LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Celula terroriste/ Zv. Ministri zbulon detajet: Ja si do kryheshin sulmet

23 Tetor 2019, 21:56, Politikë CNA
Celula terroriste/ Zv. Ministri zbulon detajet: Ja si do kryheshin sulmet

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, nga studio e ?Opinion? ka treguar disa detaje referuar sulmit të celulës terroriste iraniane, i cili ishte planifikuar të kryhej gjatë festimeve të Sulltan Nevruzit pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, në mars të 2018, por që arriti të parandalohej në kohë.

Lamallari në emision është shprehur se hetimet për celulën terroriste, sipas tij nisën në mars të 2018-ës nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi dhe njësisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit dhe se personat e ndaluar ishin operativëm që mblidhnin informacion.

Ndër të tjera Lamallari deklaroi se personat e ndaluar atëherë kanë ishin informatorët, ndërkohë që emrat e publikuar sot ishin ?truri? i asaj organizate që presupozohej të kryente sulmin me eksploziv ndaj muxhahedinëve.

?Deklarata sot nuk kishte të bënte me asnjë atentat, apo episod. Zbuloi një plan, një celulë. Para një viti ne ndaluam dy shtetas iranian, që duke u hequr si gazetarë por ky ishte mbulimi, ata ishin operativë dhe kishin plan të mblidhnin informacion. Ndërhyrja në atë kohë bëri që plani të shtyhej, sot ne kemi zbuluar për publikun një plan dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë. Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Atëherë po flisnim për ushtarët. Sot po flasim për ?trurin?. Këta do bënin sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe me shpërthim eksploziv kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve. Ne zbuluam në mars informatorët dhe tani zbuluam mendjen?, tha zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Kujtojmë se dhjetorin e vitit të kaluar ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës do të dëboheshin nga Shqipëria, ndërsa referuar këtij fakti Ministria e Jashtme shqiptare do të shprehej se: ?dy diplomatët iranianë u shpallën të padëshiruar, pasi dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar u mor në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga