LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"PD shtyn ditët e veta"/ Patozi: Opozita “lojë” me zgjedhjet

22 Tetor 2019, 18:45, Politikë CNA
"PD shtyn ditët e veta"/ Patozi: Opozita “lojë”

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në ?Mbrëmja në ABC? ka hedhur akuza ndaj opozitës, teksa u shpreh se po bëhet një lojë.

Sipas tij, Opozita po shtyn ditët e veta, pasi në fakt nuk i do zgjedhjet.

?Do të doja shumë që Shqipëria të kishte një front opozitar. Opozita duhet të tregojë seriozisht që kërkon zgjedhje, se unë kam përshtypjen se po bëhet një lojë. Nuk i do zgjedhjet dhe kjo është një lloj tallje me publikun.

Partia Demokratike qe në fakt duhet të udhëhiqte, shtyn ditët e veta.

Kush janë detyrat e opozitës. Në çdo zgjedhje duhet të futet, edhe sikur të bëhen me armë. Pasi të futet në zgjedhje dhe të provojë që u vodhën, duhet të hyjë prap në zgjedhje se kjo është detyra që ka.

Opozitën nuk e pengon asgjë nëse është për ndryshimin e rendit të gjerave. Ti tregojë ajo si e don Shqipërinë. Se deri tani ne dimë që ajo do Shqipërinë pa Edi Ramën. E zëm se iku, çfarë vjen pas tij? Opozita duhet ta vizitojë Shqipërinë që do.?/ CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga