Connect with Us

FOTO/ Shau nga ropt kameramanët në emision live, ja kush është gazetarja “seksi” e Fierit

Politikë

FOTO/ Shau nga ropt kameramanët në emision live, ja kush është gazetarja “seksi” e Fierit

Publikuar

-

Videoja në të cilën moderatorja shqiptare Marsela Topi fyen rëndë kameramanët e emisionit “Fakt” gjatë transmetimit live në televizionin lokal të Fierit, Tv Apollon, duket se ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme.

Mirëpo, kush është Marsela Topi? Për të gjithë ata që se njohin, mëposhtë po iu përcjellim një galeri fotografish të gazetares.

Kujtojmë se moderatorja ka dalë jashtë “kornizave” të emisionit, pasi u nxeh keq me kameramanët e emisionit pasi këta të fundit po talleshin me të ftuarin në studio Altin Goxhaj, dhe nga të qeshurat po shkaktonin zhurmë në studio.

Kjo bëri që moderatorja të ndërpresë emisionin dhe t’u drejtohet: “O çuna, po pushoni ja q*fsha ropt pushoni”./CNA.al

VIDEO-Ndodh në transmetim live/ Moderatorja shqiptare shpërthen në të shara: Pushoni o ua q**sha robt

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet President-qeveri/ Lubonja: ‘Eleminimi’ i Metës, alarm për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“Eleminimi’ i Metës, alarm i madh për të gjithë shqiptarët, kështu është shprehur analisti Fatos Lubonja.

I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, duke bërë një paralele të situatës politike në vend me SHBA-në, Lubonja është shprehur se zgjidhja e ngërçit të Kushtetueses nuk duhet të shkonte tek Komisioni i Venecias.

“Është gabim kur thoni se ‘po e tha Amerika, ka mbaruar’. Amerika është një vend si gjithë të tjerët, me probleme, ka një President që “New York Times” i ka cilësuar 14 gënjeshtra. Pastaj kur erdhi Trump në pushte, ai tha; “hapeni këtë proces”. Mos ta marrim se Amerika është perfekte. Amerika pak ka ndërtuar? (Ka ndërtuar shtet autoritar) S’mund të shkojmë në Venecia. Pasi që ti të krijosh krediblitetin, dhe shqiptarët thonë; ‘ju jeni përfaqësues tanët dhe jo banda’. Kjo është rrugë e gjatë. Jeni në kapjen e drejtësisë. Dhe ‘eliminimi’ i presidenti është alarm i madh për të gjithë në që duam të jetojmë në një vend të lirë dhe në një vend të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku socialist në kërkim/ Klodiana Lala: “Ka patur dijeni për fatin e tij”

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezent në studion e “Opinion” ku ndër të tjera u diskutua çështja e Agim Kajmakut, theksoi se kryebashkiaku socilalist ka patur dijeni për fatin e tij, nga punonjës të policisë.

“Kajmaku ka patur informacion paraprakisht  nga punonjës të policisë, dhe kam përshtypjen i kishte paraprirë fatit të tij.

Është një kryetar bashkie qe kishte fshehur një raport kriminal dhe këtu bie integriteti i një zyrtari.

Sipas Prokurorisë dhe vendimti të Gjykatës, njoftimi i ka shkuar të gjitha zyrave noteriale.

Si mund të mbrojë veten një zyrtar qe ka fshehur raportin kriminal, dhe ka mashtuar qytetarët  e tij që e votuan.

Policia dhe Prokurora ka informacione që ai është rreth e rrotull dhe nuk ka ikur jashtë Shqipërie”, theksoi Lala./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po më keqpërdoren kritikat”/ Kurti flet hapur për marrëdhëniet me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Open” mbrëmjen e sotme, teksa fliste për degën e Vetëvendosjes në Shqipëri, ka sqaruar edhe marrëdhënien e tij me Ramën dhe PS-në.

Kurti ka shprehur pakënaqësinë e tij rreth atyre që ai i cilëson si keq interpretime të marrëdhënies së tij me kryeministrin shqiptar, duke shtuar se marrëdhëniet me palëve janë të mira.

“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do me dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”, është shprehur Kurti teksa shton se: “Ta ndihmojmë BE-në duke synuar një federatë tonën.”

Referuar marrëdhënieve me Partinë Socialiste, Kurti thotë se: “Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë. Unë nuk jam Bojken Abazi as Enis Sulstarova, ata drejtojnë degën e Shqipërisë dhe mund t’a pyesni atë”, vijon kreu i LVV./CNA.al

LEXO TE PLOTE