Connect with Us

Celula terroriste në Shqipëri/ Zvendës ministri i Brendshëm zbulon detaje                                  

Politikë

Celula terroriste në Shqipëri/ Zvendës ministri i Brendshëm zbulon detaje                                  

Publikuar

-

Hetimet për celulën terroriste iraniane në Shqipëri kanë nisur në muajin mars të 2018 dhe prokuror drejtues i tyre ka qenë, Eugen Beçi, si dhe njësia anti-terror në Policinë e Shtetit, e cila bëri dhe ndalimin e dy iranianëve, 65 vjeç, F. Z., dhe 59 vjeçarit, S.M. Ndalimi i tyre falë informacioneve të mbërritura nga shërbimet partnere. Në momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto, ndërsa u prezantuan si gazetarë që kishin ardhur në Shqipëri me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Ka qenë zvendësministri i Brendshëm, Besfort lamallari zyrtari që, nga emisioni “Opinion” ka treguar detaje të reja lidhur me lakmin e bujshëm rreth ekzistencës së një cellule iraniane që kishte planifikuar të vepronte me akte terroriste në Tiranë në vitin 2018.
“Deklarata sot nuk kishte të bënte me asnjë atentat, apo episod. Zbuloi një plan, një celulë. Para një viti ne ndaluam dy shtetas iranian, që duke u hequr si gazetarë por ky ishte mbulimi, ata ishin operativë dhe kishin plan të mblidhni informacion. Ndërhyrja në atë kohë bëri që plani të shtyhej, sot ne kemi zbuluar për publikun një plan dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë. Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Atëherë po flisnim për ushtarët. Sot po flasim për “trurin”. Këta do bënin sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe me shpërthim eksploziv kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve. Ne zbuluam në mars informatorët dhe tani zbuluam mendjen”, tregoi zvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Austria pro hapjes së negociatave/ Ambasadori Steiner: Shpresoj të ndodhë shpejt

Publikuar

-

Nga

Austria është shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Ambasadori austriak Christian Steiner në një deklarataë të bërë gjatë kumtesës së organizuar nga Ambasada Austriake në Shqipëri dhe qendra Arka në Shkodër, tha se shpreson që negociatat të happen shumë shpejt.

“Shpresojmë për më të mirën, dhe vendimi për hapjen e negociatave të ndodhë shumë shpejt. Një aspekt shumë i rëndësishëm është mbështetja që jep Austria në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe shpresojmë që të kemi nisjen e hapjes së negociatave për anëtarësim sa më shpejt. Për ne është shumë i rëndësishëm është edhe aspekti i Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Evropë, ku këtë vit Shqipëria ka marrë edhe kryesimin e OSBE-së që është një hap shumë i rëndësishëm dhe po bënë një punë të mirë”, u shpreh ambasadori.

Kujtojmë se Austria e ka shprehur edhe më parë mbështetjen e saj në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po të dëgjoj”/ Basha komunikim me qytetarët në Instastory, e nis me arsimin

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mundësinë që të rinjtë t’i bëjnë pyetje të drejtpërdrejta në Instastory.

Basha ka publikuar një story, ku i kërkon të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?”, është pyetja që ka drejtuar lideri i opozitës dhe më pas i ka lënë mundësinë të rinjve të shprehin mendimet.

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po ia mbajti, sigurisht”/ Ish-ministri i Ramës sfidon publikisht ambasadorin Soreca

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton të ashtuquajturën pakëta Anti-KÇK, e cilëson këtë të fundit në kundërshtim me direktivat e BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka shigjetuar edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ndërsa shkruan se “Direktiva e BE “Follow the money”, pra ndiq paranë, ka krejt tjetër kuptim nga ligji i Anti KÇK që mbështet edhe Soreca, i deleguari i BE. Po komplet tjetër kuptim.”.

Sipas Manajanit, direktiva “follow the money” parakupton një punë të mirëfillte investigative, ku duke ndjekur fillin e transaksioneve financiare të cilat të çojnë tek personat e vërtetë që i kryejnë ato.

Pra ideja është që nga paraja të shkohet tek personi, me shumë gjasë krimineli.

Kurse anti-KÇK, sipas ish-ministrit, fillon nga personi/krimineli dhe shkohet tek pasuria e tij.

“Kurse anti-KÇK, fillon nga personi/krimineli dhe shkohet tek pasuria e tij. Pa asnjë punë hetimore, thjesht shihet kush ka qenë apo është në burg i çon OFeLi-ja letrën. Në disa raste OFL ndërhyn edhe në proçese të çelura nga drejtësia.

Krejt e kundërta e Direktivës. BE thotë Follow the money, Rama e Soreca thonë Folloë the person.

Nëse direktiva e BE kërkon shtet, procedurë dhe inteligjencë, anti-KÇK kërkon thjesht policë që të veprojnë me llogjikën e të fortit për të Kapur ç’a të Ketë mbetur. Njësoj si banditët kur plaçkisin viktimat e tyre.

Direktiva e BE kërkon proces të rregullt gjyqësor, që do të thotë që është drejtësia ajo që e udhëheq luftën kundër krimit. Anti-KÇK është drejtësi paralele, që funksionion sipas rregullave të bosit dhe jo kushtetutës e ligjit. Vini re, akti normativ nxjerr komplet jashtë funksioni rendin juridik e kushtetues. Prandaj policisë, fjala vjen, nuk i bën përshtypje parimi i gjësë së gjykuar.

Direktiva e BE parakupton që policia është nën drejtësinë. Kurse anti-KÇK policia e tërheq për hunde atë pak drejtësi që ka ngelur.

Ndaj të quash anti-KÇK si zbatim të direktivës së BE, duhet të jesh i ligë ose i paaftë për të kuptuar ç’po ndodh.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri sfidon publikisht Sorecën ta propozojë një ligj të tillë në Itali, nëse mundet sigurisht, nënvizon Manjani.

“I sugjeroj Sorecës ta prezantojë në Itali këtë ligjin e KÇK që mbështet këtu..! Po ja mbajti, sigurisht. As në profesionin e tij të policit nuk e pranojnë, me këto lloj idesh…

As në Maqedoni e Kosovë, BE nuk pranoi të bëhej kjo katrahura jonë, që e mbështetën të deleguarit e saj!!!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE