Connect with Us

Vetoja e Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ “Financial Times”: Gabim historik!

Politikë

Vetoja e Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ “Financial Times”: Gabim historik!

Publikuar

-

Vijon të shkaktojë reagime dhe kritika të forta, vetoja që presidenti i Francës, Emmanuel Macron vuri në BE, kundër vendimit për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Së fundi një reagim ka ardhur nga prestigjozja “Financial Times”, e cila në një shkrim në lishje me procesin e integrimit, e cilëson si gabim historic veton e Francës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vetoja e Emmanuel Macron kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për tu bërë fuqi gjeopolitike.”-thuhet në shkrim, ndërsa më tej theksohet se BE-ja më parë duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pastaj duhet të reformojë veten, ashtu siç deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Bllokimi i hapjes së negociatave erdhi pikërisht nga një drejtues që pretendon të ilustrojë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit.”-thekson Financial Times.

Po ashtu, presitgjozja “Financial Times”, shkruan se dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar për të arritur deri në këtë pikë.

“Shqipëria u përkul përpara presionit të BE-së për të verifikuar të gjithë gjyqtarët e saj nga një Komision i pavarur, ndërsa i dha agjencisë kufitare Frontex të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka shkuar në mënyrë të konsiderueshme më tej, madje ka ndryshuar emrin e saj për të zgjidhur një mosmarrëveshje dy-dekadëshe me Greqinë dhe të hapë një rrugë për në BE. Kryeministri Zoran Zaev, një reformator i vërtetë, tregoi guxim të madh për të pranuar këtë marrëveshje dhe investoi shumë kapital politik në të”- thuhet në shkrim.

LEXO EDHE:  E meriton Shqipëria hapjen e negociatave?/ Ja si përgjigjet ish-kryeministri Berisha

Sipas “FT”, Franca lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjësinë e saj, jo vetëm të gjithë Ballkanin Perëndimor, por vendet si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilët anëtarësimi është ende një propozim, megjithëse i largët.

“Financial Times” nënvizon fakti se Ballkani Perëndimor mund të rrëshqasë drejt ditëve të tij më  errëta nëse nacionalistët fitojnë pushtetin në Maqedoninë e Veriut, të cilët më pas pritet të kundërshtojnë arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

“Nëse BE nuk mund t’i tërheq vendet e saj kufitare në një orbitë të qëndrueshme, ajo do të luftojë të veprojë më tej një politikë të jashtme autonome, gjoja një objektiv kryesor për Parisin. Nëse Z. Zaev zëvendësohet nga nacionalistët e rreptë në Maqedoninë e Veriut, të cilët më pas kundërshtojnë marrëveshjen e emërtimit me Greqinë dhe ndezin ndjenjën antishqiptare në të gjithë rajonin, Ballkani mund të shkojë përsëri për ditë të errëta”-  përfundon shkrimi në “FT”./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Parat e krimit i kalojnë Policisë”/ Deklarata e fortë e ministrit Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Marrë shkas situatën në të cilën ndodhet policia, për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, e vetmja gjë që mund t’i jap më tepër terren asaj në luftën kundër krimit është ndryshimi i legjislacionit.

Sipas ministrit Lleshaj, me ndryshimet e reja ligjore, do t’i jepen më shumë atribute për sa i përket sekuestrimeve, kontrolleve të banesave apo dhe përgjimeve.

Ministri deklaron se po ashtu, rreth 70 milionë euro të sekuestruara të krimit gjatë operacioneve të policisë, do të vihen në funksion të kësaj të fundit për të krijuar kapacitetet e nevojshme.

“Ne po ndryshojmë rrënjësisht legjislacionin që mundësitë e policisë për të sekuestruar të jenë shumë më të larta. Po pajisim policinë me kompetenca ë fushën e sekuestrimit, përgjimit, fushën e vendndodhjes. Po i japim kompetenca të mëdha në fushën e përdorimit të aseteve se është puna e financimit. Janë sekuestruar po them 70 milionë euro tashmë po bëhen lëvizje ligjore që një pjesë e madhe të parave të sekuestruara t’i kalojnë policisë për të krijuar kapacitete”, tha ministri Lleshaj.

LEXO EDHE:  Po-ja e negociatave/ Deputetja gjermane, mesazh politikës

LEXO EDHE:  Basha reagon ndaj Ramës/ Lëri përrallat. Erdhi ora e së vërtetës

Do i jepen atribute shumë më të mëdha policisë. Atribute për përgjim… Legjislacioni që po bëjmë është i konsultuar nga ekspertiza më e mirë evropiane”, tha më tej ministri Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U dend me të ngrena e të pira hoteleve të luksit në Bejrut”/ Taulant Kopliku i nxjerr bojën Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Gazetari Taulant Kopliku i është kundërpërgjigjur “heroizmave” të ministrit Sandër Lleshja për shpëtimin e Alvin Berishës.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ministri Lleshja ka vetëmarrë meritat duke u shprehur se shpëtimi i Alvinit ishte iniciativë e shtetit shqiptarë ndërsa prezencën e tij atje e justofikoi se ishte për të mbështetur oficerët e tij.

Por pas këtyre deklaratave, gazetari Kopliku nuk e ka kursyer Lleshajn duket i nxjerrë të palarat e qëndrimit në Bejrut.

“Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.
Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.
Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.
Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.
Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.

LEXO EDHE:  Edith Harxhi “shuplakë” qeverisë/ Dështimi i negociatave, jo për faj të BE-së  

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave ?/ Rama bën thirrje për autokritikë

Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.” Shkruan Kopliku në reagimin e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kthimi i Alvinit në shtëpi/ Gazetarët italian rrëfejnë historinë

Publikuar

-

Nga

Grupi i emisionit “Open” udhëtoi drejt Italisë për të takuar Alvinin dhe familjen e tij. Përpara takimin me familjen e 11 vjeçarit “Open” takoi gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët e bënë të madhe këtë histori.

“Jemi përlotur të gjithë. Kush nuk qan nga ajo që pamë atje. Ishte shumë e vështirë sepse duhet të dimë se ai vend është akoma në luftë”- tha Osvaldo, njeri nga gazetarët e “Le Iene”, i intervistuar nga  “Open”.

“Ju keni një jetë që jeni gazetar. Si ishte për ju kjo histori?”, e pyeti atë moderatorja e Eni Vasili.

“Historia e Alvinit është si një tatuazh i qetë që ngelet në lëkurë. Kemi parë që ai është ambjetuar menjëherë. Të bashkosh një familje, të shpëtosh një jetë është diçka e madhe”, është përgjigjur Osvaldo.

LEXO EDHE:  Kur teshtin Franca/Këta kandidatë do të sjellin fundin në BE

LEXO EDHE:  Kur teshtin Franca/Këta kandidatë do të sjellin fundin në BE

Edhe kolegu i tij, Luigi Pelazza, foli për “Open” lidhur me historinë e Alvin Berishës.

“Kush ka bërë më shumë në misionin e shpëtimit të Alvinit?”, u pyet Pelazza.

“Presioni ndaj qeverisë italiane ka qenë i madh. Një rol të madh ka luajtur ambasadori Italian në Liban, qeveria siriane, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë-Hëna siriane. Edhe qeveria shqiptare ka luajtur rol sepse Alvin është shtetas shqiptar”, tha Pelazza./CNA.al

LEXO TE PLOTE