Connect with Us

Bushati publikon fjalimin e At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris: Duhet të na shërbejë për të reflektuar

Politikë

Bushati publikon fjalimin e At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris: Duhet të na shërbejë për të reflektuar

Publikuar

-

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka publikuar një pjesë nga fjalimi i At Gjergj Fishtës, në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919.

Sipas Bushatit, puna e madhe e bërë nga personalitetet e kohës për të arsimuar shoqërinë e përhapur dijen, duhet të na shërbejë për të reflektuar edhe sot mbi nevojën kombëtare për të punuar fort në këtë drejtim.

“…Ndërsa që në Shqipni, që prej viti 1908, kur qe shpallë Konstitucioni i Turkisë, e deri në fillim të luftës ballkanike, pra në ma pak se katër vjet, u ngrefën shtatë shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e të përkohshme, u çelën nji shkollë Normale e nja tridhjetë të tjera fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të kombit shqiptar.
U përpiluen të tana tekstet për shkollat fillestare e disa edhe për shkolla të mesme. E kështu, sot më sot, mësimi jepet shqip ndër të gjitha shkollat e Shqipnisë. Janë botue edhe shumë vepra letrare me randësi të cilat e kanë çue nalt ndjesinë kombëtare tuj i dhanë në pak kohë shumë zhdrivillim gjuhës shqipe, fakt ky që, në kohë të pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhë qe përdorue për gjuhë zyrtare ndër të gjitha zyrat administrative. Mbrenda kësaj kohe qenë mbajtë tre Kongrese Gjuhësie si dhe qenë disa shoqni letrare, etj, etj… E gjithë kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmë prej anës së qeverisë…”.
Në ditën e tij të lindjes, At Gjergj Fishta nuk mund të kujtohej më mirë sesa me këtë pjesë nga fjalimi në Konferencën e Paqes, Paris 1919.
Puna e madhe e bërë nga personalitetet e kohës për të arsimuar shoqërinë e përhapur dijen, duhet të na shërbejë për të reflektuar edhe sot mbi nevojën kombëtare për të punuar fort në këtë drejtim”, thuhet në postimin e Bushatit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi me Ramën gjatë protestave të opozitës/ Anëtarja e KLP i kërkon llogari Arta

Publikuar

-

Nga

Anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti i ka kërkuar llogari Arta Markut për takimin me kryeministrin Edi Rama në kohën kur opozita protestonte

“Keni bërë një takim bashkëpunim me titullarin e ekzekutivit. Takimi juaj me shefin e qeverisë? Ishte për të dëgjuar nga ju një politike të sistemit të akuzës. Çfarë i ofruat ju qeverisë?”, pyeti Nurihan Seiti.

“Ju ju referuat një takimi me kryeministrin. Dua t’iu them se s’kam bërë vetëm një takim por disa ku ai është pjesë e disa komisioneve si edhe unë. I referoni një fjalimi të fundit kur opozita ishte në protesta. Pati probleme ku disa protestues degjeneruan ne dhunë. Kanë qenë drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm etj. Diskutuam për dhunën e ushtruar në këto protesta. S’ka qenë takim raportues pasi unë si raportoj kryeministrit. Por takim për situatën emergjente që po kalonte vendi me dhunën. Për këtë rast kam ardhur në dijeni nga media e cila bën në punë të shkëlqyer për të denoncuar problematikat. Prokuroria e drejtuesi prokurorisë s’më njoftuan. Edhe nqs do isha e informuar s’mund të bëja asgjë pasi në vlerësimin e prokurorisë për të bërë apo jo ankim e vendos ai sipas pavarësisë”, u shpreh Marku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Manjanit/ Rama dhe Meta nuk kanë qënë ndonjëherë në konflikt, ata janë gjithnjë bashkë

Publikuar

-

Nga

Në vitin 20019 oferta e presidentit ishte dorëheqja, por, ai refuzon të marrë rolin e ndërmjteësit mes palëve. Mes rreshtave, mesazhi ishte për Ramën.

“Presidenti i Republikës nuk mund të ulë në tavolinë 2 apo 3 njerëz që thonë s’ulem me atë, apo dikë që thotë 30 qershori do jetë një ditë suksesi për demokracinë”, deklaroi Meta me  22 Maj 2019.

“U shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbetur atje në rrugë as më shumë e as më pak por Presidenti i Republikës”, deklaroi Rama.

“Unë nuk mendoj që konflikti sot në Shqipëri është Meta – Rama, sot është konflikti diktaturë demokraci, po diskutohet fjala e gojës”, thotë Ylli Manjani, ish ministër, LSI.

LEXO EDHE:  Një ditë para vendimit të madh/ Bushati: BE kurrë nuk ka për të qenë gati

LEXO EDHE:  Ditmir Bushati përgënjeshtron takimin në Rogner

“Ai bën gjithçka që duke ndikuar nga pozicioni i presidentit me këto që bën, të udhëheqë gjithë opozitën duke i larguar gjithë tjerët”, thotë Baton Haxhiu.

“Duan se duan njëri – tjetrin, prap aty janë me njëri tjetrin. Në fakt në deklaratat e fundit të Presidentit, ne mësuam se kishin darkuar rregullisht bashkë, ndërkohë që ne e dinim që nuk flasin me njëri – tjetrin”, thotë  Ylli Manjani, ish ministër, LSI./ TCH

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Bankës Botërore/ Vasili akuza qeverisë: Me këto “reforma” do jemi të parët në botë për korrupsion

Publikuar

-

Nga

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar raportin e Bankës Botërore sipas të cilit, Shqipëria është e treta në botë për korruspionin pas Sierra Leones dhe Laosit.

Vasili ka ironizuar reformat e ndërmarra nga qeveria duke u shprehur se “me suksesin e reformave nga Rama, nga të tretët do jemi të parët në botë për korrupsion.

“Me këto “reformat” e kapjes së shtetit nga Edi Rama jemi të tretët në botë për korrupsion.
Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye do jemi të parët në botë për korrupsion”, shkruan Vasili.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet, Bushati në ‘Tempora’: Shkodra e vështirë për PS, por asgjë nuk është e pamundur

LEXO EDHE:  Përplasja Rama-Meta/ Befason Bushati

Postimi i plotë:

Me suksesin e “reformave” te Edi Rames, nga te tretet do te jemi te paret ne bote per korrupsionin.
Banka Boterore konfirmon se Shqiperia eshte e treta ne bote per korrupsionin pas Sierra Leones dhe Laosit.
Kam degjuar disa te huaj qe thone qe Shqiperia te vazhdoje rrufen e reformave.
Me keto “reformat” e kapjes se shtetit nga Edi Rama jemi te tretet me bote per korrupsion.
Po te vazhdoje suksesi i reformave me Edi Ramen ne krye do jemi te paret ne bote per korrupsion.
Go Edi Rama go!/CNA.al

LEXO TE PLOTE