Connect with Us

Agron Duka zbulon kush e stimulon ikjen masive të shqiptarëve  

Politikë

Agron Duka zbulon kush e stimulon ikjen masive të shqiptarëve  

Publikuar

-

I qenë prezent në tryezën e emisionit “Arena” të mbrëmjes së sotme, Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste(PAA), ka dhenë përgjigje për pyetjen: Kush e stimulon ikjen masive të shqiptarëve jashtë vendit?

Ndërkohë që të tjerë pjesëmarrës në emision kanë këmbëngulur në qënien e vendimit të BE-së për mosçeljen e negociatave, si një shkak që do të shtoj edhe me shumë fluksin e ikjeve, Duka e ka lakuar këtë jo si shkak kryesor për fenomenin që sipas tij ka nisur vite e vite më parë.

“Arsyeja kryesore e ikjeve masive është mungesa e kushteve që të garantojnë një jetë normale në Shqipëri. Këtu nuk shohin prespektivë. Nuk shohin një punë stabile, që tu sjell nesër përmirësim të jetesës. A ndikon mosçelja e negociatave? Sigurisht që po por nuk është kjo asryeja bazike. Ikjet kanë nisur prej vitesh, nuk janë fenomen i ri. Sigurisht keq qeverisja ka ndikim, është stimulus. Për këtë duhet fajësuar qeveria Rama, që është përgjegjëse,”ka deklaruar Agron Duka. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A parashikon forma e fytyrës, prirjen për dhunë tek një njeri?

Publikuar

-

Nga

Nga John Horgan “Scientific American”

* Në historinë e teorive pseudoshkencore, disa prej tyre kanë qenë shumë të dëmshme. Njëra prej tyre, është pretendimi i kriminologut italian të shekullit të XIX, Çezare Lombrozo, sipas të cilit temperamenti dhe sjellja e një njeriu, mund të parashikohet nga fizionomia dhe struktura e fytyrës së tij.

Sipas Lombrozos, disa njerëz janë kriminelë të lindur. Ata kanë të trashëguar “egërsinë” me tipare “atavistike” të njerëzve të lashtë. Këtu përfshihen nofullat e mëdha, vetullat e trasha dhe veshët e mëdhenj. Burra të tillë, pohonte Lombrozo, janë të prirur për “vanitet të tepruar, orgji seksuale, për një dëshirë të papërmbajtshme për të bërë keq, për dëshirën jo vetëm për të vrarë, por edhe për ta gjymtuar kufomën”.

Edhe pse plot të meta, hipoteza e Lombrozos, u bë jashtëzakonisht popullore në fund të shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX-të, duke mbërritur kulmin me teorinë e eugjenikës, ose përmirësimit të racës njerëzore, përmes eleminimit të të sëmurëve mendorë, apo atyre me vese sociale kronike.

Biologu Stefën Gulld, e cilëson teorinë e Lombrozos si “doktrinën ndoshta më me ndikim që ka dalë ndonjëherë nga tradita antropometrike”. Më pas, ekspertët u distancuan nga teoritë biologjike të krimit, duke u përqëndruar tek shkaqet mjedisore, siç janë varfëria dhe abuzimi.

Por studiuesit modernë, veçanërisht antropologu i Universitetit të Harvardit Riçard Rangam, po studiojnë sërish pretendimin e Lombrozos, sipas të cilit burrat me fytyrat e gjera, janë më të prirur për të qenë të dhunshëm.

Rangam është i njohur për argumentimin në librin e tij “Meshkujt demonë” të vitit 1997, se këta lloj meshkujsh, ndajnë me shimpanzetë një prirje të lindur për të ushtruar një dhunë vdekjeprurëse në grup. Kritikë të ndryshëm, përfshirë antropologun Brajan Ferguson dhe unë, e kanë kritikuar këtë pretendim, të cilin unë e quaj edhe si teoria e rrënjeve të thella të luftës.

Rangam vazhdon që të këmbëngulë në pikëpamjen e tij. Në librin e tij “Kufijtë e psikologjië”, ai bën dallimin midis 2 llojeve të dhunës mashkullore, reaktive dhe asaj proaktive. Dhuna reaktive është emocionale, e nxitur nga zemra, ndërsa dhuna proaktive është e përllogaritur.

Mendoni pak mbi ndryshimin midis një krimi pasioni, dhe vrasjes me paramendim. Rangam vëren se në shoqëritë moderne të gjuetar-grumbulluesve, meshkujt janë verejtur se bashkoheshin në mënyrë proaktive për të ekzekutuar një anëtar problematik të grupit, që kishte dalë jashtë kontrollit.

Diçka e ngjashme ka ndodhur vazhdimisht gjatë evolucionit tonë, spekulon Rang dhe si rezultat, meshkujt evoluan për t’u bërë më pak të dhunshëm, megjithëse jemi gjithsesi shumë të prirur për të ushtruar dhunë të llogaritur në grup. Kjo prirje evolucionare, të cilën Rangam e quan “vetë-zbutje”, solli ndryshime fiziologjike, por edhe ndryshime njohëse dhe sjellore.

Sipas tij, ashtu si qentë e zbutur të shtëpisë, që kanë fytyra më të ngushta dhe nofulla dhe dhëmbë më të vegjël se të parët e tyre, po kështu ka ndodhur edhe me njerëzit modernë. Meshkujt relativisht të pazbutur jetojnë ende mes nesh, sugjeron Rangam, dhe kjo mund të dallohen nga fizionomia dhe sjellja e tyre. Burrat me fytyra të gjera – më saktësisht, një raport i madh midis gjerësisë dhe gjatësisë së fytyrës – duket veçanërisht i prirur për agresion, pretendon ai.

Si provë ai citon një studim të vitit 2008, që zbuloi se një raport numerik midis gjerësisë dhe gjatësisë së fytyrës, parashikon “sjellje agresive” në mesin e lojtarëve të hokejit (e matur nga numri i gjobave që kishin marrë nga policia rrugore) dhe studentët në universitete (matur nga mënyra se si ata luanin në lojëra konkurruese në një laborator).

Disa studime të tjera e mbështesin këtë pretendim, të tjerat nuk gjejnë dot ndonjë lidhje, madje as tek lojtarët e hokejit. Një studim i vitit 2012, raportoi se “pesha e trupit, dhe jo raporti i gjerësi-gjatësi e fytyrës, parashikon agresionin tek lojtarët e hokejit”.

Ndërkohë një studim i gjerë i vitit 2013, mbi mijëra njerëz nga popullsi të ndryshme, përfshirë të burgosurit meksikanë, arriti në përfundimin se “forma e fytyrës, është një parashikues i dobët i sjelljes agresive” . Hipoteza e “fytyrës së gjerë” është sa e pamoralshme, aq dhe empirikisht e dyshimtë. Sidomos kur kombinohet me teknologjinë e njohjes së fytyrës, kjo lloj pseudoshkence mund të çojë në një diskrimin sistematik të shumë njerëzve./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet President-qeveri/ Lubonja: ‘Eleminimi’ i Metës, alarm për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“Eleminimi’ i Metës, alarm i madh për të gjithë shqiptarët, kështu është shprehur analisti Fatos Lubonja.

I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, duke bërë një paralele të situatës politike në vend me SHBA-në, Lubonja është shprehur se zgjidhja e ngërçit të Kushtetueses nuk duhet të shkonte tek Komisioni i Venecias.

“Është gabim kur thoni se ‘po e tha Amerika, ka mbaruar’. Amerika është një vend si gjithë të tjerët, me probleme, ka një President që “New York Times” i ka cilësuar 14 gënjeshtra. Pastaj kur erdhi Trump në pushte, ai tha; “hapeni këtë proces”. Mos ta marrim se Amerika është perfekte. Amerika pak ka ndërtuar? (Ka ndërtuar shtet autoritar) S’mund të shkojmë në Venecia. Pasi që ti të krijosh krediblitetin, dhe shqiptarët thonë; ‘ju jeni përfaqësues tanët dhe jo banda’. Kjo është rrugë e gjatë. Jeni në kapjen e drejtësisë. Dhe ‘eliminimi’ i presidenti është alarm i madh për të gjithë në që duam të jetojmë në një vend të lirë dhe në një vend të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku socialist në kërkim/ Klodiana Lala: “Ka patur dijeni për fatin e tij”

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezent në studion e “Opinion” ku ndër të tjera u diskutua çështja e Agim Kajmakut, theksoi se kryebashkiaku socilalist ka patur dijeni për fatin e tij, nga punonjës të policisë.

“Kajmaku ka patur informacion paraprakisht  nga punonjës të policisë, dhe kam përshtypjen i kishte paraprirë fatit të tij.

Është një kryetar bashkie qe kishte fshehur një raport kriminal dhe këtu bie integriteti i një zyrtari.

Sipas Prokurorisë dhe vendimti të Gjykatës, njoftimi i ka shkuar të gjitha zyrave noteriale.

Si mund të mbrojë veten një zyrtar qe ka fshehur raportin kriminal, dhe ka mashtuar qytetarët  e tij që e votuan.

Policia dhe Prokurora ka informacione që ai është rreth e rrotull dhe nuk ka ikur jashtë Shqipërie”, theksoi Lala./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE