Connect with Us

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Institucionet sorollasin qytetarin për shpronësim

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Institucionet sorollasin qytetarin për shpronësim

Publikuar

-

I prishin shtëpinë në Lungomare Vlorë, pa asnjë proceverbal për prishje objekti. Qytetari edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë ende lekët e shpronësimit.

Prokuroria kërkoi burg për inspektorin që prishi objektin pa asnjë proceverbal, ndërsa gjykata e la të lirë.

Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet portalit “Shqipëria që duam” i kthen përgjigje qytetarit që s’ka fonde për të shlyer detyrimin, dhe ndërkohë urdhëron Bashkinë e Vlorës që të marrë përsipër shpronësimin. Pas më shumë se gjashtë muajsh ankesa tek “Shqipëria që duam”, me qytetarin luhet ping pong mes Bashkisë Vlorë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Si përfundim, bashkia ngre “supet” para Fiksit dhe thotë që fonde nuk ka.

Leka Kapllanaj u kthye nga Italia për të bërë një ankesë në emisionin Fiks Fare, pasi pas tre vitesh që atij dhe bashkëshortes i kanë prishur shtëpinë ende nuk janë shpronsuar siç i takon me ligj. Ai tregon për Fiksin që sipas tij është shpresa e fundit për të zgjidhur hallin që i ka rënë, se shtëpinë ja kanë shembur më 08.05.2017, pasi aty do të vijonte ndërtimi i projektit të Lungomares.

Shtëpia e tyre u prish gjatë kohës që ishin në Itali, pa u lajmëruar dhe pa asnjë proceverbal për prishjen e objektit. Në këto kushte ata bënë një kallëzim në prokurori, por gjykata nuk e vuri drejtësinë në vend.

Fiksi zbuloi se gjatë hetimit të prokurorisë është provuar fakti se për prishjen e këtij objekti nuk është mbajtur asnjë proceverbal nga ana e inspektorëve të IKMT-së Tiranë dhe as asaj të IMT-së Vlorë. Nga deklarimet e shtetasit Kledjon Ramaj, me detyrë kryeinspektor i IMT-së Vlorë, rezulton se ai nuk ka dijeni për prishjen e banesës së zonjës Merita Kapllanaj. Ndërsa shtetësja Ina Luçaj me detyrë përgjegjëse e IMT-së, dega Vlorë nuk ka marrë pjesë në prishjen e asnjë objekti me datë 08.05.2017, datë kur është prishur edhe objekti i Merita Kapllanaj.

Prokuroria në të dyja shkallët e gjyqësorit kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Metaj, i cili ishte edhe në krye të operacionit për prishjen e këtyre objekteve, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, ndër të tjera dënimin e tij me një vit heqje lirie. Por gjykata çmoi që inspektori i IKMT-së Tiranë ishte i pafajshëm.

Rreth dy vite më vonë, pasi objekti ishte prishur, me datë 14.09.2018 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri njoftimin për shpronësim publik të banesës së Merita dhe Leka Kapllanaj.

Aktualisht, portali “Shqipëria që duam” , pas ankesës së qytetarit është duke ndërmjetësuar bashkëpunimin mes Bashkisë Vlorë dhe ministrisë për të vendosur se kush do t’i çel fondet për shpronësimin. Por në 9 përgjigje që i janë kthyer qytetarit, qëndron fakti që familja Kapllanaj ende nuk është shpronësuar, pasi insitucionet ja kalojnë problemin njëri-tjetrit.

Fiks Fare kontaktoi zyrtarisht me Bashkinë e Vlorës, e cila në përgjigjen e saj thekson faktin që bashkia e ka të pamundur shpronësimin e këtij rasti pasi buxheti është miratuar që në Dhjetor të vitit 2018. Dhe më datë 18.07.2019 i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Ministrisë se Finanacave mbulimin e këtij efekti financiar.

Duke përcaktuar përfundimisht se cili është edhe Insitutcioni që duhet të bëjë pagesën. Qytetari, shtëpia e të cilit është prishur në fillim të vitit 2017, më në fund e di se ku duhet të trokasë për të marrë dëmshpërblimin e munguar këto tre vite./ Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Foto-Video/ Kaos në parkimin nëntokësor tek Sheshi “Skënderbej”, makinat prej orësh të bllokuara

Publikuar

-

Nga

Parkimi nëntokësor tek Sheshi “Skëndërbej” është kthyer shpesh herë në makth për drejtuesit e automjeteve.

Megjithëse ky parging është projektuar për rreth 3000 vende, mungesa e kordinimimit, apo abuzimi i Bashkisë ka bërë që qindra makina të mbeten të bllokuara më orë të tëra mbrëmjen e sotme.

I revoltuar nga pritja e gjatë, gazi karbonik i makinave por edhe fatura që rritet, një qytetar ka nisur në adresën e redaksisë së CNA.al, disa foto dhe video që pasqyrojnë situatën mbrëmjen e sotme.

Kjo nuk është hera e parë që që ndodh një kaos i tillë, pasi një situatë e ngjashme bëhet sa herë në shesh ka aktivitete apo afrohen festat e fundvitit./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Ja kush fshihet pas shembjes së pallatit 6-katësh në Durrës ku humbën jetën 7 persona

Publikuar

-

Nga

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, nxorri në pah edhe abuzimin e madh që ishte bërë me ndërtimet në Shqipëri.

Lidhur me këtë fakt, referuar dhe mesazhit të një qytetari, ish kryeministri Sali Berisha, akuzon ish kreun e Bashkisë Vangjush Dako.

Sipas tij, shkak për shembjen e pallatit është bërë ngritja e një lokali në katin e parë, çka ka sjellë edhe dëmtimin e strukturës mbajtëse të godinës.

” Ja kush qendron prapa fundosjes se pallatit 6 katesh ne Durres
Veprimi kriminal i ish kryetarit te PS se Durresit!
7 jete te humbura!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor te uroj shendet e çdo te mire familjes tende Doktor,me duhet te informoj termeti dhe fundosja me dy kate e pallatit 6 katesh,ku u mori jeten 7 qytetareve,familjes Reçi me kater antare,ka te beje 100 % me lokalin poshte, ishte i nje eksponenti te larte te Partise Siçilist,ish kryetarit te PS-se Durres dhe mikut te ngushte te Vangjush Dakos,prandaj heshtet ne kete forme !!!???Gjithe te mirat te uroj,me respekt shume”, shkruhet në postimin e plotë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Pasojat e tërmetit/ Pas punonjësve të policisë, Rama u mban rrogën edhe arsimtarëve

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e disa punonjësve të administratës, të cilët shkruajnë, se pas tërmetit të 26 nëntorit, u është thënë se do u mbahet një pjesë e rrogës.

Duke e konsideruar si përdhosje e bujarisë dhe solidariteti njerëzor nga qeveria, Berisha bën thirrje që të mbahen larg duar nga pagat e punonjësve.

Kujojmë që më herët, edhe punonjësit e Policisë së Shtetit u urdhëruan të paguanin me nga rroga e tyre për pasojat e tërmetit.

“Larg duart e zeza nga pagat e punonjesve!

Lexoni denoncimin e punonjesve dixhital!

Ndalimi i rrogave te punonjeseve perdhosje e bujarise dhe solidaritetit njerezor nga narkoqeveria. sb

Pershendetje doktor jam nje punetor i bashkis tiran ne fillim na than qe do ju mbajm gjysmen e pages, pastai ne reaguam dhe se dim ca do bejn Se shperblim jo e jo anonim ju lutem se na heqin nga puna!

Zoti. Berisha sot mora vesh qe nuses te vellait tim e cila punon ne nje nga qerdhet e kukesit sot ju kan komunikuar qe 10 mi lek te vjetra do ju ndalen nga rroga per termetin. Nuk e di nqs eshte e drejt apo jo. Nuk jam kundra per ti ndimuar por un mendoj qe qeveria ka detyrime sepse ne paguajm taksa. Me respekt kukes

O i nderuar sali berisha jam nje mesues i shqetesuar se spo na hedhin akoma rogat mir termeti qe ishte nga zoti po na ka zene dhe termeti i rogave as do te di njeri.”shkruan Berisha në njoftimin e plotë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE