Connect with Us

Detaje mbi operacionin anti-terror/ Ardi Veliu zbulon emrin e anëtarit të celulës që vizitoi 4 herë Shqipërinë

Kronika

Detaje mbi operacionin anti-terror/ Ardi Veliu zbulon emrin e anëtarit të celulës që vizitoi 4 herë Shqipërinë

Publikuar

-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë sot detaje rreth operacionit ku u zbulua një celulë terroriste iraniane, e cila do të godiste në festën e Sulltan Novruzit në 2018.

Në emisionin ‘Real Story’,  Veliu pohoi se prej gati 2 vitesh Policia, konkretisht Drejtoria e Antiterrorit ka punuar për të mbledhur informacione mbi këtë cellule dhe sipas tij personat që janë identifikuar kanë qenë struktuara drejtuese e saj. Pavarësisht se shprehet se një prej drejtuesve të kësaj celule ka vizituar Shqipërinë 4 herë, Veliu deklaroi se nga operacioni nuk ka asnjë person të arrestuar.

“Ka qenë një punë e mirëorganizuar, të gjitha strukturat e shtetit janë përkrahur nga antiterrori.

Ne bëjmë me dije se agjencia jonë, Drejtoria e Antiterrorit ka punuar gati 2 vite në funksion të monitorimit dhe të mbledhjes së provave për aktivitetin e kësaj celule. Kanë qenë anëtarët e organizatës MEK (Në Manzë).

Në rast se do të ishte finalizuar qëllimi i kësaj organizate terroriste padyshim që do të ishin lënduar edhe shtetas shqiptar.

Kjo celulë aktive terroriste është e ndërtuar në disa nivele dhe personat që ne kemi bërë publik me emra apo edhe foto janë kupola drejtuese e këtij aktiviteti. 4 personat e përmendur në komunikatën për shtyp s’janë të arrestuar.

LEXO EDHE:  Raporti për luftën kundër kanabisit/ Zyrtari italian: Identifikim grupeve kriminale

Ndërkohë që, veç këtyre ka edhe një nivel të dytë, janë nivel zbatues i planit të operacionit. këtu ka patur edhe persona shqiptar që iu kanë ardhur në ndihmë.

Vetëm një nga individët të cilët janë  marrë me drejtimin e kësaj ka ardhur në Shqipëri. Ai quhet Alireza Naghashzadeh, që është shtetas me kombësi iraniane dhe qytetar austriak, me emër tjetër Erëin ARAM.

Nuk ka anëtar të arrestuar të kësaj celule në Shqipëri, por ka patur të shoqëruar dhe të intervistuar. Ne jemi munduar të mbledhim prova për të arritur në këtë përfundim që bëmë publik sot”, tha ndër të tjera Veliu.

I pyetur se si është i mundur parandalimi i kësaj structure terroriste pa arrestime, Veliu është shprehur se:  “Akti terrorist, pra veprimi i këtyre strukturave mund të ndodhte nga momenti në moment, por përmes shoqërimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ne mundëm të parandalonim këtë ngjarje terroriste gjatë festës së Sulltan Novruzit. Ky rast nuk është më evident, por për të mos u gjendur përballë një rasti tjetër kemi mundur të ndalojmë çdo aktivitet të kësaj celule terroriste.”/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Publikohet raporti/ Antidroga greke: 62% e marijuanës së kapur erdhi nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

“Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”. “Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. “Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Raporti vlerëson se “për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës”. Sipas Raportit” Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine”. Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

LEXO EDHE:  Raporti për luftën kundër kanabisit/ Zyrtari italian: Identifikim grupeve kriminale

LEXO EDHE:  “Aksioni antiterror i 2018-ës, publik pas dështimit të negociatave”/ Ardi Veliu injoron Palokën

Sipas Raportit një total prej 560 kilograme kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018. “Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet”, vlerëson raporti. Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave capatagon (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i pajetë në rrugë/ Policia jep detaje për 34 vjeçarin nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me trupin e pajetë që u gjet në lagjen “Kushtrimi”.

Sipas policisë së Vlorës, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

LEXO EDHE:  Raporti për luftën kundër kanabisit/ Zyrtari italian: Identifikim grupeve kriminale

LEXO EDHE:  Ja kush do jetë kreu i ri i Policisë së Shtetit/ Në 2013 i vodhën 550 mijë euro në shtëpi

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Lezhë/ Shoferja 25 vjeçare me urgjencë te Trauma

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Laç-Lezhë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur shoferja.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Laçit ku automjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 915RA e drejtonte një vajzë rreth 25 vjeç, e cila udhëtonte e vetme.

Sipas policisë, e reja pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa ka mbetur e plagosur.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës./CNA.al

LEXO TE PLOTE