gjendje të shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në trup.

36-vjeçari, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu, dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën Transballkanike.

Ai mbeti i plagosur së bashku me Roland Çepajn, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

LEXO EDHE:  Kapshticë/ Kapen 121 kg drogë, pranga 4 shqiptarëve

LEXO EDHE:  Greqi denime ekstreme per trafikantet e droges/10 vite burg per 10 mije euro droge, burgim te perjetshem me 75 mije euro

Rreth dy orë pas të shtënave, në aksin Vlorë-Fier, në një rrugë dytësore, u gjet një makinë tip “Benz” e djegur dhe brenda saj një armë kallashnikov.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij atentati, me dy të plagosur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE