Connect with Us

Shkodër/ Arrestohet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Kronika

Shkodër/ Arrestohet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Publikuar

-

Një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Në pranga është vënë shtetasi me inciale Gj.P, i cili mbante armë zjarri pa leje.

“Nga strukturat e D. V. P Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, falë informacioneve të marra nga qytetarët, si dhe  një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

LEXO EDHE:  Vasili sulmon BE-në/ Hesht për dhunimin e invalidit nga policia

Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë”, sqaron policia.

Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përfshihet nga flakët një banesë në Tepelenë/ Zjarrfikësit në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Beçisht të Tepelenës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banesa ndodhet në pronësi të shtetasit K.Hoxha, ndërsa zjarri ka rënë për shkaqe ende të panjohura.

Mësohet se forcat zjaffrikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Aksident i shumëfishtë pranë Sukthit, bllokohet autostrada

Publikuar

-

Nga

Një aksident i shumëfishtë ku janë përfshirë disa automjete është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.

Ende nuk ka informacione për të lënduar ndërsa dëmet materiale duken të konsiderueshme.

Aksidenti ka shkaktuar rradhë të gjatë automjetesh në njëri kah të aksit rrugor.

vijon…

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën/ Në gjendje të rëndë 71-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Grabjan-Divjakë.

Mësohet se në aksident janë përfshinë një automjet tip “Peugeot” dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës 71-vjeçari Rauf Coku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë disa manovra të gabuara në rrugë nga ana e motorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE