“Dështim spektakolar”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “kryqëzon” Bashën: Ja çfarë po ndodh në opozitë
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, vazhdon të theksojë se duhen zgjedhje të parakohshme. Këtë e përforcoi edhe më shumë të premten, pas vendimit të Bashkimit Europian për mos çeljen e negociatave me Shqipërinë. Lulzim Basha kërkon zgjedhje të parakohshme, por si mund t?i fitojë ato?
A mundet Luli të fitojë një palë zgjedhje përballë makinerisë elektorale të Partisë Socialiste, e cila ka një trupë mjaft solide elektorale, por ka avantazh edhe pushtetin lokal dhe qendror.
Luli përballë Ramës nuk është se është një personazh publik më i fortë, më artikulues dhe më bindës. Por, përtej çdo paragjykimi janë sondazhet që flasin.
Rama gjithmonë në to është më lart, pavarësisht se mund të ketë një urrjetje të madhe popullore apo një pakënaqësi qoftë edhe brenda radhëve të socialistëve.
Le të shohim dhe të analizojmë Lulzim Bashën dhe një situatë hipotetike se për 45 ditë apo rreth dy muaj do të kishim zgjedhje të parakohshme, qofshin këto edhe në pranverë, në mars, nëse i do Luli.
Që të hysh në një situatë zgjedhore, apo zgjedhje të parakohshme duhet të kesh një trupë solide elektorale. Duhet të jesh provuar dhe duhet ta kesh konfiguruar thuajse dhe të jesh gjithmonë gati jo vetëm për të përfaqësuar me një listë të shkëlqyer kandidatësh për deputetë, por edhe strukturat në bazë të kenë energjinë, besimin dhe forcën e duhur për të tërhequr në votime pjesën më të madhe të zgjedhësve.
Në fakt po të shohim situatën në shumë nga degët e partisë, shikojmë se kjo nuki ndodh.
Por, le ta fillojmë nga jugu. Prej gjashtë vitesh qëndron një kryetar partie, i cili ka qënë ish-kryetari i Aleancës Kuqezi në Sarandë.
Le të shkojmë në Gjirokastër, ku është Dash Aliko ish-kryetari i komunës së Lazaratit për shumë vite. Drejton degën e Gjirokastrës. Sa vota mund të sjellë në këtë qytetet, ka shumë pikëpyetje.
Le të ngjitemi më lart, në Tepelenë, një bastion i së majtës, ku PD-ja duket mjaft e brishtë.
Shkojmë më tej në Vlorë, ku janë tre apo katër klane që përplasen. Zgjedhja e Genc Deromemajt në krye të kësaj dege, sikur i zbuti pak gjakrat, por situata në këtë degë duket tepër e nderë. Është shumë pak dhe ndoshta e pamundur që ajo situatë në të cilën ndodhet dega e PD-së në Vlorë, t?i rikuperojë një mandat deputeti.
Shkojmë në Fier, ku dega e PD-së drejtohet nga një personazh i cili në vitet ?90, ku po binte komunizmi shkonte dhe bëhej sekretar rinie, kthehej në një ?ushtar? të Koço Kokëdhimës. Luan Baçi vazhdon të drejtojë këtë degë prej gjashtë vitesh dhe shumë vite të tjera gjatë pushtetit të qeverisë së PD-së ishte një drejtor jo pak i akuzuar tek transporti rrugor.
Atëherë kur emisionet investigative nxirrnin në Fier patenta për Ferndando Alonson e të tjera skandale si këto.
Shkojmë në Lushnje, ku dega është e shpartalluar. Ku largimi i Myslym Murrizit, përplasjet e brendshme dhe sherret e vjetra kanë sjellë jo pak pasoja.
Në Kavajë, bastioni historik i së djathtës, humbi për shkak të Lulzim Bashës edhe bashkinë, një kollonë e fortë ku mbështetej. I vetmi qytet ndoshta që edhe po të mos kishte kryetar dege, PD-ja do të fitonte për frymë. Por, përplasjet atje disa herë kanë treguar se mundet edhë të dështosh.
Në Durrës, është një situatë jo më pak e nderë. Ku Ferdinand Xhaferraj drejton për herë të tretë apo të katërt degën. Njeriu që humbi garën për drejtimin e Bashkisë. I shpallur si njeriu që do rregullojë cilësinë e Diellit dhe të rërës në këtë qytet, ka një shkëputje totale nga struktura e partisë. Shumë nga grupseksionet, sidomos në bastionet e PD-së edhe në komuna, në zonën e Kënetës etj, janë copëtuar. Në qytet ka mjaft probleme. Struktura nuk funksionon.
Le të afrohemi në Tiranë, në degët e saj të shumta, ku përjashto vetëm disa prej tyre, të tjerat duken jashtë funksionit. Ndoshta dega nr 11, 7, 5 apo ndonjë degë tjetër duket sikur tentojnë të punojnë apo të mblidhen. Por, janë prap të njëjtit njerëz dhe janë shumë pak për një qytet si Tirana, ku Bashkia pritet të jetë një makineri e fortë elektorale.
Le të zbresim më poshtë në Elbasan, ku dega drejtohet nga një kryetar i ri, por ka edhe dy ?ujqër? nga pas, si Luçiano Boçi dhe Aurel Bylykbashi. Ky i fundit ka gjithmonë pretendime për mandat deputeti. Ndërkohë Boçi në krye me mandat të djegur. PD-ja atje duket më problematike se kurrë.
Në Librazhd, përplasjet apo situata në degën e PD-së është gati e neveritshme. Por, po të shkojmë më poshtë në Korçë, apo në zonën e juglindjes, do të shohim se në degën e Pogradecit sapo është lëshuar bashkia nga demokratët dhe atje ka pasur përplasje të forta brenda PD-së. Një rivalitet i
kryebashkiakut me deputetin dhe degën. Përplasje të shumta dhe në fund dorëzimi i bashkisë pa kushte, ka sjellë jo pak probleme në këtë degë dhe duket se demokratët janë vërtetë të braktisur.
Një degë tjetër është ajo e Korçës. Në qytet drejton Andrea Mano, ish-drejtor Arsimi, ish-prefekt dhe ish-kandidat për kryetar bashkie. Në tetë vite të pushtetit, me lugën e tij të korrupsionit çfarë nuk bëri në Korçë. Tani vazhdon të jetë në krye të degës së PD-së dhe së fundi edhe me biznese të licensuara nga Bashkia e Korçës, që drejtohet nga miku i tij dhe ish-ortaku në biznese, Sotiraq Filo. Pa lënë mënjëanë këtu edhe Niko Peleshin, ish-zv.kryeministrin e qeverisë ?Rama?.
Një degë tjetër është ajo e Maliqit. Ndoshta nga më të varfrat dhe më problematiket në Shqipëri. Një zonë rurale ku në disa komuna PD-ja ka avantazhet e saj, por në pjesën tjetër është mjaft e dobët. Dhe me kthimin në bashki, duket se socialistët e kanë bërë më solide këtë degë.
Një situatë e vështirë ndodhet edhe në Devoll, ku ka një përplasje të ashpër mes ish-kryebashkiakut dhe ish-deputetit të zonës. Një lëmsh i madh aty, që nuk dihet sesi do të zgjidhet, tani pas dorëzimit të bashkisë në tavolinë.
Po të ngjitemi më lart. Shkojmë në Dibër, ku situata është më shumë sesa katastrofike. Një kryetar që qëndron e qëndron dhe nuk largohet kurrë. Një degë që duket e përçarë në klane dhe grupime që e treguan jo vetëm rezultati i zgjedhjeve lokale të parakohshme të 2016-ës, por edhe zgjedhjet e 2017-ës, gjendja është tejet e vështirë.
Por, le të shikojmë diku tjetër. Në Lezhë, aty ku Fran Frrokaj udhëhiqte sepse kishte bashkinë nga pas. Dukej një bazë e fortë e demokratëve. Më e bashkuar, që luftonte dhe mblidhte njerëz, por tashmë që Frookaj ka dorëzuar detyrën e kryebashkiakut situata duket mjaft e vështirë. Dhe për më tepër që Frrokaj tashmë ka edhe jo pak probleme me drejtësinë dhe dega duket si jetime.
Në Shkodër është një tjetër situatë mjaft e vështirë. Disa klane që përplasen. Kreu idegës, që doli me dy vota diferencë është në detyrë, por ish-kryetari i saj Ramiz Çobaj, vazhdon të ketë klanin e tij. Një grup tjetër e drejton Voltana Ademi. Tre apo katër grupime që përplasen me njëra-tjetrën dhe s?dinë ku kanë kokën.
Pa folur për degën e Kukësit, ku mund të themi se prej kohësh copëtimi është i dukshëm. Për shkak të deputetëve dërguar atje, kryesisht për shkak të Flamur Nokës, përplasjet janë të përçarjet dhe përplasjet janë të pandalshme dhe thuajsë drejt rrënimit.
Për ta mbyllu përmendim Kamzën apo Vorën, që mbahen si bastione. Mund t?i shohësh me një sy tjetër pozitiv, por është e pamundur. Kamza nuk është më ajo e Xhelal Mziut, e makinës së Bashkisë, e cila kthehej në një forcë goditëse elektorale për demokratët. Ajo ka mjaft probleme dhe dega është e paorganizuar, thuajse në inekzistencë dhe e përçarë.
E njëjta situatë është edhe në Vorë, ku bashkia u dorëzua në tavolinë. Dega lokale tenton të jetë më e fortë dhe goditëse, por sërish pa pushtetin vendor në krah, ka shumë probleme.
Prandaj dhe Lulzim Basha nuk është i gatshëm të bëjë zgjedhje të parakohshme. Ai thjeshtë i kërkon ato. Në fakt bëjnë gabim që nuk ia japin. Një kundërshtar politik duhet t?ia ofrojë Lulzim Bashës një palë zgjedhje të parakohshme, sepse do ta mundë në mënyrën më spektakolare. Jo sepse kundërshtari është më i mirë, por sepse Lulzim Basha është i paaftë. Ai ka shkatërruar çdo qelizë apo strukturë t Partisë Demokratike dhe mendon se me konferenca shtypi, me dalje në televizor dhe me mesazhe në rrjetet sociale, ai mund të fitojë zgjedhjet, pa pasur një trupë solide dhe një makineri të vërtetë elektorale.
Trupa e Partisë Demokratike, që me drejtimin e Lulzim Bashës, si kryetar i Republikës së re, vazhdon të jetë e përçarë. E dëmtuar dhe e copëtuar.
Përçarja ka filluar që në vitin 2013, në garën e Lulzim Bashës me Sokol Olldashin. Më pas ka vazhduar në 2015-ën me zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie. Më pas u thellua në 2017 me humbjen e Lulit dhe mos dorëheqjen e tij. Më tej u godit me listat e deputetëve, zgjedhjet e brendshme në PD të përsëritura, djegia e mandateve, e shumë e shumë si këto.
Prandaj, Lulzim Basha zgjedhjet e parakohshme i kërkon për fasadë, i kërkon për shoë, për të folur. Sepse edhe pse jemi në një situatë hipotetike, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet ai nuk do të kishte fuqi të mblidhte strukturat e PD-së në bazë, të cilat janë të përçara dhe të copëtuara dhe në disa zona e urrejnë njëri-tjetrin më keq sesa kundërshtarët e tyre politik.
Situata e brendshme e Partisë Demokratike duket të jetë mjaft e vështirë. Ajo duhet të jetë forca kryesore e demokratëve, por që me ketë gjendje dhe opinion që ka në bazë, Luli me të tijët e kanë vështirë dhe thuajsë të pamundur që të fitojnë zgjedhjet. Ajo që parashikohet është një bojkot i madh i tyre dhe një trupë socialiste që del e voton si besnike ndaj partisë, kurse Basha ngelet sërish me gisht në gojë./ CNA.al
Basha shkatërron institucionet e PD
Basha shpartallon PD-në dhe strukturat
Emërimi i koordinatorëve/ Kaos në PD, fillojnë përplasjet
Basha gjen përgjegjësit/Fajin e kanë të deleguarit, kryetarët e degëve dhe baza!!!
Basha qarkullon koordinatorët/ Limonin e shtrydhur e do portokall
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Theodhori Sollaku ës...
Në një dalje mediatike Grida Duma ka qenë e drejtpërdrejtë k...
Partia Demokratike vijon serinë e saj të denoncimeve kundrej...
Publikimi i librit të Isuf Kalos “Blloku” ka ngjallur jo pak...
Videoja në të cilën moderatorja shqiptare Marsela Topi fyen ...
Nga studioja e emisionit “Tempora”, ku vijon të jetë prezent...
Dje në një dalje në media, Grida Duma, ish sekretare dhe ish...
Ish diplomati Agim Nesho, i ftuar në “Opinion” teksa ka folu...
Pavarësisht se nuk u caktua një datë e re proteste, mbledhja...
Gajtë intervistës së tij ekskluzive në “Report TV”, ambasado...
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, në intervistën për Report T...
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar presidentin e Kosov...
Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora”...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka qenë pjesë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora”...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, nga studio e lajmeve në...
Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur disa denoncim...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka dënuar braktisjen nga shte...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...