Connect with Us

Vuçiç “i trembur” para Albin Kurtit/ Kam frikë, tri herë më i vështirë se Thaçi e Haradinaj

Kosova & Rajoni

Vuçiç “i trembur” para Albin Kurtit/ Kam frikë, tri herë më i vështirë se Thaçi e Haradinaj

Publikuar

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për çështjet e tjera integruese të Ballkanit Perëndimor.
Vuçiç theksoi se ndihet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV i cilësoi si të këqija.

“Janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit. Kam frikë për ndikimin që mund të ketë në dialog. Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”-tha ai në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”.

Presidenti i Serbisë gjithashtu u pyet edhe për krijimin e zonës së minishengenit në Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se deri në fund të 2019, qytetarët e Serbisë do të kenë mundësi të udhëtojnë pa pasaporta drejt Shqipërisë.

“Ne tani duhet të kujdesemi për veten dhe të përqendrohemi në arritjen e katër lirive këtu (lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve). Aktualisht kemi nevojë për pasaportat tona kur udhëtojmë në Tiranë ose Shkodër. Deri në fund të vitit do të kemi arritur që mund të udhëtojmë vetëm me kartën e identitetit”, shtoi Vuçiç./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Haradinaj përkujton vëllain e rënë dëshmor/ Publikon foton e 23 viteve më parë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij në ditën e lindjes duke u kthyer 23 vite më pare.

Haradinaj ka publikuar një foto në të cilën është bashkë me të vëllain

“Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt”, shkruan jaradinaj

LEXO EDHE:  Visar Ymeri, zyrtarisht në krye të Vetëvendosjes

Kujtojmë që i vëllai i Haradinajt ra dëshmor gjatë luftës së Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vuçiç dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd, bëri të ditur të shtunën, AFP. Suzana Vasiljevic, këshilltarja për media e presidentit, tha se „tani Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore”, por nuk dha të dhëna të tjera. Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiç ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë.

LEXO EDHE:  Studim/ Mos keni frikë, gjithcka ndodh

Vuçiç ka qenë kryeministër serb nga viti 2014-2017, deri kur u ngjit në postin e presidentit. Sipas kushtetutës serbe, presidenti ka një rol të gjerë përfaqësuese, por Vuçiç konsiderohet, si njeriu që ka fijet në dorë në Serbi. Opozita dhe organizatat joqeveritare e akuzojnë atë për stil autoritar të qeverisjes dhe kufizim të lirisë së mediave.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjeve në Kosovë nuk po i shihet fundi/ Rikthehet numërimi i votave në 1472 vendvotime

Publikuar

-

Nga

Çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në shtator duhet të presë ende. Deri në tri javë mund të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve në Kosovë.

Kështu raporton korespondenti i medias gjermane “DW” në Kosovë, sipas të cilit: procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë nuk po i shihet fundi, ndonëse KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare, por ishte Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ktheu pothuajse gati në fillim procesin e numërimit. Pas ankesave të partive politike për parregullsi në rezultate, një herë mbi 400 vendvotime dhe së fundi mbi 1400 vendvotime, votat duhet të rinumërohen dhe kjo mund ta ndryshojë rezultatin përfundimtar. Ajo nuk mund të ndryshojë renditjen e partisë fituese të zgjedhjeve, por numrin e deputetëve.

LEXO EDHE:  Vucic: Dialogu me Prishtinen perfundon para samitit te Vjenes

Procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve, filloi më (13.11), dhe ky proces pritet të zgjatë jo më pak se tre javë. Si pasojë çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do të zvarritet deri në fillim të dhjetorit. Këtë e thonë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procesin e zgjedhjeve, si KDI.

“Nëse merret parasysh dinamika e procesit të rinumërimit nga procesi paraprak që është zhvilluar në dy raundet e rinumërimit, atëherë unë besoj se me dinamikën e njëjtë do t’i duhen QNR të paktën deri në 3 javë për të përfunduar procesi i rinumërimit për këto qendra”, thotë Eugen Cakolli…

LEXO TE PLOTE