LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama t’i kishte dhënë një mundësi qytetarëve”/ Nard Ndoka zbulon axhendën e opozitës së bashkuar

22 Tetor 2019, 11:30, Politikë CNA
“Rama t’i kishte dhënë një mundësi

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka shprehet se kryeministri Edi Rama duhet t?i kishte dhënë një mundësi qytetarëve në këtë situatë të krijuar duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, me votë qytetarët do t?i vendosnin një notë qeverisjes së Ramës, do të zgjidhnin fajtorin për mos-hapjen e negociatave, por do të ishte edhe një zgjidhje për krizën aktuale politike në vend.

?Ishte goditja më e rëndë që i është dhënë Shqipërisë në këto 30 vite pluralizëm. Gjykoj se duhet të kishte një reflektim të thellë nga ana e kësaj mazhoranca, në mënyrë të veçantë nga ana e Kryeministrit për të marrë përgjegjësitë. Ka një fajtor dhe është pikërisht kjo mazhorancë dhe Edi Rama për mosrealizimin e kërkesave nga BE. Një përballje me qytetarët për të përcaktuar fajtorin në këtë proces, për të pasur edhe një notë për qeverisjes e Ramës, për ta zgjidhur edhe krizën politike, besoj se ishte e momenti i duhur për ta bërë një lëvizje të tillë politike. Zgjedhjet e parakohshme ishin i vetmi solucion në këtë situatë?, tha Ndoka në studion e A2.

Ai, gjithashtu ka zbuluar axhendën e opozitës së bashkuar duke u shprehur se janë të vendosur për të dhënë kontributin në reformën zgjedhore.

?Jemi të vendosur për të dhënë kontributin tonë në reformën zgjedhore. Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi një reformë zgjedhore edhe për organizimin e zgjedhjeve lokale. Pa diskutim që ato do të përsëriten. Do të ishte krejt normale që këto zgjedhje të bëhen së bashku me zgjedhjet parlamentare, si një zgjidhje për krizën?, u shpreh Ndoka.

Lajmet e fundit nga