LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizon ambasadori Soreca/ BE projekt për hetimin e pasurive të krimit në Shqipëri

22 Tetor 2019, 21:12, Politikë CNA
Surprizon ambasadori Soreca/ BE projekt për hetimin e pasurive të

Gajtë intervistës së tij ekskluzive në ?Report TV?, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca krahas të tjerave ka zbuluar dhe një lajm surprizë.

Duke folur lidhur me produktin antikorrupsion që do të dalë nga Reforma në Drejtësi dhe ngritja e SPAK-ut, Soreca theksoi se për të luftuar krimin e organizuar ka rendësi hetimi i pasurive të venë në rrugë të kundraligjshme.

Gjë për të cilën do të ndihmojë dhe BE që nëpërmjet një projekti ka planifikuar përfshirjen e disa vende anëtarë për të trajnuar forca policore për hetime financiare ndaj grupeve kriminale.

“Do të kishim iluzione në rast se do të mendonim që SPAK-u në vetvete dhe i vetëm, do të sillte të gjitha rezultatet e duhura që do të duheshin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por do të duhen rezultate nga i gjithë Gjyqësori për të ndryshuar mendësinë dhe për të filluar goditjen e krimit të organizuar në rajone, në vende të caktuara, në nivel kombëtar dhe në bashkëpunimet ndërkombëtare, si edhe për luftën kundër korrupsionit. Arsyeja se përse krimi i organizuar ekziston është që të arrijë të ketë fitime dhe në rast se nuk goditen fitimet që ka krijuar, pra asetet që ka krijuar krimi i organizuar, me anën e disa instrumenteve ligjore por edhe masave parandaluese, të cilat mund të përfshijnë edhe masa të reja, mendoj se pa këto nuk do të ketë zhvillime afatgjata, të qëndrueshme dhe ecuri apo progres në luftën kundër këtyre dy fenomeneve. BE ka një projekt që është pjesë e mbështetjes sonë, pra jo vetëm në aspektin financiar, por edhe me anën e asistencës teknike. Jo vetëm për Ministrinë e Drejtësisë por edhe për Ministrinë e Brendshme. Por është e rëndësishme edhe që të ketë bashkëpunim dypalësh, me anën e oficerëve të kontaktit dhe me ata oficerë kontakti dhe me ata ekspertë që janë në Ministri?, ka thenë ambasadori Soreca/CNA.al.

 

 

 

Lajmet e fundit nga