LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA, fonde për reformimin e burgjeve/ Zyrtari i lartë amerikan zbulon për çfarë do përdoren

22 Tetor 2019, 16:49, Politikë CNA
SHBA, fonde për reformimin e burgjeve/ Zyrtari i lartë amerikan zbulon

Gjatë probnocimit të tij për radion “Zeri i Amerikës” zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit, Jorgan Andrews, ka zbuluar dhe përdorimin e fondi prej 920 mijë dollarësh amerikanë që i është akorduar qeverisë për përmirësimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri.

“Jemi në proces hartimi të një programi të lidhur me sistemin e burgjeve. Si një person që ka qenë i përfshirë në programet tona të ndihmës për sistemet e burgjeve në vende të tjera, e njoh mirë këtë lloj pune. Në përgjithësi, kur përfshihemi në punën me burgjet, kjo është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të reformuar të gjithë systemin. Qeveria e Shqipërisë ka nivel të lartë vullneti politik të investuar në reformimin e të gjithë sistemit. Kemi vënë re në vende të tjera se nëse reformohet policia, kjo nuk mjafton nëse gjykatat dhe burgjet nuk reformohen. Nëse reformohet policia, prokurorët dhe gjykatat, por nuk ke bërë gjë me burgjet, pavarësisht nëse arreston, heton dhe dënon një anëtar të krimit të organizuar, ai person mund të shkojë në burg dhe prapë ta drejtojë sipërmarrjen kriminale nga burgu. Pra, sistemi i burgjeve është pjesë kyç e përpjekjes për reforma në sistemin e drejtësisë dhe interesi ynë është që të ndërtojmë një program që ndihmon për të siguruar që qeveria në fakt t?i kontrollojë burgjet dhe të sigurohet që të burgosurit nuk vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga burgu”./CNA.al

Lajmet e fundit nga