Connect with Us

Banda shqiptare vidhte shtëpitë e futbollistëve të Realit/ Berisha publikon pamjet

Kronika

Banda shqiptare vidhte shtëpitë e futbollistëve të Realit/ Berisha publikon pamjet

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon që tregon vjedhjet e vilave të futbollisteve të Realit nga banda shqiptare.

Pak ditë me parë u publikua lajmi për shkatërrimin e bandës së shqiptarëve që vidhnin shtëpitë e futbollistëve në Madrid.
Shqiptarët vidhnin në banesat e lojtarëve të Realit e Atleticos. Ata hynin brenda banesave edhe kur kishte njerëz.

Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhja e shtëpisë së trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez është bërë nga katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.

LEXO EDHE:  “Leftatë, leftatë” bërtisnin hajdutët/ Detaje të reja mbi grabitjen në Gjirokastër

Shtetasi M.Z., ishte arrestuar edhe në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll, José Luis Moreno./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Brenda ditarit të Anisa Josifit zbulohen citimet e pastorit/ Akil Pano: Jam shumë i prekur!

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tregjedinë e ndodhur në Kombinat disa ditë më parë ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Në emisionin “Open” u publikua një pjesë nga ditari i familjes Josifi.

Shënimet datojnë që nga viti 2006 dhe në atë kohë vajzat kishin shënuar në ditarin e tyre disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në studio, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

“Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk është njohur personalisht me to. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.
Vajzat kanë qenë anëtare të një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të 3 vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE