Connect with Us

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut/ Athina hesht

Kosova & Rajoni

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut/ Athina hesht

Publikuar

-

Qeveria greke qendron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriut – edhe sepse emri i këtij vendi për shumë njerëz në Greqi është një temë delikate.

Ata s’kanë çfarë kërkojnë në BE,” gjëmonte të shtunën në mbrëmje zëri i një gruaje nga Veriu i Greqisë në një radio lokale. Me këtë ajo mbështeste parafolësin, që lidhur me këtë çështje vërente: „Ata e kanë gjetur varrin e motrës së Aleksandrit të Madh tek ne”; duke iu referuar zbulimeve të artifakteve gjatë gërmimeve për metronë e Selanikut. Edhe më shumë se një vit pas marrëveshjes së Prespës, tek shumë grekë ndizen emocionet e romantikës së lashtë. Ndërkohë që zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të bëjnë aspak me antikitetin.

Pasi Franca dhe Holanda refuzuan hapjen e negociatave të antarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është e pasigurtë edhe e ardhmja e kryeministrit Zoran Zaev. Më 2018 ai përmes referendumit kërkoi që maqedonasit të votojnë për ndryshimin e emrit të vendit, për të mbyllur grindjen prej dekadash me Greqinë. Për këtë ai i joshi qytetarët me premtimin e pasaportave europiane dhe fundit të shumëpritur të izolimit politik dhe ekonomik. Pas Jo-së nga Brukseli tani u shpallën zgjedhje të reja në prill.

Aspak mbështetje për marrëveshjen e Prespës

Për njerëzit në pjesën greke të Maqedonisë nuk ndryshon gjë prej bllokadës së BE-së. Marrëveshja e Prespës mbetet e padëshiruar prej tyre. Nëse i pyet njerëzit se çfarë mendojnë për refuzimin BE-së për hapjen e negociatave të antarësimit, shumica tkurrin fytyrën dhe nuk duan të përgjigjen. Shumë pak janë të gatshëm të japin një përgjigje: „E gjitha çfarë mund të ndodhë tani, mund të jetë vetëm e gabuar”, thotë një shtëpiake 46 vjeçare. Ka vetëm një Maqedoni e ajo është greke. Sa i përket grindjes për emrin kryekëput gjithçka është e gabuar. Vendimi nga Brukseli nuk është gjë tjetër veçse një reagim zinxhir prej kësaj.

Të rinjtë nën dyzet vjeç janë më të shpenguar për këtë çështje. „Ndoshta është më mirë, që të qetësohen një herë gjërat, përpara se të pranohen në BE.” , thotë një studente 26 vjeçare. Një kuzhinier 37 vjeç e konsideron të gabuar vendimin e Brukselit: „Ata e vunë të gjithë këtë proces në lëvizje, për t’u antarësuar në BE. Kjo duhet të vlerësohet.”

Heshtje nga ana e qeverisë

Ndërkohë Athina është e tërhequr duke heshtur pa reaguar. Përpara samitit të BE-së kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi, se është për fillimin e bisedimeve të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë shtypi pas vendimit në Bruksel ai u përgjigj tërthorazi dhe iu shmang sikurse bën në shumicën e daljeve publike përmendjes së emrit Maqedonia e Veriut. Ai përdori vetën e parë të shumësit, sikur t’i duhej atij që të kujtonte Tiranën dhe Shkupin, që Greqia në kuadrin e konflikteve rajonale, ka epërsinë europiane: „Ne (shën. Red.: kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së) ndërkohë nuk mund të hapim bisedimet me dy vendet fqinjë.” Në këtë kontekst ai theksoi, se Greqia e mbështet antarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Lidhur me zgjedhjet e reja që u shpallën në fundjavë, ndërkohë ende nuk ka reagime në Athinë. Stavros Tzimas, gazetar dhe ekspert i Ballkanit në gazetën prestigjoze „Kathimerini”, thotë, se ky reagim nuk të habit: „Qeveria e Mitsotakis nuk është e gatshme të përzihet në mënyrë aktive në këto zhvillime. Ai ka bërë të qartë, se nuk do të dalë kundër marrëveshjes së Prespës. Por sigurisht që nuk është i interesuar, që të nisë nëj debat i mëtejshëm për këtë marrëveshje, ndaj së cilës ai vet ka votuar kundër.”

Kritikë nga ish-kryeministri Tsipras

Alexis Tsipras, udhëheqësi i opozitës dhe ish-kryeministri që më 2018 ishte përgjegjës për kompromisin për kontestin e emrit, e kritikon heshtjen e Mitsotakisit. Në një kohë, kur BE konfrontohet me pasojat e vendimit të saj, për mosdhënien e dritëss ë gjelbër negociatave me Maqedoninë e Veritu dhe Shqipërinë, Greqia duket inekzistente. „Kryeministri grek, që nuk guxon ta përmendë emrin e vendit fqinjë, e ka pranuar fatin e vendit fqinj dhe të Shqiëprisë lidhur me antarësimin në BE, pa kërkuar një herë që të reformohet atje situata ligjore e pakicës greke.”

Partia e Tsiprasit SYRIZA e akuzon qeverinë, se nuk është angazhuar sa duhet për antarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, thotë Stavros Tzimas. Ai tërheq vëmendjen, se „do të kishte qenë më mirë për të gjithë që ky kapitull të sqarohej një herë e përgjithmonë përmes antarësimit në BE.” Tani duhet pritur, se si do të zhvillohen gjërat. Shansi, që Zoran Zaev t’i humbasë zgjedhjet është i madh. Dështimi i premtimit për BE-në është vetëm një arsye: „dhe pavarësisht disa hapave për reforma dhe politikës së jashtme, qeveria e tij në sytë e shumë njerëzve thuajse nuk dallon nga politika nacional-konservatore e parardhësit të tij Gruevski. Skandale, korrupsion dhe manipulime në drejtësi janë të përditshme, vetëm se kësaj herë nën mantelin e socialdemokracisë.”
Tani është i madh rreziku, që njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri të distancohen nga Europa dhe të gjejnë mbështetës të tjerë, vëren Tzimas. Me këtë ai ka parasysh Moskën, që konkurron me Perëndimin për influencë në rajon. Kjo nuk është aspak në interes të BE-së dhe në këtë mënyrë edhe të Greqisë që humasin pushtet në rajon në favor të Rusisë./DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E akuzuar për zhvatjen e 1.5 mln eurove/ Lirohet nga burgu ish Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Ish prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva është liruar ditën e sotme nga burgu i Shutkës. Mediat maqedonase bëjnë me dije se Janeva është larguar nga qelia pasi iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Katica Janeva është e akuzuar për rastin “Reket” për shkak se së bashku me Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin kanë zhvatur mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.

LEXO EDHE:  Kostot e mbuluara/ Trajnim në Maqedoni

Lirimi i ish prokurores pas 3 muajësh qëndrimi në qelinë e paraburgimit, është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit e cila ka pranuar garancinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kongresmeni amerikan: Do të bëj gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë i tha “Zërit të Amerikës”, se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë dhe se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Gjatë prononcimin nga Jorku për radion amerikane Z. Engel thotë se është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve.

“Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën. Unë mendoj se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, tha ai. Dhe më tej vijoi:

“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.

Kongresmeni nga Nju Jorku, nuk pranoi të komentonte lidhur me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi tha se nuk komenton për kandidatët për kryeministër në vende të tjera.

“Por më lejoni të them se kam besim se Shtetet e Bashkuara, me nxitjen time si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta me kombin shqiptar, me popullin shqiptar dhe me njerëzit në Kosovë. Dhe sigurisht që unë jam i gatshëm të ndihmoj në çfarëdo mënyre që mundem, kështu që kushdo që zgjidhet, zoti Kurti apo dikush tjetër, unë do të ofroj ndihmën time”, tha ai.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë në kufi me Maqedoninë  

Duke folur për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ai solli si shembull rastin e vëllezërve Bytyçi, për premtimet që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur, duke thënë se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Zoti Engel nuk iu përgjigj direkt një pyetjeje për rolin e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, por tha se në çdo dialog që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë zë populli i Kosovës.

“Të gjitha këto gjëra të tjera që po përpiqen të bëjnë me Shqipërinë, Serbinë, nëse nuk përfshihet Kosova, nuk do të jetë një vendim i drejtë. Kështuqë mendoj se duhet të merret vendimi i popullit të Kosovës për gjithçka.”

Dhe sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol më aktiv.

“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”

Zoti Engel shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Haradinaj përkujton vëllain e rënë dëshmor/ Publikon foton e 23 viteve më parë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij në ditën e lindjes duke u kthyer 23 vite më pare.

Haradinaj ka publikuar një foto në të cilën është bashkë me të vëllain

“Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt”, shkruan jaradinaj

LEXO EDHE:  Meta paralajmëron Ramën/Cilido që poshtëron opozitën bën faj të madh! Reforma pa konsensus, krizë si në Maqedoni

Kujtojmë që i vëllai i Haradinajt ra dëshmor gjatë luftës së Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE