Connect with Us

INU në Elbasan me “dorë të hekurt”/ Fadromat “mësyjnë” edhe socialistët

Politikë

INU në Elbasan me “dorë të hekurt”/ Fadromat “mësyjnë” edhe socialistët

Publikuar

-

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik në Elbasan, ka vite që ka bllokuar, penalizuar dhe shkatërruar nga themelet, çdo objekt që ka rezultuar me shkrlje ligjore.

Duke folur për “CNA.al” drejtori i INU në Elbasan, Leli Kaja deklaroi se “nuk kemi toleruar asnjë qytetar, asnjë socialist, madje e them me bindje se ata kanë qenë ndoshta më të prekurit nga fadromat tona, partia ime ka qenë dhe mbetet ligji dhe zbatimi i tij”.

Duke folur mbi problemet e ditës, zoti Kaja tha se “vetëm për vitin 2018- 2019 kemi nisur drejt Krimit Ekonomik dhe Prokurorisë qindra denoncime me fakte dhe jo llafe, kemi nisur drejt organeve të zbatimit të ligjit, qindra emra subjektesh dhe personash që janë kapur me shkelje ligjore, dhe se Prokuroria dhe Gjykatat duhet ti ndëshkojnë.

                       Leli Kaja

INU Elbasan, përgjatë vitit 2019 ka vazhduar me plan-inspektimin duke vjelë edhe informacione nga banorët e qytetit dhe zonave rurale, për çdo objekt  që tenton të ngrihet duke shkelur ligjin.

Ne jemi në fazën e bashkëpunimit intensive me Kadastrën e Shtetit, organet e policisë, gjykatë e prokurori, për të evidentuar dhe prishur çdo objekt që nuk e ka marrë lejen e legalizimit, apo për çdo objekt që pengon me dashje investimet, si rrugët, kanalizimet, etj.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Mjeti përplas motorin, plagoset drejtuesi

Aksionet e INUV Elbasan kanë vazhduar edhe përgjatë muajve të verës, ku janë prishur mbi 118 objekte në zona ku janë ngritur pa leje mbi rrjete ujësjellësi, kanalizimet e ujërave të zeza, që kanë bllokuar rrugica dhe rrugë dytësore në lagje dhe zonat e banuara fushore dhe malore”.

Sipas zotit Kaja “mbështetja nga Bashkia ka patur në sfond evidentimin dhe verifikimin e çdo leje ndërtimi, për të mos toleruar asnjë që shkel kondicionet urbanistike, apo që guxon të ngrejë ndonjë kat shtesë mbi ato ekzistuese”.

INUV Elbasan, pret  dhe shqyrton çdo ditë mbi 250 ankesa dhe kërkesa  nga  subjektet  private dhe qytetarët, duke nisur madje  edhe të shtunave  në  terren  inspektorët e vet. Shumë shpejt do të nisë një tjetër aksion për zhbllokimin e hapësirave të gjelbërta në disa lagje të Elbasanit, dhe zonave rurale në atë Bashki./ Artur Ajazi-CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zbardhet vendimi i Gjykatës franceze për “Escobarin” turk/ Kush e strehoi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Zbardhet vendimi i Gjykatës franceze që ka shpallur në kërkim Faruk Baybesin, i cili pritet të ekstradohet nga Shqipëria.

Urdhri është marrë më 13 janar të vitit 1998, por që prej asaj kohe i konsideruari si “Escobari i Ballkanit” nuk kishte rënë në duart e drejtësisë, deri para pak ditësh që u kap nga autoritetet shqiptare.

Vendimi i Gjykatës së Nantës ka zbuluar emra të rrjetit të trafikantëve, i cili njihet si një organizatë me koordinim të përsosur në fushën e krimit. Ata rekrutonin transportuesit e heroinës dhe nga ana tjetër fitoni miliona para, që më pas i pastronin dhe i depozitonin si të ardhura të të dashurave.

Faruk Baybesin, thuhet në dosje, është djali i kreut të grupi kurd me shkurtimet P.K.K. (Kurdistan Workers Party).

Drejtësia franceze vërtetoi se Mahmut Baybasin, babai i Faruk, është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të heroinës dhe nuk mundi të vërtetojë akuzat e tjera të ngritura ngaj tij.

Në vendimin e Gjykatës franceze, të siguruar nga gazeta “Si” përmendet edhe arratisja e “Escobarit” në Shqipëri, ku mendohet se është pritur nga disa personazhe që veprojnë në fushën e narkotrafikut, dhe që janë të maskuar pas bizneseve në dukje të ligjshme, por këto mbeten vetëm aludime dhe nuk janë vërtetuar.

“Më 20 dhjetor 1995 shërbimet doganore greke arrestuan në kufirin greko-turk Hundi Mehmet dhe Loutier Karine, që të dy banues në Nantes. Ata po transportonin me automjetin e tyre 43 kilogramë heroinë që vinte nga Turqia. Hetimet e kryera në Nantes, bisedat telefonike ndërmjet Hundi dhe motrës së tij dhe të babait të Karine Loutier krijuan idenë për kryerjen e trafikut me shtrirje ndërkombëtare. Nantes mendohej si një nga vendet ku po ndodhte organizimi. Hetimet nxjerrin në pah Joseph Sirrin dhe Jerome Sarrasin, për realizimin e këtij trafiku”, thuhet më tej në vendim.

Karine Loutier u mor në pyetje nga prokuroria dhe mohoi të dinte diçka për trafikun e  heroinës.

“Kam shoqëruar mikun tim Mehmet Hundi në Turqi, pasi kishim planifikuar të fejoheshim dhe aty kam njohur Joseph Sirrin në hotelin Tashan në Stamboll ku qëndronte edhe Mehmeti, i prezantuar si një mik”, ka deklaruar ajo, por Hundi i kishte thënë që Sirin i kishte paguar makinën, shpenzimet e udhëtimit dhe hotelin.

Ndërkohë, Mehmet Hundi pranoi se Sarrasin dhe Sirrin e kishin rekrutuar për të realizuar një udhëtim me tetë kilogramë heroinë për në Spanjë. Gjykata thekson se vajza e re ka qenë çelësi kryesor për këto hetime, pasi ajo ka pranuar më pas që kishte dijeni prej një viti për “përdorjen si transportues heroine të mikut të saj” dhe ka treguar se ka takuar një person të quajtur Tony, i cili ishte arratisur për shkak të një vrasjeje.

Ajo ka zbuluar edhe emra të tjerë si Baulent, i cili do paguhej 100 mijë franga për një udhëtim ku do trafikonte heroinë, ndërsa sipas saj Sirrin merrte dyfishin.

LEXO EDHE:  Korrupsion në universitet/ Arrestohet dekani dhe dy pedagogë

LEXO EDHE:  Parqet Kombëtare/ Qendrat e Vizitorëve në “hapin dyert” për turistët

Ndërkohë Jocelyne M ka deklaruar se është e vetdijshme që shumat e derdhura në bankë nga Sirin prej 144 mijë franga vijnë nga trafiku i drogës.

“Jam rekrutuar në vitin 1993 nga Mehmet Kazim me nofkën Tony (hetimet treguan që ky person është Mehmet Irmak) dhe që është ortak me Mehmet Ipek që qëndron në Spanjë. Për këtë organizatë kreva një udhëtim me 17 kg heroinë dhe drejtova një udhëtim të dytë nga Turqia në Spanjë të kryer nga Jerome Sarasin me 8 kilogramë”, është dëshmia e Sirrin.

Ai ka shkuar në Turqi me të dashurën dhe është kthyer duarbosh, pas droga nuk ishte gati, por meqenëse nuk i mori paratë e premtuara vendosi të lidhet me një organizatë kurde.

Ndaj për dërgimin e heroinës nga Turqia në Spanjë u besua Hysein Baybesin.

“Faruk siguronte furnizimin e lëndëve narkotike nga Stambolli. Pikërisht për llogari të kësaj organizate Sirin kishte rekrutuar Mehmet Hundi (i cili u kap në Greqi). Sirin deklaron ndër të tjera që Bulen Dikmen kishte transprortuar para me vlerën 33 mijë pesetas nga Spanja në Turqi për llogari të kësaj organizate kurde”, thuhet në dokument.

Nga ana tjetër, në dhjetor të 1994-s, Dikmen nuk pranon të transportojë heroinë, por vetëm para nëq këmbim të 35 mijë frangave për transport dhe këto para i depoziton në llogarinë bankare të mikeshës së tij, Jocelyne Le Mogne, duke e informuar edhe këtë të fundit.

Sipas prokurorisë,një nga urdhëruesit kryesor ishte Kazim Dogan, i cili përdorte një pasaportë holandeze në Spanjë me identitetin Mehmet Irmak. Sirrin thuhet se ka pranuar takimin me Mahmud Baybasin në Madrit, pasi e cilëson këtë të fundit si kontaktin kryesor në Stamboll.

Drejtësia franceze shpjegon me detaje se si shkatërroi rrjetin e herinës të strukturuar në mënyrë të përsosur.

“Në qendër të trafikut ka prova që fajësojnë Mahmut dhe djalin e tij Faruk Baybesin, që qëndrojnë në krye të kësaj organizate. Nga Spanja dhe Turqia ata udhëhiqnin operacionet, furnizimin me drogë dhe pritjen në Spanjë”, theksohet në vendimin e  gjykatës, teksa ngrihen akuza se Faruk Baybasin ka kryer veprime të trafikut në kuadër të një bande të armatosur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Që PD dhe LSI të regjistrohen në zgjedhje u duhet një deputet ose nënshkrimet e votuesve besnikë

Publikuar

-

Nga

LSI ka rekrutuar së fundi deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, të përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste.

Gjetani edhe i ka “shpjeguar” rrethanat në një intervistë elokuente për News 24.

Duket se një rol të madh në vendimmarrjen e Gjetanit ka luajtur tërmeti!?

“Ideja ka lindur pas periudhës së tërmetit, në atë moment kuptova se Rama nuk po reflekton për zonën e Kurbinit në mënyrë absolute. Nuk e kisha vendos që të kaloj në asnjë parti, qëllimi im ishte që të përfundonte legjislatura, mandati dhe të merrem me punët e mia private. Por më ka habitur mllefi që ka z.Rama për Kurbinin dhe për qytetarët e Kurbinit. Kjo ishte aryseja që unë mendova të bëj një lëvizje të kaloj në një parti tjetër”, ka thënë Gjetani.

Me fjalë të tjera, nëse nuk do kish patur tërmet, ky vendim i Gjetanit mundet të mos ish marrë kurrë.

Është e pakuptueshme se çfarë roli do ketë në tejkalimin e pasojave të tërmetit, anëtarësimi i Gjetanit tek LSI, por një gjë është e qartë: LSI nëse do ketë zgjedhje, kur të ketë zgjedhje, do regjistrohet si subjekt zgjedhor.

Për këtë i duhet të paktën një deputet me siglën e LSI. Ndryshe do i duhet të mbledhë firma votuesish.

LEXO EDHE:  Makina përplas kalimtarin në Elbasan, shoqërohet drejtuesi

LEXO EDHE:  Makina përplas kalimtarin në Elbasan, shoqërohet drejtuesi

Tërmeti me sa duket, e bëri një të mirë. I ofroi LSI-së një “kokër”r deputeti. Aq sa duhet që Monika mos nxjerri Tit Vasilin rrugëve për të siguruar nënshkrime mbështetësish.

Të shohim se si do e zgjidhi nga ana e tij Lulzim Basha këtë punën e nënshkrimeve që do i duhen. Urojmë që ndonjë deputet i grupit demokrat, që po punon ende si i infiltruar duke ju gëzuar inteligjencës së vet dhe asaj të liderit që i lindi ideja e infiltrimit, të mos jetë duke pritur një tërmet tjetër për të shpallur vendimin.

Sidoqoftë vetëm kur i infiltuari do të vendosë të bëjë outting, atëherë mund të kuptojmë që zgjedhjet janë nja 6 muaj larg.

Sa kohë që as pas dy tërmeteve, asnjë nga brenda grupit demokrat, s’po rilidhet me sigël me PD-në, zgjedhjet nuk janë afër.

Veç nëse Luli kësaj radhe, i ka dhënë fjalën Ramës që kur të hyjë në zgjedhje do i ofrojë jo vetëm fitoren e sigurtë, por edhe listat e detajuara të votuesve të bindur të PD. Në atë rast, do i duhet të nxjerri Gazin që të mbledhi nënshkrimet që i duhen për të regjistruar PD-në në zgjedhje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lirimi i Indrit Dokles/ Gjonaj “shuplakë” gjyqtares

Publikuar

-

Nga

Lajmi i lirimit të anëtarit të bandës së Durrësit Indrit Dokles bëri bujë në media, pasi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimin e gjyqtares Enkeleda Hoxhaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ka cilësuar si të paligjshëm, ndërsa thekson se është se për lirimin është sinjalizuar kohë më parë dhe ka shprehur shqetësimin.

“Për çështjen Dokle ne kemi pasur një sinjalizim dhe më herët nga drejtoria e burgjeve dhe e shërbimit të provës ku ka pasur një indicie të cilën e kemi referuar si shqetësim tek institucionet e drejtësisë. Ka qenë një indicie që mund të lirohej subjekti. Kur është dhënë vendimi nga gjyqtarja kam filluar një hetim administrativ. Nga verifikimi paraprak që kemi kryer ka rezultuar që vendimi i gjyqtares është marrë në kundërshtim me kodin penal dhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë. I jam drejtuar të gjitha institucioneve të drejtësisë edhe KLGJ që të marrë menjëherë masën për pezullimin e gjyqtares dhe KLP dhe ONM me qëllim që këtë gjyqtare apo subjekte të tjera t’i përfshijnë në mënyrë prioritare për vetting”, u shpreh ministrja në emisionin “Kjo javë”.

Më tej ajo theksoi se marrjen e një vendimi të tillë nuk mund ta parandalojë, pasi nuk është rasti i parë.

“Nuk është rasti i parë. Nëse ka pasur një reagim të fortë nga ana ime ka qenë pikërisht që këto fenomene të parandalohen. Ka pasur me të njëjtën gjyqtare të njëjtën situatë. E njëjta situatë dhe me gjyqtarë të tjerë që kanë dhënë vendime të paligjshme për të cilët ministria e drejtësisë ka dhënë sinjalizimin por është kërkuar dhe procedim disiplinor. Por është një aspekt që Ministria e Drejtësisë nuk mund ta parandalojë. Unë kam nxjerrë urdhra që detyrojnë Drejtorinë e Burgjeve dhe shërbimit të provës që të informojnë për kërkesat që çojnë në gjykatë për të informuar për ato subjekte që janë të dënuar me mbi 15 vite burg”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Mjeti përplas motorin, plagoset drejtuesi

LEXO EDHE:  Protesta në Mengël/ Arrestohet 25 vjeçari, Policia apel prindërve

Gjonaj tregoi se për këtë rast ka pezulluar zyrtarin përgjegjës.

“Situata e burgjeve nuk është se lindi sot me të njëjtën problematikë. Dhe në rastin e Dokles kishte një cedim, një shkelje nga drejtori i shërbimit të provës në burgun e Fushë-Krujës dhe ndaj u pezullua por ka pasur dhe një kallëzim penal ndaj tij për raportin e paraqitur”, deklaroi ministrja, teksa nënvizoi se këto janë vendimmarrje në kundërshtim me ligjin dhe me kodin penal./ CNA.al

LEXO TE PLOTE